Author: shqiperia
Lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski sot ka deklaruar se miratimi i Plarformës për unitet kombëtar i nevojitet shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësues të partive politike për miratimin e tij, por se biseda precize do të ndodhnin në nivel të delegacioneve të partnerëve. “Kjo nuk është vetëm platformë për unitet nacional, por unitet i përgjithshëm në nivel të kombit që na përket edhe neve maqedonasve si komb shtetformues, si dhe për të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në vendin tonë. Maqedonia meriton të ecë përpara, ndërsa kjo është një nga platformat qëllim mira. Në të kaluarën ka pasur tentativa…
“BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror. Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi i BDI-së non-grata, ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit. E njëjta prokurori, pa asnjë përgjegjësi, më parë vendosi masa lehtësuese për të shpëtuar Ixhet Memetin dhe gjykatësin Naqe Gjeorgjiev. A është kjo drejtësia që shqiptarët meritojnë? Pyesim se kujt po i shërbejnë njerëzit e instaluar në gjykata e prokurori nga BDI nongrata. Për 22 vjet, BDI-non grata ka mbajtur pushtetin me metodat më të ulëta, duke manipuluar dhe shfrytëzuar…
Në shkolla nuk duhet të ketë kafene sepse janë institucione arsimore, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Pasi Sdk, pas raportimeve të qytetarëve në mjetin Raporto problem, publikoi një tekst se oborret e shkollave janë shndërruar në lokale ku mbahen festa, ditëlindje, madje edhe dasma, Ministria deklaroi se kjo praktikë duhet të ndalet. “Në shkolla kryhen aktivitete edukative dhe jemi dakord që të mos ketë përmbajtje apo shërbime nga të cilat nuk përfitojnë të rinjtë dhe procesi i tyre arsimor. Kryesia e re e Ministrisë së Arsimit në 6 muajt e fundit i është afruar zgjidhjes së sfidave…
Mari D’Oro, artistja e re shqiptaro-norvegjeze vjen me një këngë të re nga Erjon Zaloshnja
The SuperStudios, studio regjistrimi e kompozitorit, autorit të teksteve dhe producentit, Erjon Zaloshnja sjell një super hit muzikor nga këngëtarja shqiptaro-norvegjeze e talentuar, Mari D’Oro. Kënga e titulluar “T2” është publikuar tashmë në youtube në kanalin e këngëtares dhe mban firmën e artistes Angus Dei. “Mari D’oro, artistja e re shqiptaro-norvegjeze në nje këngë të re krijuar nga unë në të tre komponenteët. Nje këngësh tashmë të përfunduara do të vijojë të plotësojë katalogun e saj muzikor. Ky vit do të jetë një vit i fortë krijimesh në The SuperStudios. Puna veç sa ka filluar!” shprehet autori i këngës dhe…
Nga Fronti Europian thonë se nuk ka nevojë që të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit për politikë sociale në Kuvend. Nga FE shtojnë se çdo deputet tjetër nga radhët e tyre, do të veprojë njëjtë si ilire Dauti. “Fronti Europian nuk ka nevojë të propozojë kandidat tjetër për kryetar të komisionit për politikë sociale, demografi dhe të rinjë, pasi çdo deputet tjetër do të veprojë njëjtë si Ilire Dauti dhe veprimi i njëjtë do të prodhonte rezultatet e njëjta. Kryetarët e komisioneve parlamentare zgjidhen me kompromis mes partive politike dhe votohen nga 120 deputet të Kuvendit! Nuk mundet…
Dorëzohet në polici Goce Trajkovski, dëshmitari i vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit
Goce Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç në gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, i cili ishte në arrati dhe i dyshuar për djegien e një kafeneje, sot është vetëdorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës njoftojnë nga MPB. Për të është lëshuar një urdhër arresti. Ai ishte planifikuar të dëshmonte për rolin e tij në kërkimin e Vanya më 15 nëntor, por nuk u paraqit në gjykatë për shkak të sulmeve të panikut. Trajkovski, një nga dëshmitarët kyç, së bashku me babain, mblodhën video dhe ndërmorën aktivitete për gjetjen e fëmijës. Më pas nga Prokuroria në një…
Ambasadori i BE-së në RMV, Michalis Rokas, vlerëson se urimet e dërguara nga politikanët maqedonas për zgjedhjen e qeverisë së re në Bullgari janë të mirëseardhura. Gjatë vizitës së sotme në Kumanovë, Rokas tha se edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re në Bullgari, në fokus të delegacionit të BE-së në vend është ndihma në realizimin e reformave. “Fakti është se ne kemi një qeveri të re në Bullgari, pashë mesazhet e urimit që u shkëmbyen, gjë që është shumë e mirëpritur. Nga ana jonë, si delegacion i BE-së, ne do të fokusohemi në ndihmën e vendit në zbatimin e…
Dafina Zeqiri shtatzënë, publikon fotot
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo ka publikuar foto në llogarinë e saj në Instagram, ku i shihet barku i rrumbullakosur. “Baby on board”, ka qenë përshkrimi i kësaj fotografie. Dafina Zeqiri shtatzënë, publikon fotot / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Norvegjia pritet të bëhet vendi i parë që do ta braktis VAR-in pasi 19 nga 32 klube të divizionit të parë të futbollit në këtë shtet votuan për ta hequr video-referimin. Pas periudhës prej katër muajsh konsultime me klube, futbollistë dhe grupe tifozësh, klubet e divizionit të parë dhe të dytë norvegjez votuan për ta hequr VAR-in, ndërsa e nisën rekomandimin drejt Federatës Norvegjeze të Futbollit (NFF), e cila do ta marrë vendimin definitiv. NFF pritet ta marrë vendimin final në muajin mars, ndërsa “ESPN” mëson se shtëpia e futbollit norvegjez mund edhe ta anulojë këtë rezultat. Divizioni i parë…
BDI: Gjuhët zyrtare janë pasuri e përbashkët e shtetit dhe një garanci për barazinë e të gjithëve
Vendimi i fundit i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta ulur statusin e gjuhës shqipe nga gjuhë zyrtare në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve është një sulm i hapur ndaj barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit, thuhet në reagimin e sotëm të BDI-së. “Ky veprim nuk është vetëm një akt diskriminues ndaj gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, por edhe një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike në vendin tonë. Marrëveshja e Ohrit dhe përparimet që janë bërë deri më sot janë fryt i një pune dhe sakrifice të përbashkët, dhe nuk do të lejojmë që ato…