Author: shqiperia

Gjatë ditës së diel, më 5 prill 2026, me fillim në orën 10:00, do të mbahet një garë në Shkup.Si rrjedhojë, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.“Më 05.04.2026, me fillim në orën 10:00, në organizim të Lidhjes së Sporteve të Shkupit, do të mbahet një garë rrugore. Trasa do të jetë nga bulevardi “Ilinden” para fontanës Lotus (starti dhe finishi), drejt bulevardit “Ilinden” deri te kryqëzimi me bulevardin “8 Shtatori”, ku do të kthehet në mënyrë gjysmë-rrethore dhe do të vijojë prapa drejt finishit te fontana Lotus.Për këtë arsye, Njësia…

Lexo më shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në emisionin Click Plus në TV21 njoftoi se Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë që do t’i përmbushë obligimet për heqjen e kostove shtesë të roamingut në Bashkimin Evropian.Andonovski mes tjerash shpjegoi se qytetarët nuk do të paguajnë shtesë për thirrje, mesazhe dhe internet gjatë udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian.“Për roamingun kam premtuar – do të jemi shteti i parë që do t’i përmbushë detyrat. Kjo do të thotë se nuk do të paguani shtesë kur jeni në BE. Modelin ballkanik të roamingut duam ta aplikojmë edhe për BE-në. Ne…

Lexo më shumë

Në mars, numri i qytetarëve dhe personave juridikë që nuk pranojnë përgjegjësi për kundërvajtjen e kryer në trafik dhe paraqesin padi në gjykatën kompetente për kundërvajtjet në trafik të regjistruara me sistemin “Safe City” është ulur ndjeshëm, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit.Gjykata Penale gjithashtu informon se rastet e bazuara në ankesat e paraqitura më parë tashmë janë duke u përfunduar.Në mars të vitit 2026, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit u paraqitën 65 ankesa, përkatësisht kërkesa për fillimin e procedurës kundërvajtëse para gjykatës, nga të cilat 22 ankesa u paraqitën nga persona juridikë dhe 43 ankesa nga individë.Krahasuar me…

Lexo më shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi.”Në Kodrën e Diellit ka reshje të borës, të cilat aktualisht nuk po qëndrojnë në rrugë”, njoftojnë nga LAMM.Nga LAMM thonë se në Krushevë për shkak të dendësisë së mjegullave është zvogëluar dukshmëria deri në 150 metra.Nga atje thonë se trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/

Lexo më shumë

“Nuk po kuptoni asgjë. Askush nuk po proteston kundër kritereve më të rrepta, por kundër kritereve të pakuptimta që e turbullojnë pamjen dhe u lejojnë njerëzve si ju të bëhen profesorë”, thotë profesoresha universitare Mirjana Najçevska pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski mbi Ligjin e ri për Arsimin e Lartë që do të miratohet.Najçevska akuzon se “OBRM-PDUKM ka shkatërruar arsimin e lartë dhe kuadrot e paaftë pa asnjë fije dijeje dhe kapaciteti intelektual tani po vazhdojnë të krijojnë kaos që do të sigurojë mbijetesën e korrupsionit dhe avancimin e kuadrot më të papërshtatshëm”.“Kur shkatërroni sistemin gjyqësor dhe shkatërroni arsimin, krijoni…

Lexo më shumë

Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, ka kritikuar ashpër funksionimin e institucioneve, duke theksuar se tragjedia e 16 marsit në Koçan është një alarm serioz për dobësitë sistemike.Në një intervistë për “4TV”, Ivanovska tha se kishte pasur analiza dhe indikacione të mëparshme për parregullsi, por ato nuk ishin trajtuar në mënyrë adekuate nga institucionet.“Më goditi tragjedia e 16 marsit në Koçan. Ne patëm hulumtime, një analizë të bërë për kafenetë e Shkupit, ku përcaktuam se kishte inspektime që ato duhej të ishin mbyllur, por ato ishin të hapura dhe është e qartë se disa qendra pushteti ishin në punë…

Lexo më shumë

Çështja e BE-së nuk është më çështje e politikës së zakonshme, e qeverisë apo e opozitës, është çështje e së ardhmes së shtetit, e popullit, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.Filipçe në “RTVM” paralajmëroi se ngecja në integrimin evropian përbën një rrezik serioz për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij.“Kjo është e ardhmja e njerëzve që mund të jenë zhdukur nesër, pas një dekade a më shumë. Gjysma e maqedonasve do të marrin pasaporta bullgare, do të emigrojnë, do të përdorin përfitimet e Bashkimit Evropian. Ne jemi edhe tani më pak se një milion e gjysmë njerëz këtu…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës.Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 16 gradë celsius.Edhe nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa nga dita e diel moti pritet të jetë me diell./Telegrafi/

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Brendshme, informoi se më datë 01.04.2026, në ora 13:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është denoncuar se rreth orës 12:40, gjatë shëtitjes së rregullt, të dënuarit E.A. (32) dhe SH.I. (35) nga njëra anë, dhe S.M. (26) nga ana tjetër, kanë shkëmbyer goditje me sende të forta.Më pas, E.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime S.M.-së, të cilit i është ofruar ndihmë në repartin e ambulancës, e më pas është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha se kryeministri Mickoski nuk ka kapacitet, dëshirë e as njohuri se si udhëhiqet shteti.Filipçe vuri në dukje se në vend të masave dhe ndihmës për qytetarët, opinioni po dëgjon fjalorin fyes të Mickoskit dhe defokusim nga problemet reale në shtet.”Çfarë bën kryeministri kur ju gazetarët pyetni për masat tona? Na ofendon me fjalë degraduese. Opozita, LSDM dhe unë personalisht u quajtëm ‘llumi i shoqërisë’. Është turp të përdoret një fjalor i tillë. Njeriu nuk ka kapacitet, as dëshirë, as njohuri se si udhëhiqet shteti. Di vetëm të blejë dhe të shesë energji elektrike, dhe…

Lexo më shumë