Author: shqiperia
Kreu i ri i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski zotohet se do ta kthejë besimin e qytetarëve te institucioni që drejton. Në intervistë për Alsat, ai komentoi edhe paralajmërimin për shkarkimin e mundshëm të pesë anëtarëve të Këshillit të cilët i zgjedh kuvendi. Kambovski thotë se vendimi është i legjislativit por vlerëson se përgjegjësia duhet të jetë individuale. “E kam thënë më shumë se një herë që jam për përgjegjësi individuale, jo për përgjegjësi kolektive. A do të nisë Kuvendi apo jo procedurë, nuk e di, kështu që, i takon një pushteti tjetër, duhet të bashkëpunojnë të tre organet legjislative,…
Pas postimit në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike, hakerët kanë vendosur foton e reperit nga Kosova, Gjesti, edhe në faqen e mediumit amerikan “Bloomberg”. “#megjestin”, shkruhet sipër fotos. Ky hashtag ka filluar të përdoret pas bullizmit që iu bë banorit pasi hyri në Big Brother VIP Albania. Postimi është fshirë nga faqja pas disa minutash. Hakohet faqja zyrtare e Lojërave Olimpike, publikohet një foto në përkrahje të Gjestit Hakerët vendosin foton e Gjestit edhe në faqen e mediumit amerikan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe për një mandat në Komunën e Tetovës. Ai theksoi se deri më tani janë bërë shumë punë, por ka edhe shumë projekte në të cilat punohet dhe duhet më shumë kohë për tu realizuar. “Patjetër që ka shumë punë që janë realizuar në Komunën e Tetovës, por ka edhe shumë punë që kërkojnë më shumë se katër vite për ti realizuar. Na presin shumë punë në Komunë të Tetovës, shumë projekte dhe sigurisht se unë vlerësoj…
Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe. Hani frutat dhe perimet e duhura Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup. Pjeshkat, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqiri, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes. Në mëngjes nuk duhet të hani domate,…
Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e gripit. Simptomat më të shpeshta janë temperatura dhe kolla, thotë infektologu, Borçe Zafiroski, i cili rekomandon që të evitohen sa më shumë ambientet e mbyllura me shumë njerëz, me qëllim që të mos shpërndahet gripi. “Pas vitit të ri, kemi rritje të pacientëve me infeksione respiratorë të organeve të epërme, dhe flitet kryesisht për viroza, dhe besojmë se flitet për infeksione të gripit. Sipas raporteve ditore në 24 orë numri i personave që kërkojnë ndihmë është mes 80-100, por edhe…
Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, gjë që mundëson zbulimin e hershëm përmes ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike dhe testeve të skriningut, siç është testi i Pap-testi dhe testimi i virusit papilloma humane (HPV), theksoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, në vitin 2022 ishin 173 pacientë me kancer të qafës së mitrës, ndërsa numri i vdekjeve nga kjo sëmundje ishte 66, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën 10-vjeçare, pra nga viti 2013 deri në vitin 2022, incidenca mesatare e kësaj sëmundjeje ishte 9.2 për 100 mijë gra, ose rreth…
Psikologia Sumea Ramadani është e ftuara e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni. Në një rrëfim shumë të këndshëm, me Sumean biseduam shumëçka rreth shëndetit mendor, për shumë problematika aktuale me të cilat përballet në përditshmëri shoqëria jonë. Mbase tematikat për shëndetin mendor mund të mos jenë më shumë tabu në shoqërinë tonë, Sumea thotë se problemet bashkëshortore ngelen ende shumë tabu, pasi shumë çifte që kanë probleme, nuk zgjedhin të flasin për to. “Natyrisht që ka ende tabu. Unë punoj edhe privatisht me njerëz që vijnë dhe i dëgjoj ata. Mirëpo do të thoja se diçka që është…
Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut. Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës. Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Levica, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga Levica e braktisi mbledhjen. Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia. Shkup, refuzohet kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës appeared first on…
Gjendja e rrugëve në Maqedoni
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, njofton NP Rrugët e Maqedonisë. Sipas raportit të orës 18, dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 100 metra në qafën malore të Gjavatës. Ndërmarrja publike informon se në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut dhe apelon për ngasje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës. Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdesa me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër…
Faqja zyrtare e “Lojërave Olimpike” në Facebook, është hakuar. Në këtë faqe para pak minutash është publikuar një fotografi e reperit nga Kosova, Gjesti. “#megjestin”, shkruhet sipër fotos. Ky hashtag ka filluar të përdoret pas bullizmit që iu bë banorit pasi hyri në Big Brother VIP Albania. Kjo faqe numëron gati 30 milionë ndjekës./Reporteri.net Hakohet faqja zyrtare e Lojërave Olimpike, publikohet një foto në përkrahje të Gjestit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.