Author: shqiperia
Temperatura më e ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Manastir, ku janë matur -4 gradë, -2 në Prilep dhe Kodrën e Diellit. Pastaj -1 në Lazaropole, 0 në Tetovë, Demir Kapi, Strumicë, Shtip, Berovë, Kavadar, Krushevë dhe Mavrovë. 1 në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Pretor, Vinicë, Veles dhe Dibër, 2 në Kumanovë, 3 në Ohër dhe Gjevgjeli. Trashësia e borës në orën shtatë të mëngjesit të sotëm ka qenë 49 centimetra në Kodrën e Diellit, 40 në Mavrovë, 22 në Krushevë, 15 në Manastir, 7 në Tetovë, 5 në Demir Kapi, Berovë, 4 në Shtip, Lazaropole./Telegrafi/ …
Kupa e Botës 2026, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli – Shqipëri
Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “Wembley” për ndeshjen e parë kualifikuese Angli – Shqipëri janë shitur. Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e Kombëtares kuqezi për këtë sfidë, të cilët si gjithmonë do të jenë në mbështetje të ekipit. Ndeshja Angli – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të luhet më 21 mars, në orën 20:45, në stadiumin “Wembley” të Londrës. Kupa e Botës 2026, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli – Shqipëri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një akt të paprecedent manipulimi dhe mashtrimi, përfaqësuesit e koalicionit VLEN sërish dëshmuan se i gjithë koalicioni i tyre është i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe manipulime, akuzojnë sot nga BDI. Nga BDI thonë se deklaratat e tyre publike për një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump ishin një mashtrim i turpshëm dhe një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një iluzion të mbështetjes ndërkombëtare. “Në vend që të përfaqësonin dinjitetshëm interesat e qytetarëve, ata u panë duke endur rrugëve të Uashingtonit, duke publikuar foto groteske në rrjetet sociale përpara posterave të ceremonisë dhe…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri 12 gradë celsius. Nesër moti pritet të jetë me vranësira dhe diell./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Cristina Serra, gruaja e Pep Guardiola-s, ka folur për herë të parë pas ndarjes nga trajneri i Manchester City-t dhe ka thënë se ndihet shumë mirë. Ajo u pa duke shëtitur e vetme në Barcelonë, një javë pas daljes së lajmit për ndarjen e çiftit. Cristina dukej në humor të shkëlqyer dhe duke treguar një stil të veçantë, me këpucë të bardha dhe pantallona gri, ndërsa tha për gazetarët: “Perfecta, gracias” (Mirë, faleminderit) dhe “Gjithçka është në rregull.” Kur u pyet për spekulimet rreth shkakut të ndarjes, ajo zgjodhi të heshtte. Disa ditë pas publikimit të lajmit, u tha se…
Liverpooli vazhdon me rekord të qind për qindtë në Ligën e Kampionëve – mposht edhe Lillen
Liverpooli ka triumfuar 2-1 përballë Lilles në kuadër të rrethit të shtatë në Ligën e Kampionëve. The Reds kishin shuam vështirësi në këtë takim, por vazhduan me formën e qind për qindtë. Në minutën e 34-të, Mohamd Salah kaloi Liverpoolin në epërsi me një asistim të Curtis Jones. Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën kishte edhe më shuam dramë. Aissa Mandi pranoi kartonin e dytë të verdhë dhe la Lillen me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 59-të. Por, përkundër kësaj situate, skuadra franceze barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Jonathan David.…
Kreu i ri i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski zotohet se do ta kthejë besimin e qytetarëve te institucioni që drejton. Në intervistë për Alsat, ai komentoi edhe paralajmërimin për shkarkimin e mundshëm të pesë anëtarëve të Këshillit të cilët i zgjedh kuvendi. Kambovski thotë se vendimi është i legjislativit por vlerëson se përgjegjësia duhet të jetë individuale. “E kam thënë më shumë se një herë që jam për përgjegjësi individuale, jo për përgjegjësi kolektive. A do të nisë Kuvendi apo jo procedurë, nuk e di, kështu që, i takon një pushteti tjetër, duhet të bashkëpunojnë të tre organet legjislative,…
Pas postimit në faqen zyrtare të Lojërave Olimpike, hakerët kanë vendosur foton e reperit nga Kosova, Gjesti, edhe në faqen e mediumit amerikan “Bloomberg”. “#megjestin”, shkruhet sipër fotos. Ky hashtag ka filluar të përdoret pas bullizmit që iu bë banorit pasi hyri në Big Brother VIP Albania. Postimi është fshirë nga faqja pas disa minutash. Hakohet faqja zyrtare e Lojërave Olimpike, publikohet një foto në përkrahje të Gjestit Hakerët vendosin foton e Gjestit edhe në faqen e mediumit amerikan / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në intervistën në Alsat, tha se, po do të kandidojë edhe për një mandat në Komunën e Tetovës. Ai theksoi se deri më tani janë bërë shumë punë, por ka edhe shumë projekte në të cilat punohet dhe duhet më shumë kohë për tu realizuar. “Patjetër që ka shumë punë që janë realizuar në Komunën e Tetovës, por ka edhe shumë punë që kërkojnë më shumë se katër vite për ti realizuar. Na presin shumë punë në Komunë të Tetovës, shumë projekte dhe sigurisht se unë vlerësoj…
Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë. Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm , përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe. Hani frutat dhe perimet e duhura Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup. Pjeshkat, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqiri, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes. Në mëngjes nuk duhet të hani domate,…