Author: shqiperia

Kjo është gjendja momentale e shkollës fillore “Ismail Qemali” të fshatit Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit. Siç shihet edhe nga fotot dhe videot të siguruara nga Alsat gjendja paraqitet e mjerueshme në këtë objekt shkollor ku mësimin e ndjekin mbi 300 nxënës nga klasa e parë deri atë të nëntë. Disa nga prindërit që kontaktuam shprehen të revoltuar për kushtet në shkollë duke shtuar se fëmijët e tyre ndjehen të rrezikuar derisa zhvillojnë procesin mësimor. Gjithashtu, prindërit ankohen për mungesë të ngrohjes në klasat ku zhvillohet mësimi. Nga pamjet e siguruara shihet se si nxënësit ngrohen nga një ngrohëse elektrike…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën tij me diasporën se ende po luftohet për çështjen maqedonase për shkak se kjo çështje ende s’ka përfunduar, e për Athinën zyrtare është provokim, shprehet i habitur për shkak se, siç thotë ai, askush nuk është përmendur në deklaratën e tij. “Qëllimi dhe mesazhi im ishte i qartë. Si kryeministër do të ishte e papërgjegjshme dhe tradhëti ndaj popullit maqedonas të them se çështja maqedonase ka përfunduar në kushte kur ne nuk jemi pjesë e familjes evropiane, kurse rrugën e kemi nisur para shumë vendeve”, tha Mickoski. Sipas tij, çështjet bilaterale nuk mund…

Lexo më shumë

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 100 deri në 150 metra ka në Shtip dhe në rrugën Veles-Katllanovë. Nga LAMM bëjnë me dije se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…

Lexo më shumë

Nga BDI se dje VLEN u mburr se ka mbyllur kapitullin e ndikimit politik në gjyqësor, ndërsa sot kur gjykata amnistoi ata që më 27 prill deshtën të kryejnë grusht shteti në Kuvend, VLEN ndryshon narrativën. “Në një përpjekje qesharake për të shpëtuar imazhin, tani fajësojnë prokurorët e “kohës së kaluar”. Kjo është dëshmi e qartë e humbjes së busullës dhe e lojës së tyre me dy standarde. Është e qartë se sot gjyqësori është më i kapur se kurrë dhe i shërben interesave të një agjende politike monoetnike”, thonë nga BDI. Sipas tyre, drejtësia selektive ka marrë formë dhe…

Lexo më shumë

  Policia Rrugore dhe Njësia Lëvizëse e Sigurisë në Trafikun Rrugor të Ministrisë së Brendshme kanë kryer gjithsej 6984 kontrolle të automjeteve që udhëtojnë nëpër qytete të vendit gjatë muajit të kaluar në përputhje me “Planin e Veprimit për Ajrin e Pastër për Sezoni i Ngrohjes 2024-2025″. Siç informon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), në raportin e dorëzuar në Grupin Punues për Ajrin e Pastër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në periudhën prej 13 dhjetor 2024 deri më 13 janar 2025 nga SPB Shkup. Gjithsej 6984 kontrolle të automjeteve janë kryer në Tetovë, SPB Ohër, SPB…

Lexo më shumë

Për 34 për qind është rritur numri i të prekurve nga gripi dhe sëmundjet repsiratore në javën e fundit. Më të prekur janë fëmijët dhe të moshuarit. Piku i gripit pritet të jetë në mes apo nga fundi i muajit shkurt. “Gjatë javës së tretë të vitit 2025, kjo është mes 13 deri më 19 janar, janë regjistruar 1.412 raste të gripit ose sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 34.1 më shumë në krahasim me javën e kaluar. Por, numri i të regjistruarve këtë javë në dallim me javën e tretë të sezonës, apo të vitit të kaluar…

Lexo më shumë

Për Aleancën për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit varros drejtësinë, rrezikon të ardhmen evropiane të vendit dhe cenon marrëdhëniet ndëretnike. Lirohen kriminelët dhe terroristët, ndërsa dënohen qytetarët e pafajshëm, lirohen maqedonasit dhe dënohen shqiptarët, thonë nga partia e Selës. Prej atje, shtojnë se kjo praktikë e filluar me vendimet e drejtorit të burgjeve për të liruar disa nga sulmuesit e 27 prillit, vendimet gjyqësore për lirimin e të tjerëve, e konfirmuar sot edhe me faljen e organizatorëve të “27 prillit”, e nga ana tjetër shqiptimin e dënimit për Agim Islamin…

Lexo më shumë

  Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, e cila e ka informuar për gjendjet dhe pritjet ekonomike, konform projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore. Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkova, është konstatuar se stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar janë themelet e ekonomisë së shëndetshme, në të cilën investimet dhe bizneset mund të avancojnë dhe se pa ato ekonomia është e ndjeshme në tronditjet që e çrregullojnë rritjen dhe e ulin besimin e opinionit në sistemet financiare. Në këtë drejtim, është theksuar se përmes politikave dhe masave të…

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit ka hasur në më shumë parregullsi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës por detajet rreth tyre, ministrja Vesna Janevska thotë se do t’i zbardhë kur procedurat të jenë të qëndrueshme dhe vendimtare. Janevska për Alsat thotë se për momentin nën mbikëqyrje janë dy institutet që veprojnë brenda këtij universiteti. “Ne veprojmë në Strugë dhe për momentin nën mbikëqyrje janë dy të ashtuquajturit institute nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës. D.m.th vazhdimisht punojmë por duhet të mbledhim mjaftueshëm elemente dhe dëshmi për vendimin që do të marrim që ai të mos bie në ujë, do të thosha me gjuhën e…

Lexo më shumë

Departamenti për Kontroll të Brendshme pranë MPB-së deri te Prokuroria parashtroi kallëzim penal kundër A.D për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare”. “Më 31.12.2024, komisioni i formuar për regjistrim në Njësia për Punë të Brendshme në Karposh ka kryer regjistrim dhe numërim të armatimit ku ka qenë A.D kompetente. Pas regjistrimit, është konstatuar se mungon një pushkë automatike në SP Karposh, në pronësi të MPB-së”, thuhet në njoftimin e policisë. Ata po ashtu theksojnë se më 11 janar është ka pasur sërish kontroll dhe sërish është konstatuar se mungon një pushkë automatike. “A.D me…

Lexo më shumë