Author: shqiperia
ASH-Sela: Siljanovska me retorikën e Putinit, agresionin në Ukrainë e quan “operacion ushtarak”
Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës thonë se presidentja Gordana Siljanovska Davkova në vend që të rreshtohet me vendet perëndimore dhe të respektojë obligimet që dalin nga anëtarësimi në NATO, “ndjek rrugën e aleatëve të Rusisë, si Serbia dhe vendet e tjera anti-NATO”. Nga ASh Sela e quajnë skandal cilësimin e agresionit rus në Ukrainë si “operacion ushtarak, ndërkaq presin distancim të qartë nga drejtuesit e Qeverisë si dhe kërkim falje dhe korrigjim nga presidentja. “Aleanca për Shqiptarët e vlerëson si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e presidentes, Gordana Siljanovska Davkova e cila agresionin rus në Ukrainë e ka…
Ju mund të provoni një sërë gjërash për veten ose fëmijën tuaj për të trajtuar temperaturën e lartë. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla të thjeshta që mund të ndiqni. Pini shumë lëngje Temperatura mund të shkaktojë humbje të lëngjeve dhe dehidrim, ndaj pini sa më shumë ujë dhe lëngje. Pushoni Ju keni nevojë për pushim për t’u rikuperuar dhe aktiviteti mund të rrisë temperaturën e trupit tuaj. Prandaj këshillohet të qëndroni sa më të qetë. Kontrolloni temperaturën Kontrolloni herë pas here temperaturën duke përdorur një termometër. Në rast se temeratura është shumë e lartë ju mund të…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,16 % në raport me vendimin e datës 17.01.2025 Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU rritet për 0,337 den/kg…
Sot në mëngjes është djegur një shtëpi në fshatin Çiflikë të Dellçevës ku ka humbur jetën një person. Sipas njoftimit të QMK-së njësitë zjarrfikësve kanë intervenuar nga ora 5:00 deri 9:00, ndërsa shtëpia është djegur tërësisht. “Është gjetur një trup i djegur plotësisht mashkull i lindur në vitin 1988, i cili jetonte i vetëm dhe kishte probleme shëndetësore”, thonë nga QMK. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/ Digjet një shtëpi në Dellçevë, ndërron jetë një person appeared first on Telegrafi.
Hyrja e këngëtarit nga Kosova, Gjesti në ‘Big Brother VIP Albania’ ka ngjallë dinamika të shumta. Shumë banorë nuk kanë mirëpritur shkuarjen e tij, e madje disa edhe duke u sjellë ashpër me të. Një moment është bërë viral në rrjet ku shihet se Jozi godet me shuplakë në kokë Gjestin. Pamjet: Publikohen pamjet kur Jozi godet Gjestin me shuplakë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut njofton se ka shlyer euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove. “Sot shlyem në tërësi euroobligacionin e emetuar në vitin 2018, në vlerë prej 500 milionë eurove, i cili u maturua për pagesë më 18 janar 2025. Me qëllim që të sigurohen mjete me shpenzime më të ulëta për pagesën e këtij euroobligacioni, u nënshkrua Marrëveshja e huasë me Bankën Eksport-Import nga Hungaria. Me anë të kushteve me të cilat i siguruam këto mjete, u bënë kursime në buxhet mbi bazën e interesit dhe provizioneve. Do të vazhdojmë…
Lëndimet e shpatullave mund të jenë të natyrës dhe ashpërsisë së ndryshme. Lajmi i mirë është se për disa prej tyre ka zgjidhje që nuk kërkojnë kirurgji klasike, por kryhen në mënyrë artroskopike nën vëzhgimin me kamer. Këtë herë Dr. Nenad Petkov, specialist ortoped-traumatolog, I ofroi ndihmë dhe trajtim dy pacientëve tanë. Tek pacienti sportist, pas një dislokimi të shpatullës së djathtë, u mundësua stabilizimi me sukses i nyjës së shpatullës duke përdorur vida të vendosura në mënyrë artroskopike. Ndërkohë që tek pacientja me shpatull të ngrirë u mundësua çlirimi i ngrirjes me ndihmën e kësaj procedure njëditore nën vëzhgimin…
Prokurori Shtetëror, Ljupço Kocevski thotë se vazhdon procedura kundër Artan Grubit, edhe pse ai është në arrati, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pa dallim se ai është në arrati, edhe për Artan Grubin edhe për të dyshuarin tjetër, procedura edhe më tej vazhdon dhe opinioni do të njoftohet”, tha Kocevski. I pyetur se ka procedurë kundër gjyqtarit Enver Bexheti i cili është vendosur në “listën e zezë amerikane”, Kocevski u përgjigj se “së bashku me atë lëndë që ka të bëjë me gjyqtarin, edhe për Artan Grubin, dhe eventualisht edhe për ndonjë person tjetër, po kryhet procedurë parahetimore dhe do shikojmë se…
MPB njofton se në rrugën Qaf Thanë-Podmole të Strugës një veturë ka dal nga rruga, ku është lënduar një person. “Më 19.01.2025 rreth orës 10:00 në SPB Strugë është paraqitur se në rrugën rajonale Qaf Thanë-Podmole, vetura “Peugeot” me targa të Strugës, drejtuar nga F.D. (48) nga fshati Radlishtë e Strugës ka dalë nga rruga. Në aksident është lënduar rëndë F.D. (18) nga fshati Radolishtë të cilët janë konstatuar në spitalin “Shën Erzamo” në Ohër. Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga SPB Ohër./Telegrafi/ Aksident në Strugë, lëndohet një 18-vjeçar appeared first on Telegrafi.
Drejtoria për të Ardhura Publike u kujton taksapaguesve të cilët kanë obligim të dorëzojnë TVSH-04 se afati për dorëzimin e tyre është deri më 27 janar 2025. Deri më sot, nga gjithsej 41,531 deklarata të pritshme për TVSH-04, janë dorëzuar 6,253 deklarata, që përfaqësojnë vetëm 15.1 për qind të totalit. “Kanë mbetur edhe 35.278 deklarata të TVSH-04 që duhet të dorëzohen në ditët e mbetura. Ju apelojmë që të jeni tatimpagues përgjegjës dhe të dorëzoni të gjitha dokumentet e nevojshme tek kontabilistët tuaj në mënyrë që të përpunohen në kohë dhe me saktësi deklaratat tuaja të TVSH-së-04 për këtë periudhë…