Author: shqiperia

Komunat kanë filluar me tenderimet e projekteve infrastrukturore dhe kapitale të financuara nga kredia hungareze që e siguroi Qeveria vitin e kaluar. Kryetari i Komunës së KisellaVodës, OrceGjorgjievski thekson se prej katër projekteve të fituara, për tre ka përfunduar procedura plotësisht, ndërkaq për njërin vetëm se kanë filluar punimet ndërtimore. “Për njërin vetëm se kanë filluar punët ndërtimore, ai është rikonstruimi i aksit rrugor Draçevë-Pelenicë, i cili mbi 30 vite është premtuar nga shumë pushtete, por nuk është realizuar,” tha OrceGjorgjievski, kryetar i Komunës së KisellaVodës. “Plotësisht diku nga fundi i muajit fillojmë me punime ndërtimore në MallaRada, rregullimin e…

Lexo më shumë

Themelimi i Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve dhe shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit,nuk kanë sjellur as një sanksionim për institucionet të cilat kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve. Drejtori i këtij Institucioni Arsim Idrizi, tha se me konstatimin e shkeljes dhe dhënien e vërejtjeve përfundojnë kompetencat e tyre,ndërsa lëndët vazhdojnë të procesuohen në Gjykatën Penale, konkretisht në sektorin për kundërvajtje. Sipas tij, edhe pse inspektimet kanë filluar që nga viti 2021 deri më tani gjykata nuk ka shqiptuar asnjë vendim për të dënuar ndonjë institucion, por që ka lejuar të vjetërsohen 5 lëndë. Në gjashtë muajt…

Lexo më shumë

“E Majta” njofton se ka përjashtuar nga partia Snezhana Stojçevskën – Drejtoren aktuale të Bibliotekës së Qytetit “Vëllezërit Miladinovi” në Shkup. Nga kjo parti thonë se nuk lejohet ndikimit korruptiv dhe klientelist, luksi me para popullore dhe bashkëpunim me armikun popullor OBRM-PDUKM. “Është inicuar vendimi disiplinor për shkak se ajo, në marrëveshje sekrete me DPMNE-në dhe Ministrin për Pushtet Lokal në Qeverinë e Mickoskit, Zlatko Perinskin – si pretendues për kandidat në pozitën e Kryebashkiakut të Shkupit, është kapur në vepër derisa po kurdiste konkurset e punësimit, kishte keqpërdorur autorizimet për realizimin e interesave personale dhe të interesave të Ministrit…

Lexo më shumë

Real Madridi ka mposhtur me rezultat 4-1 Las Palmas. Mysafirët shënuan gol vetëm pas 25 sekondave me anë të Fabio Silvas, por kjo ishte e gjithë befasia e tyre. Madrilenët më pas ‘shkatërruan’ Las Palmas duke i shënuar plotë 4 gola. Kylian Mbappe dy gola dhe Brahim Diaz shënuan për 3-1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë. Kurse në pjesën e dytë shënoi gol sulmuesi Rodrygo për 4-1. Pas kësaj fitoreje Reali ka 46 pikë  në pozitën e parë, dy më shumë se vendi i dytë, Atletico Madrid që ka 44 dhe 7 pikë më shumë se…

Lexo më shumë

“Keqpërdorimet që janë në kompanitë shtetërore energjetike gjatë qeverisë së kaluara janë krime shumë më serioze se sa ato që aktualisht po heton Prokuroria Publike”, thotë ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Bozhinovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se janë shpenzuar rreth 400 milionë euro për furnizim të energjisë. Për këtë, Bozhinovksa theksoi se, ka biseduar me Revizorin Shtetërore dhe ka kërkuar që këtë vit, të gjithë objektet energjetike të përfshihen në revizion. “Folëm për ato që ka ndodhur në MEPSO, KME Manastir, ka informata për shembull se, rreth 400 milionë euro janë harxhuar për furnizim të…

Lexo më shumë

Fshatrat Pallçisht i Epërm dhe Pallçisht i Poshtëm, janë vendbanime në veriperëndim të Republikës së Maqedonisë, ndodhen në komunën e Bogovinës. Pallçisht i Poshtëm eshte 5 km larg Tetovës, pranë rrugës Tetovë-Gostivar, teksa përmes fshatit kalon lumi Kushevë. Fshati ka 4000 banore. 50 % e popullatës janë të punësuar në botën e jashtme, kryesisht në Zvicër, Itali dhe Gjermani. 20% merret me bujqësi ndërsa 30 % me ndërtimtari, nëpunes në administratë dhe institucione tjera. Sa i përket arkitekturës ,fshati vitet e fundit ka pësuar një transformim pozitiv dhe shumica e ndërtesave janë të reja dhe moderne, rrugët e fshatit janë…

Lexo më shumë

Në një takim të mbajtur me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë për themelimin e degës së partisë në këtë qytet, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcolli mesazhe për qytetarët dhe zhvillimin e Strugës. Duke theksuar përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për qytetarët, Mexhiti tha: “Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne.” Një nga pikat kyçe të takimit ishte njoftimi për një investim madhor në infrastrukturën e qytetit. Mexhiti bëri të…

Lexo më shumë

Ka ndërruar jetë djaloshi 17-vjeçar nga Vollkova, i cili më 16 janar ka hipur në një cisternë-vagon dhe është goditur nga rryma. “Për fat të keq, dhe krahas përpjekjeve maksimale të ekipeve mjekësore, jetën e ka humbur pacienti 17-vjeçar me djegie dhe lëndime të rënda”, thonë nga spitali. Pacienti u trajtua në mënyrë multidisiplinare nga specialistë nga kirurgjia plastike dhe torakale në njësinë për trajtim intensiv, duke i marrë parasysh rezultatet nga të gjitha hulumtimet, parametrat dhe gjendjes së tij jashtëzakonisht të vështirë shëndetësore. Në hekurudhën në komunën e Kisella Vodës, djaloshi ka hipur në cisternë-vagon, kur është goditur nga…

Lexo më shumë

Prokuroria Publike Themelore ka dalë me njoftim për bastisjet e djeshme ku u arrestua njëri nga pjesëtarët e një grupi kriminel – Rade Trajkovski Shteklli. Bëhet e ditur se nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në rajonin e qytetit të Shkupit janë realizuar një sërë bastisjesh në 20 vende në Shkup dhe një në Gjevgjeli. Gjithashtu njoftohet se gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë disa pajisje që lidhen me shitjen ilegale të drogës dhe substancave narkotike. “Nga liria janë privuar 10 persona,…

Lexo më shumë

Politikani serb, ish zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish ministri i arsimit, Branko Ružić, dje ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, te varrezat e qytetit në Prishtinë. Ružiç, tifoz i Partizanit të Beogradit, ku ka lënë gjurmë legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit të madh serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani. Në Instagram ai ka shpërndarë edhe foto nga homazhet te varri i Vokrrit, të cilat i ka komentuar në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe. “Njerëzit e medhenjë…

Lexo më shumë