Author: shqiperia

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me paraqitje të mjegullës së mëngjesit kudo në lugina. Siç kumtuan nga DPHM-ja, temperaturat e mëngjesit do të jenë kryesisht rreth zeros, ndërsa ato të ditës në disa pjesë të vendit do të tejkalojnë 10 gradë. Reshje lokale shiu, ndërsa në male të borës do të ketë të martën, ndërsa më pas pritet edhe në fund të javës. DPHM: Nga e marta reshje lokale shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat malore appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

 Në kuadër të vizitës së tij të punës në Ukrainë, ministri Orhan Murtezani realizoi disa takime në të cilat konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për procesin euro-integrues të Ukrainës. Siç njoftoi MÇE, Murrtezani në Ukrainë theksoi edhe harmonizimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, e cila është bazë për orientimin tonë strategjik në lidhje me sfidat globale të sigurisë. Murtezani gjithashtu sqaroi se me qëllim për të përforcuar rolin si partner i përgjegjshëm dhe konstruktiv në skenën ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut, në kontekst të përkushtimit…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në takimin me strukturat e partisë në Strugë për themelimin e degës lokale, theksoi angazhimin për zgjidhjen e çështjeve të mbartura ndër vite dhe kritikoi ashpër opozitën shqiptare dhe politikën e saj të kaluar. “Nuk kanë të drejtë të flasin ata që për 20 vite kanë pasur pushtetin dhe nuk kanë arritur të kontribuojnë mjaftueshëm për shqiptarët. Ne jemi vetëm gjashtë muaj në qeveri dhe kërkojmë një mandat, jo 20 vite, për të treguar ndryshimin” deklaroi Mexhiti. Një prej vendimeve të rëndësishme që u prezantua ishte rregullimi i statusit të…

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjysëmvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme fillon nesër, 20 janar. Sipas kalendarëve të punës, viti mësimor në shkollat fillore dhe të mesme përfundon më 10 qershor, përveç maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt përfundon më 16 maj 2025. Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju uroi tejkalim të suksesshëm të sfidave të reja, duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta, në të…

Lexo më shumë

Ylli i njohur televiziv, Arbana Osmani ka ndarë emocionet e saj e të qenit krenare si imazh i kafesë Prince, një nga produktet kryesore të Devolli Corporation. Përmes një dedikimi të ngrohtë, ajo shprehu mirënjohjen për përvojën e saj si pjesë e kësaj kompanie që simbolizon vizion, përkushtim dhe cilësi, transmeton klankosova.tv. ”Eshtë – 4 gradë sot në Prishtinë por shijon ngrohtë kafeja e mëngjesit ne Prince Coffee House  Një nga përvojat e mia më të mira në Kosovë është angazhimi si imazh i kafesë Prince, pjesë e Devolli Corporation, një korporatë me impenjim dhe vizion të paparë jo vetëm te…

Lexo më shumë

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 100 metra sot në mëngjes ka në Shtip, Stracin, Manastir dhe Prilep, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese thonë se kjo Qeveri është e dështuar ku shqiptarët janë të përjashtuar dhe kemi një shtet pa drejtim. Sipas BDI-së ata janë garantuesi i barazisë dhe shpresës për të ardhmen. Reagimi i plotë: “Në një kohë kur qytetarët përballen me pasiguri, tensione ndëretnike dhe dështime në çdo sektor të qeverisjes, është e qartë se kjo qeveri pa legjitimitet ka humbur tanimë edhe tërësisht besimin e qytetarëve. Shqiptarët janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar padrejtësisht nga pozitat kyçe dhe janë shpërfillur në zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Institucionet janë kthyer në vegla politike…

Lexo më shumë

Me rastin e festës fetare të Ditës së Ujit të Bekuar, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup nesër do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom. SPB Shkup kumtoi se në qendër të qytetit të Shkupit, rruga “Filip Vtori Makedonski” do të mbyllet për qarkullim nga kryqëzimi me bulevardin “Goce Dellçev” deri në kryqëzimin me rrugën “11 Tetori” në të dy drejtimet. Në komunën e Kisella Vodës do të mbyllen për qarkullim rrugët “14 Dhjetori” dhe një pjesë…

Lexo më shumë

Qytetarja nga Shkupi, R.S (76) dje është mashtruar për 130.000 denarë. Ajo mori një telefonatë nga një femër dhe një mashkull, të cilët i thanë se vajza e saj kishte shkaktuar një aksident trafiku – kishte goditur një fëmijë dhe duhej të shkonte në burg. Duhej t’u jepte paratë për të liruar vajzën e saj. Siç njofton MPB, S.R. Rastin e ka raportuar dje në ora 18:30 në SPB Shkup. Po atë ditë, rreth orës 14:00, ajo ka marrë një telefonatë dhe është pajtuar me autorët në zonën e Draçevës që t’i dorëzojnë 130.000 denarë, por shumë shpejt ka kuptuar…

Lexo më shumë

Islam Makhachev mbrojti titullin e tij në peshën e lehtë me një fitore përmes dorëzimit në raundin e parë kundër Renato Moicanon të shtunën në mbrëmje, në eventin kryesor të UFC 311 në Intuit Dome. Pasi u rrëzua shkurtimisht nga një goditje me dorën e djathtë, Makhachev (27-1) e vendosi Moicanon në shpinë. Ndërsa sfiduesi përpiqej të lirohej, Makhachev realizoi një kapje D’Arce dhe e shtrëngoi menjëherë. Pa pasur mundësi të shpëtonte, Moicano u detyrua të dorëzohej në minutën 4:05 të raundit. Moicano (20-6-1) – i cili fillimisht ishte planifikuar të përballej me Beneil Dariush në UFC 311 – u…

Lexo më shumë