Author: shqiperia
Kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku thotë se ai aktualisht është i pavarur dhe se nuk ka përkrahje nga asnjë parti politike. Ai në “Daily Click” tha se pas prishjes së marrëdhënieve me Menduh Thaçin, mori shumë premtime nga Aleanca për Shqiptarët, atëherë e bashkuar, por se nga ato premtime asgjë nuk është realizuar. “Azem Sadiku në zgjedhjet e fundit lokale duke udhëhequr me 1000 vota para në rrethin e parë, Menduh Thaçi bëri disa lojëra dhe pazare. Mirëpo unë i fitova zgjedhjet me miqtë e mi”, tha Sadiku. Ai tha se pastaj ka pasur ofertë nga të dy…
Policia ka kryer 6984 kontrolle automjetesh për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Maqedoni
Ministria e Mjedisit njofton se në përputhje me “Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për Sezonin e Ngrohjes 2024 – 2025” dhe obligimet që rrjedhin nga i njëjti, Policia Rrugore dhe Njësia mobile e sigurisë në komunikacionin rrugor e Ministrisë së Brendshme kanë kryer kontrolle të intensifikuara të automjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit. “Në raportin e dorëzuar në Grupin punues për ajër të pastër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në periudhën prej 13.12.2024 deri më 13.01.2025, janë kontrolluar gjithsej 6984 automjete në Shkup, Tetovë, Ohër, Manastir, Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë. Në Shkup kontrolle u…
Çfarë ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Elton Ilirjani paralajmëron dy infermieret shqiptare
Elton Iliriani ka zbuluar sot gjendjen e këngëtares pas shtrimit në spitalin psikiatrik. Ai është shprehur se ai e ka takuar atë në spital dhe gjendja është shumë më mirë, në krahasim me ditën kur është paraqitur. Por ai ka treguar se dy infermiere me origjinë shqiptare e kanë takuar atë në spital, me dashamirësi por pa lejen e familjarëve, duke u bërë thirrje që kjo të mos ndodhë më. “Sapo kam dalë nga një takim me Parashqevi Simakun në spital dhe ajo ishte shumë më mirë se herët e tjera dhe vihet re ndryshimi i saj. Nuk është se…
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
Kryeministri, Hiristijan Mickoski gjatë vizitës në SHBA ka takuar familjen shqiptare Rusi të cilët janë me prejardhje nga Dibra. Kryeministri në profilin e tij në Facebook shkruan se me familjen Rusi kanë diskutuar për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët. “Në kuadër të vizitës sime në SHBA, unë dhe kolegët e mi u takuam me familjen Rusi, një familje e njohur shqiptare nga Dibra, e cila prej disa brezash jeton dhe punon në SHBA. Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia që…
Tërpkov: Unë dhe trupi gjykues jemi kundër amnistisë ndaj të akuzuarve për rastin “27 prilli”
Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë më organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, pasi ato u lanë të lirë përshkak të përfshirjes së tyre në Ligjin për Amnisti. Lexo po ashtu Të akuzuarit për rastin “27 prilli” në Maqedoni fitojnë amnisti Gjykatësi Ilija Tërpkov, u tha qartë se ai dhe trupi gjykues është kundër kësaj amnistie. “Personalisht dhe si trup gjyqësor ende jemi në qëndrimin se synimi i ligjvënësit ishte që në asnjë rast organizatorët e ’27 prillit’ të mos amnistohen. Por, në Ligjin për Amnisti, në dispozitat e nenit 1, paragrafi 3 është një akt sipas…
MPB ka dal me të dhëna të reja për aksidentin e mbrëmshëm në të cilën morën pjesë disa automjete, ku u lënduan tre persona. Nga MPB thonë se një kamion me targa të bullgare dhe një automjet me targa të Kosovës janë në mesin e pjesëmarrësve në aksidentin që ndodhi afër kryqëzimit në Smillkovcë të Shkupit. “Me datë 22.01.2025 rreth orës 20:30 në SPB Shkup është lajmëruar se në autostradën – unaza e qytetit të Shkupit, në afërsi të kryqëzimit Smillkovcë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.S…
Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi kërkesën për amnisti nga të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Risteski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski. Është ndërprerë procedura penale kundër Trajko Veljanovskit, Spiro Risteskit, Mile Janakieskit dhe Vlladimir Atanasovskit, e iniciuar me aktakuzë të Prokurorisë Publike për veprën penale “rrezikim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë”. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë të ankimimit përmes Gjykatës së Apelit. “Arsyet e këtij vendimi do të shpjegohen individualisht në një përgjigje me shkrim që do ta merrni sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi gjyqtari./Telegrafi/ Të akuzuarit për rastin “27…
Është kryer implantimi i një valvule biologjike në pozicionin mitral (valvula brenda valvulës) – një procedurë komplekse hibride tek pacientja 74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të funksionit të veshkave dhe është vendosur në aparat për dializë. Kjo metodë minimale invazive e zëvendësimit të protezës së valvulës mitrale është e rrallë në mbarë botën dhe është kryer tek pacientja 74-vjeçare në Klinikën Zhan Mitrev. Ekipi, i përbërë nga kardiokirurgë, kardiologë intervenues dhe anesteziologë, realizoi procedurën TMVI (Transcatether mitral valve implatation procedure), në mënyrë të suksesshme me implantimin e valvulës, pa kirurgji klasike. “Sot kemi një rast të…
MPB njofton se dje rreth orës 12:00 në rrugën “Pitarnica 6” në Gostivar policia nga DPB Gostivar ka ndaluar B.F. (68) nga Gostivari për shkak të dyshimit se më 21.01.2025 ka kryer “vjedhje”, me çka ka marrë shumë mjete nga një objekt në Gostivar. Tek ai janë gjetur sendet e vjedhura dhe të njëjtat i janë kthyer pronarit. B.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës./Telegrafi/ Ndalohet një person në Gostivar, kapet duke vjedhur appeared first on Telegrafi.
Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut sot ka shpërndarë të dhëna në lidhje me e HIV-it në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit dhjetor janë raportuar dy raste të konfirmuara me HIV, tek meshkujt, të grupmoshës 40-49 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga SIDA, e raportuar si e ndodhur në nëntor 2024, tek një mashkull, i grupmoshës 20-29 vjeç. Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara (deri më 31.12.2024), numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë është Maqedonia e Veriut, për periudhën 1987–2024, është 688 dhe prej tyre, sipas…