Author: shqiperia
Kapen disa imigrantë ilegal në Maqedoni
Më datë 21.01.2025, në orën 00.20, në afërsi të vijës kufitare me Republikën e Greqisë, punonjësit e Policisë së Stacionit të Policisë për Kontroll Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar kanë ndaluar A.N (23) nga Bangladeshi, i cili drejtonte një grup prej tetë imigrantësh nga Nepali. “Imigrantët janë strehuar në Qendrën Pritëse dhe Tranzit Vinojug, dhe kundër A.N. është parashtruar kallëzim penal, pas së cilës gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thonë nga MPB./Telegrafi/ Kapen disa imigrantë ilegal në Maqedoni appeared first on Telegrafi.
Regjisori nga Kërçova, Qëndrim Rijani, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për të kaluarën e tij me projektet në skenë dhe në arsim, njofton Telegrafi Maqedoni. Rijani ka folur për ndikimin e politikës në kulturën shqiptare në Maqedoni duke thëën se politika e ka lënë dikasterin e kulturës si një pazar të fundit kur janë bërë marrëveshjet për qeveri. “Sa i përket njohjes së rëndësisë së kulturës nga pushtetet e njëpasnjëshme, e kanë lënë sektorin e kulturës si një pazar të fundit pasi e shohin si një sektor që nuk kemi shumë përfitim…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se shteti ka një sistem totalisht jofunksional që duhet t’u përgjigjet situatave të krizës, zjarreve, vërshimeve dhe se është e nevojshme krijimi i një sistemi funksional përmes krijimit të legjislacionit cilësor. “Përveç zgjidhjeve ad hoc, le të krijojmë një sistem që do të jetë funksional dhe do t’u përgjigjet këtyre situatave. Janë punësuar ekspertë të huaj të cilët me përvojën e tyre do të ndihmojnë në drejtimin e mbylljes së radhëve në Maqedoni, që do të thotë se ideja e Qeverisë për bashkimin e disa institucioneve me shumë gjasa do të duhet…
Suksesi i podcastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor Swift dhe Beyonce që refuzuan të përfshiheshin, thuhet në një raport. Sipas një artikulli nga Vanity Fair, Meghan u refuzua nga disa emra shumë të mëdhenj dhe Harry kishte disa ide jashtëzakonisht të pazakonta se në çfarë duhej të fokusoheshin. Duka dhe Dukesha e Sussex-it kishin raportuar një marrëveshje prej 18 milionë paundësh me Spotify-n për të bërë podcast-in, por sipërmarrja dështoi në vetëm tre vjet, me shumë pak njerëz që zgjodhën ta dëgjonin vazhdimisht. Një burim tha se ata ishin ndryshe nga…
Milani po përgatitet t’ia hap dyert Kyle Walkerit. Sipas mediumit italian “Sky Sport”, mbrojtësi i djathtë anglez shumë shpejt do të fluturojë drejt Italisë, ku do të vishet Kuqezi. Manchester City e ka dhënë dritën e gjelbër për t’ia dhënë Milanit lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit. Gjithashtu, klubet po diskutojnë rreth shit-blerjes definitive të kartonit të lojtarit në fund të sezonit. Me gjasë, Kuqezinjtë do ta kenë të drejtën e blerjes së futbollistit gjatë verës që vjen nëse ai bën paraqitje të mira në këtë pjesë të dytë të sezonit. “Rossoneri” ishin në kërkim të një…
Koalicioni VLEN deklaratat e BDI-së i ka quajtur si përpjekje të dëshpëruara për të shpërqendruar qytetarët nga e vërteta. Nga VLEN thonë se BDI dhe patericat e saj janë të rrëzuar politikisht dhe të izoluar, pa vizion dhe pa të ardhme. “Sot, kur shohin që VLEN po sjell ndryshim, ata bëjnë atë që dinë më mirë, krijojnë zhurmë për të mbuluar dështimet e tyre. Por shqiptarët e dinë të vërtetën: BDI është e izoluar! Ata nuk i dëgjon askush, as brenda vendit dhe as jashtë. Amerikanët i kanë vulosur si të padëshiruar, dhe këtë nuk e mbulojnë dot me fjalë…
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Kryetrari i BDI-së, Ali Ahmeti miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve e cilëson si skandaloz dhe se është prekur statusi i gjuhës shqipe. Ahmeti thotë në këtë ligj është dekraduar gjuha shqipe, ku nga gjuhë e detyrueshme zyrtare është shndërruar në gjuhë me kërkesë të palës përfituese. “Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ky hap është vazhdimësi…
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të japë vendim me urdhër për zbatimin e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëndetësor të cilët kanë marrë pjesë në shërimin dhe trajtimin e binjakëve të sapolindur të cilët vdiqën më 16 janar, qëndron në deklaratën e Inspektoratit, i cili të hënën kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në spitalin e Prilepit, konkretisht në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në rastin me binjakët e vdekur. “Inspektori do të lëshojë edhe urdhër për raportim të detyrueshëm të Qendrës kompetente për punë sociale në rastin kur interesat e pacientit përkatësisht prindi/tutori i tij janë…
Me datë 21.01.2025 në ora 13:26 në Drejtorinë e Policisë së Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë- Dibër, para kryqëzimit për fshatin Skudrinje, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit drejtuar nga F.K (65) nga fshati Raven dhe automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Dibrës, drejtuar nga J.M.(38) nga Dibra. Nga aksidenti ka pësuar lëndime trupore drejtuesi F.K, ndërsa bashkudhëtarja e tij L.K (48) me banim në fshatin Raven ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në spitalin e Gostivarit. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer…
Aktualisht po mblidhen më shumë prova nëse polici i cili ishte në detyrë kur ish-zv. kryeministri Artan Grubi u largua nga vendi ka bërë një gabim të pakujdesshëm apo nëse është organizuar në kuadër të një grupi të caktuar që ka organizuar arratisjen, thotë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. “Për këtë është hapur hetim dhe po vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që kemi si prova të pakundërshtueshme ndaj personit kemi bërë kallëzim penal dhe është pezulluar nga puna. Aktualisht po hetohet nëse ka pasur komunikim dhe çfarë komunikimi ka qenë ai”, theksoi Toshkovski për “TV24”. Ai…