Author: shqiperia

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri sot ka njoftuar se është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Shaqiri tha se, është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime. “Ligji është prolonguar. Është më mire të prolongohet dhe të sillet një ligj gjithëpërfshirës se sa të bëhet një ligj që do të pësoj ndryshime të vazhdueshme në etapa të caktuara. Unë ndaj mendimin se më mire është të përpunohet më gjatë dhe të jetë më gjithëpërfshirës se sa të bëhet shkel e shko. Ky ligj…

Lexo më shumë

Partia Liberal Demokratike (PLD) propozoi në gusht të vitit të kaluar që të gjitha automjetet zyrtare të shënohen në mënyrë të dukshme dhe të qartë me të njëjtën ngjyrë, si masë për rritjen e transparencës dhe përdorimit të përgjegjshëm të burimeve publike. Në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimeve të ndryshme të veturave zyrtare nga zyrtarë të zgjedhur shtetëror dhe publik për nevoja private, thonë nga PLD. “Prandaj ne mirëpresim vendosmërinë e Qeverisë për të pranuar propozimin tonë”, thonë nga atje. Për PLD-në, ky hap paraqet shembull pozitiv se si propozimet dhe idetë e mira që janë në interes…

Lexo më shumë

Justin Bieber ka dalë me sqarim se pse nuk e ndjek në rrjetin social Instagram gruan e tij, Hailey Bieber. Sipas një postimi në InstaStory, dikush ia ka hyrë në llogarinë e tij dhe ia ka bërë “unfollow” asaj. “Dikush ka hyrë në Instagramin tim dhe e ka hequr nga ndjekësit gruan time”, tha ai. E largoi nga lista e ndjekësve, Justin Bieber del me sqarim për situatën me Hailey Bieber / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup. “Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet e nevojshme shoqëruese (rezervuarë, separatorë, ndarës automatik të kondensit të kontrolluar elektronikisht, separator ciklonik për heqjen e lagështirës dhe vajit në nivelin e daljes së kompresorit, si dhe pajisje të tjera). Gjithashtu, është kryer zëvendësimi dhe montimi i rrjetit të tubave prej bakri, pikat e lidhjes dhe kabinetet shpërndarëse për ajrin e kompresuar për furnizimin e bllokut operativ me 12 salla dhe 2…

Lexo më shumë

Pasion, teknikë dhe shumë dashuri për futbollin. Kristjan Asllani është duke kaluar sezonin e tij të tretë me fanellën e Interit, me të njëjtën vendosmëri që e ka sjellë në Milano në vitin 2022. “Të veshësh këtë fanellë sigurisht që ka një emocion të jashtëzakonshëm. Unë kam ardhur këtu 20 vjeç dhe jam rritur tashmë. Kam mbi shpatulla një Europian dhe sigurisht që ndihem më i pjekur, edhe pse duhet të vazhdoj të punoj. Për mua është e rëndësishme që të kem një grup lojtarësh që më vlerëson. Shokët e skuadrës më mbështesin si brenda dhe jashtë fushës së lojës.…

Lexo më shumë

Kërçova sot është qyteti më i ndotur në Maqedoni, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit të ambientit dhe parashikimit të motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmit për grimcat e pezulluara me një madhësi deri në 10 mikrometra për dy ditë rresht. Në përputhje me rekomandimet, masat e mëposhtme hyjnë në fuqi: Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme të instalimeve me Leje Mjedisore A të Integruar; Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për kontrollin e instalimeve me Leje dhe Elaborate…

Lexo më shumë

Ish-trajneri i Manchester United, tani 51 vjeç, nënshkroi një marrëveshje 18-mujore me klubin turk, duke marrë drejtimin e parë të një skuadre që prej largimit të tij nga Old Trafford në vitin 2021. Solskjaer filloi karrierën si trajner i United si trajner i përkohshëm në dhjetor 2018, duke zëvendësuar Jose Mourinhon. Pas performancave pozitive, ai nënshkroi një kontratë trevjeçare në mars 2019. Gjatë periudhës së tij, ai udhëhoqi United drejt një vendi të dytë në Premier League dhe në finalen e Europa League 2020/21, të cilën humbën me penallti kundër Villarreal. Norvegjezi, i cili tani synon të ringjallë karrierën e…

Lexo më shumë

Sot në hapësirat e Qendrës së Menaxhimit të Krizave do të mbahet seanca e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Sistemit të Krizave, në përbërje të zgjeruar. Në seancë do të shqyrtohen dobësitë e perceptuara të sistemeve të menaxhimit të krizave, mbrojtjes dhe shpëtimit dhe mbrojtjes nga zjarri, si dhe propozime për tejkalimin e tyre. Seancën, siç është paralajmëruar, do ta drejtojë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe udhëheqësi i grupit për vlerësimin e rreziqeve dhe drejtori i QMK, Stojançe…

Lexo më shumë

LSDM-ja ka shprehur shqetësim serioze për gjendjen katastrofike në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku pacientët nga mbarë Maqedonia përballen me mungesë të barnave jetëshpëtuese, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte elementare për trajtim. “Kjo situatë është rezultat i paaftësisë dhe pakujdesisë së qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe ministrit Taravari, i cili shëtit nëpër Uashington dhe poston fotografi ndërsa pacientët vuajnë. Mungesa e barnave, mungesa e stafit dhe mospërfillja e dukshme e nevojave të pacientëve janë tregues i drejtpërdrejtë i shkatërrimit të sistemit shëndetësor nën drejtimin e kësaj qeverie. Premtimet e tyre për reforma dhe përmirësime në shëndetësi doli…

Lexo më shumë

Nga OBRM-PDUKM thonë se partia opozitare LSDM është në një rrugë të sigurt për t’u zhdukur. “Me heshtjen e tyre, LSD është në rrugë të zhdukjes, ashtu siç u zhduk dhe u zhduk Artan Grubi. Siç po kalojnë ditët dhe nuk po kërkojnë falje që e lejuan Grubin të vjedhë e të kryejë vepra kriminale, LSD humbet gjithnjë e më shumë. Fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm për krimet e Artan Grubit janë LSD-ja, të cilët edhe pse gjatë gjithë periudhës së qeverisjes e kishin për ministër të Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, as nuk e penguan dhe as nuk filluan…

Lexo më shumë