Author: shqiperia
Ish-futbollisti zviceran, Marco Streller, mendon se Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit. Ai ka theksuar se nuk është çudi nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte te Real Madridi. “Mund ta imagjinoj mirë se nëse Xabi Alonso shkon te Real Madridi dhe Luka Modriq largohet, mund të ndodhë”, ka thënë ish-sulmuesi i Zvicrës, Baselit, Kolnit, Suttgartit dhe Thunit për mediumin zviceran “bluewin”. Ai është pyetur sërish nëse Xhaka mund t’i bashkohet Realit. “Mund të jetë patjetër. Alonso e di se Graniti ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit”, është shprehur Streller. Që nga transferimi nga Arsenali te Leverkuseni, Xhaka ka qenë…
Ministria e Punëve të Jashtme greke i është përgjigjur deklaratave, siç thonë ata, provokuese të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski. Në deklaratën e tyre, të publikuar nga mediat greke, thuhet se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në deklaratat e tij në New Jersey, SHBA, zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase”. “Kjo ngjarje paraqet një sfidë për Greqinë, duke u përpjekur të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme.. Greqia kujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i…
Pasojat që ne si shtet i pësojmë nga përdorimi i avionit aktual, i cili nuk i mbulon nevojat e vendit dhe është nga një datë prodhimi më të vjetër, janë të mëdha, thonë nga OBRM-PDUKM. “Jemi dëshmitarë se gjatë gjithë historisë së shtetit, avionët shtetërorë janë përdorur për nevoja qeveritare për udhëtime nga drejtues të qeverisë, për të arritur në destinacionin e dëshiruar të sigurt dhe pa kosto shtesë. Si vend anëtar i NATO-s, nëse duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi avionë cilësorë. Avioni aktual në shërbim të qeverisë shpesh është i prishur dhe ka nevojë për…
Tre persona kanë mbetur të lënduar në një grumbullim që ka ndodhur mbrëmë në unazën e Shkupit në afërsi të liqenit Smillkovës, ku janë përfshirë tre vetura, një kamion dhe një autobus, njofton MPB. “Më datë 22.01.2025 rreth orës 20:20 në SPB Shkup është raportuar se në unazën e Shkupit, kryqëzimi i Butelit në afërsi të liqenit Smillkovë në drejtim të Haraçinës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura, një automjet mallrash dhe një autobus i parkuar. Në aksident janë lënduar tre persona të cilët janë transportuar për në klinikat e Shkupit”, njofton MPB. MPB…
Presidenti bullgar Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, transmeton “BTA”. Të dy diskutuan për aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Rumen Radev dhe Miroslav Lajçak theksuan prioritetin që Komisioni Evropian i jep temës së zgjerimit të BE-së, e cila i mundëson Ballkanit Perëndimor të përparojë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. “Presidenti Radev shprehu mirënjohje për përpjekjet e Miroslav Lajçak në drejtim të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehu shpresën se në një të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e lehtë veriore. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 5 deri 14 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me rritje të temperaturave ditore./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, është takuar me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, nga ku ka theksuar se ka ofruar mbështetje të plotë në këtë projekt. “Takim i frytshëm me delegacionin e Departamentit për Krimin e Organizuar Transnacional dhe Korrupsionin të OSBE-së, i kryesuar nga Mersima Abdic, zyrtare e projektit “Fuqizimi i Përpjekjeve për Rikthimin e Pasurive”. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në fushën e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive, si pjesë e këtij projekti. Gjatë takimit, u dakorduam për të thelluar më tej bashkëpunimin në kuadër të zbatimit të…
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u krye pranim-dorëzimi i pajisjes për hetim më efikas në vendin e ngjarjes në vepra penale të cilat përfhsijnë armë. Pajisja do të përdoret fillimisht nga Sektori për hulumtime forenzike dhe njësitë për hetim në vendin e ngjarjes në Sektorët për punë të brendshme nëpër tërë shtetin. Siç informojnë nga MPB, pajisja është dhuruar në suaza të projektit “Përforcim i kapaciteteve të sistemit për forenzikë dhe hetim në vendin e ngjarjes për përmirësim të kontrollit penal-juridik të armëve të vogla dhe të lehta”, të cilin e implementon UNDP në kuadër të Udhërrëfyesit për…
Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës reaguan ndaj deklaratave të deputetit Rijad Shaqiri nga VLEN i cili tha se është vonuar ligji për punësim adekuat dhe të drejtë. Nga ASH e Selës thonë se VLEN-i po gënjen shqiptarët dhe se me këto veprime po realizohet plani i Mickoskit dhe Dimitrievskit për deshqiptarizim. Reagimi i plotë: “Prolongimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në një kohë kur Gjykata Kushtetuese tanimë ka shfuqizuar edhe përkatësinë etnike dhe Balancuesin, është kulmi i realizimit të planit të Mickoskit dhe Dimitrievskit për deshqiptarizimin e institucioneve shtetërore. Vleni pasi gënjeu shqiptarët sa për…
Në Maqedoninë e Veriut zakonisht votohet në linjë etnike. Është e lartë përqindja e qytetarëve që deklarohen si anëtarë të partive politike, ndërsa madje një e treta e tyre në zgjedhjet e vitit të kaluar kanë marrë pjesë në tubime ose ngjarje publike të organizuara nga partitë politike. Gratë dhe të rinjtë janë më pakë të kyçur në proceset politike, tregon Hulumtim krahasues i sistemeve zgjedhore (HKPZ), në të cilën kanë marrë pjesë Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Shën Kirili e Metodi” në Shkup (IHSPJ-USHCM), në bashkëpunim me Intitutin për demokraci “Societeas civilis” Shkup (IDSCSH) dhe Programi…