Author: shqiperia
Nga Fronti Europian thonë se nuk ka nevojë që të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit për politikë sociale në Kuvend. Nga FE shtojnë se çdo deputet tjetër nga radhët e tyre, do të veprojë njëjtë si ilire Dauti. “Fronti Europian nuk ka nevojë të propozojë kandidat tjetër për kryetar të komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinjë, pasi çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti dhe veprimi i njëjtë do të prodhonte rezultatet e njëjta. Kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen me kompromis mes partive politike dhe votohen nga 120 deputet të Kuvendit! Nuk mundet…
Dorëzohet në polici Goce Trajkovski, dëshmitari i vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit
Goce Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç në gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, i cili ishte në arrati dhe i dyshuar për djegien e një kafeneje, sot është vetëdorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës njoftojnë nga MPB. Për të është lëshuar një urdhër arresti. Ai ishte planifikuar të dëshmonte për rolin e tij në kërkimin e Vanya më 15 nëntor, por nuk u paraqit në gjykatë për shkak të sulmeve të panikut. Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç, së bashku me babain, mblodhën video dhe ndërmorën aktivitete për gjetjen e fëmijës. Më pas nga Prokuroria në një…
Ambasadori i BE-së në RMV, Michalis Rokas, vlerëson se urimet e dërguara nga politikanët maqedonas për zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgari janë të mirëseardhura. Gjatë vizitës së sotme në Kumanovë, Rokas tha se edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re në Bullgari, në fokus të delegacionit të BE-së në vend është ndihma në realizimin e reformave. “Fakti është se ne kemi një qeveri të re në Bullgari, pashë mesazhet e urimit që u shkëmbyen, gjë që është shumë e mirëpritur. Nga ana jonë, si delegacion i BE-së, ne do të fokusohemi në ndihmën e vendit në zbatimin e…
Dafina Zeqiri shtatzënë, publikon fotot
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo ka publikuar foto në llogarinë e saj në Instagram, ku i shihet barku i rrumbullakosur. “Baby on board”, ka qenë përshkrimi i kësaj fotografie. Dafina Zeqiri shtatzënë, publikon fotot / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Norvegjia pritet të bëhet vendi i parë që do ta braktis VAR-in pasi 19 nga 32 klube të divizionit të parë të futbollit në këtë shtet votuan për ta hequr video-referimin. Pas periudhës prej katër muajsh konsultime me klube, futbollistë dhe grupe tifozësh, klubet e divizionit të parë dhe të dytë norvegjez votuan për ta hequr VAR-in, ndërsa e nisën rekomandimin drejt Federatës Norvegjeze të Futbollit (NFF), e cila do ta marrë vendimin definitiv. NFF pritet ta marrë vendimin final në muajin mars, ndërsa “ESPN” mëson se shtëpia e futbollit norvegjez mund edhe ta anulojë këtë rezultat. Divizioni i parë…
BDI: Gjuhët zyrtare janë pasuri e përbashkët e shtetit dhe një garanci për barazinë e të gjithëve
Vendimi i fundit i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta ulur statusin e gjuhës shqipe nga gjuhë zyrtare në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve është një sulm i hapur ndaj barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së. “Ky veprim nuk është vetëm një akt diskriminues ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, por edhe një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike në vendin tonë. Marrëveshja e Ohrit dhe përparimet që janë bërë deri më sot janë fryt i një pune dhe sakrifice të përbashkët, dhe nuk do të lejojmë që ato…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se të dhënat nga Sistemi i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit dhe sipas parashikimit të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarmimit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Manastir – Manastir2 (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme). Pragu i alarmimit është i përcaktuar në Dekretin për ndryshim dhe plotësim të Dekretit për kufijtë e vlerave dhe llojeve të substancave ndotëse në ajër, si dhe pragjet e alarminit, afatet për arritjen e kufijve të…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi që në javën e fundit, sipas IKSHPK-së, në bazë të numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik. IKSHPK thotë se kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore. Në apelin e tyre u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: Punëtorët shëndetësor; Gratë shtatzëna; Personat…
Buxheti i kësaj jave prej vetëm 5% të fituar për shkak të dështimit në sfidën javore në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka bërë që debati për cigaret të ndizet sërish, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Madje banorët kanë filluar edhe t’ua marrin fshehurazi njëri-tjetrit cigaret. Sot në mëngjes, kur Gjesti ishte duke ecur, një nga banoret, Loredana i shkon nga mbrapa dhe tenton t’ia marrë cigaret që ai i mbante në dorë, gjë që tensionon situatën mes dy banorëve. Gjestit nuk i pëlqen ky veprim i banores dhe i thotë asaj që mos ta preki kurrë me me dorë…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se ndjehet krenar që mori pjesë në disa nga manifestimet me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan Donald Trump. Taravari në një deklaratë për “TV21” thotë se biletën e avionit dhe qëndrimin në hotel e ka paguar vetë, ndërsa tiketën siç thotë ai, ia kanë paguar miqtë në SHBA. “Pavarësisht kritikave, unë them se tiketën apo biletën ma kanë siguruar miq, të cilët i kemi në SHBA. Nuk kam paguar asnjë denar. Harxhimet për biletën e avionit dhe hotelin atje e kam paguar privatisht unë. Ndjehem shumë krenar që mora pjesë në…