Author: shqiperia
Deputeti nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi sot nga foltorja në debatin që ndodhi sot në Kuvend, në replikë me deputetët e VLEN-it, mes tjerash tha se po të mos ishte Ali Ahmeti, ata nuk do të ishin këtu ku janë. “Ata që përmendin Ali Ahmetin, ata duhet t’i marrin temena. Ata duhet t’ia lajnë këmbët dhe t’ia pine ujin, sepse ai ua ka mundësuar të jeni këtu ku jeni sot”, u shpreh mes tjerash Xhaferi. Në replikë është përfshirë edhe deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri, i cili u shpreh se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë…
Nxënësi 11-vjeçar i klasës së gjashtë nga Prilepi i cili po mjekohet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup është nxënës i shoqërueshëm, punëtor dhe nxënës me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, informojnë me kumtesë nga shkolla fillore 2 Prilepit “Goce Dellçev” në të cilën mëson fëmija. Nxënësi, dje në orën 14:35 u rrëzua nga kati më i lartë i ndërtesës shkollore dhe mori lëndime të rënda – fraktura. Nga spitali i Prilepit menjëherë u dërgua në kirurgjinë e fëmijëve në Shkup. Për ngjarjen, në kumtesën nga drejtoresha Snezhana Koteva, qëndron shkurtë se “gjatë ditës së djeshme…
Në periudhën nga data 1 deri më 17 janar të vitit 2025 në Gjykatën Kushtetuese janë formuar pesë lëndë, pas katër nismave të dorëzuara paraprakisht dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të qytetarit. Nisma e parë, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është dorëzuar me postë elektronike më 8 janar. Është formuar lëndë me nismën e dorëzuar për nenin 10 paragrafi 4 i Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partneritetit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë-Gostivar-Bukojçan) dhe projekti për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë), dhe korridori 10 (aksi i autostradës…
Pas përplasjeve të deputetëve nga ulëset e Kuvendit apo nga foltorja, u miratua Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kësaj here ligji pësoi ndryshime sa i përket pajisjes me licenca për nëpunësit e çerdheve, të cilat do të mund të merren edhe në gjuhë të tjera, respektivisht gjuhën që e kërkon vetë kandidati. Votimit të këtij ligji i parapriu përplasja e ashpër mes deputetëve. Në vend që të diskutohet për amendamentet, debati devijoi duke u përcjellë edhe me ofendime personale e mbi baza etnike. “Unë do të flas shqip këtu se ma lejon kushtetuta, ma lejon rregullorja e Kuvendit…”, tha Bekim…
Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski në deklaratë për MIA-n thotë se nga Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) janë informuar për mungesën e një numri të caktuar të medikamenteve, pasi që pacientë të Klinikës paraprakisht sot alarmuan se po përballen me mungesë të terapisë biologjike. “Sipas informatave nga Klinika, kjo është për shkak se planifikimi joadekuat në vitin 2024, kalimi nga viti 2024 në vitin 2025 dhe numri i rritur i pacientëve në dhjetor. Fondi në vitin 2024 për KURO miratoi plotësisht pesë mulionë euro. Fondi punon me marrëveshje të buxhetit të rritur për vitin 2025.…
Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve sot sërish është vendosur në seancë plenare. Gjatë seancës, deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe i replikoi deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev. Snopçe tha se Apasiev ka mendësi naziste dhe frustrim ndaj gjuhës shqipe. I njëjti ia kujtoi Apasievit se sot shqiptarët gëzojnë tre universitete në gjuhën shqipe. Ai tha se sot edhe provimet në administratën publike janë në gjuhën shqipe falë ish ministrit Azir Aliu, “As që më shkon mendja të replikoj me kolegun Apasiev, por ma përmendi emrin, dhe kur të përmendet emri, patjetër se më duhet të replikoj normalisht. E sidomos…
Grabitet një çerdhe në Çair të Shkupit
Nga MPB theksojë se sot është grabitur një çerdhe në Çair të Shkupit. Bëhet fjalë për çerdhen “11 Tetori” që ndodhet në Komunën e Çairit në Shkup. “Më 18.01.2025, me force është hyrë në çerdhe dhe janë marrë gjësende”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga MPB shtojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/ Grabitet një çerdhe në Çair të Shkupit appeared first on Telegrafi.
Kur njeriu i luftës dhe njeriu i paqes punojnë bashkë, shteti ndërtohet mbi themele që s’luhaten kurrë. E njoha Ibrahim Rugovën në kohë t’vështira, kur Kosova ishte e thyeme prej dhunës, luftës, e pasigurisë për të ardhmen. Ai ishte njeriu i paqes, unë isha njeriu i luftës. N’fillim s’mund t’thuesh që ishim krejt t’ngjashëm, por ajo që na bashkoi ishte dashnia për Kosovën dhe bindja se ky vend e meritonte lirinë dhe shtetin e vet. Kur m’u dha mundësia me punu bashkë me të për ndërtimin e qeverisë së parë, ndjeva peshën e momentit. Ishte një kohë kur duhej jo…
Carlo Ancelotti është i vendosur ta vazhdojë eksperiencën në Real Madrid, përkundër spekulimeve të fundit se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij sezoni. Madje, trajneri italian e ka bërë një krahasim interesant, duke nënvizuar se do të donte të qëndrojë në Madrid njëjtë sa Florentino Perezi, i cili së fundmi u rizgjodh president i klubit. “Dua të jem mjaft i qartë: unë nuk do të jem kurrë i pari që do të vendosë kur do të largohem nga Real Madridi, nuk më takon mua kjo punë.” “Unë absolutisht nuk kam vendosur të largohem nga Real Madridi.…
Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski deklaroi sot pasdite se është kundër mbajtjes së anës në drejtim të ndalimit të aplikacioneve si “TikTok”, por se mundësia e diçkaje të tillë “është në dispozicion të autoriteteve”. Ai u pyet në një konferencë për shtyp nëse, për shkak të sfidave të rrezikshme në “TikTok”, po konsideroheshin kufizime në shkolla. Andonovski tha se tashmë është hartuar një udhëzues dhe është ndarë me Shërbimin Pedagogjik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Pati disa takime me përfaqësues të Ministrisë. “Ky udhëzues do t’u drejtohet të gjithë mësuesve në të gjitha shkollat, fillore dhe të mesme,…