Author: shqiperia
MPB-ja informon se është ngritur kallëzim penal për armëmbajtje pa leje është ngritur kundër babait të pesëmbëdhjetëvjeçarit, i cili drejtonte veturën në të cilën është gjetur një armë. “Me datë 23.01.2025 rreth orës 19:10 në fshatin Vollkovë, nëpunës policorë nga Njësiti për tregti të palejuar në SPB Shkup kanë ndaluar dhe kanë kontrolluar veturën Audi me targa të Shkupit. Është konstatuar se vetura drejtohej nga një i mitur nga Shkupi dhe në automjet janë gjetur pesë pistoleta, dy prej tyre pneumatike dhe tre armë zjarri, gjashtë karikatorë dhe 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas kontrolleve të kryera, u konstatua…
Vdekja e binjakëve, Spitali i Prilepit me konkluzione nga komisioni për kontroll të brendshëm
Nevojitet të angazhohet një punonjës social, në kohën më të afërt, i cili do ta përforcojë ekipin dhe do të kontribuojë për përmirësimin e funksionimit të plotë të spitalit. Këtë e ka konstatuar, ndër të tjera, komisioni për kontroll të brendshëm pranë spitalit të Prilepit për punën e punonjësve shëndetësore në rasti me dy foshnjet – binjake, që ndërruan jetë më 16 janar, njëra në shtëpinë familjare në Sllavej, ndërsa tjerra disa orë më pas në spital. Komisioni ka sjellë disa konkluzione. “Nga kontrolli i dokumtacionit të grumbulliuar mjekësor, është vërtetuar se nëna e ka ndërprerë trajtimin spitalor me kërkesë…
“Dy paga minimale, tashmë disa muaj, nuk mjaftojnë që të mbulohen nevojat themelore për një familje”, thonë nga opozitarja LSDM. Nga LSDM thonë se politikat e gabuara ekonomike të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së pasuruan elitat kurse varfëruan popullin. Ata thonë se paga minimale duhet të jetë mbi 500 euro. “LSDM çdoherë ka qenë dhe do të jetë në anën e punëtorëve edhe në krizat më të rënda, nuk i harruam punëtorët. Për herë të parë Qeveria e LSDM-së rriti pagën minimale për 100% në krahasim me vitin 2016, respektivisht në 22.567 denarë, derisa paga mesatare neto nga 22.460 u rrit në…
Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska sot e vizitoi minierën SASA, miniera më e madhe nëntokësore për plumb dhe zink në vend, e cila prodhon përafërsisht 800.000 tonë xehe në vit. Në takimin me përfaqësuesit e ekipit drejtues të minierës, Bozhinovska theksoi se i mbështetë praktikat e minatorëve të cilat janë të qëndrueshme dhe të sigurta, ndërsa njëherit e ceki edhe rëndësinë e inovacioneve në xehtari. Nga Ministria kumtuan se në SASA drejtpërdrejtë janë të punësuar rreth 770 persona, pjesa më e madhe banorë të komunitetit lokal, ndërsa puna e suksesshme miniersë SASA në gjashtë vitet e…
Koalicioni VLEN do të hap sonte shtabin elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje në qytetin e Shkupit. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Lëvizjes Demokratike -pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti. Mexhiti sqaroi se shtabi do të ndodhet tek Çarshia e vjetër e qytetit dhe shtetasit e Kosovës do të mund të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Në Shkup por edhe në qytete tjera, ka shumë që kanë nënshtetësi të Kosovës, ndaj ju ftoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj për votim”, tha Mexhiti. /Telegrafi/ Mexhiti: VLEN do hap shtab elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje në…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vijuar takimet me qytetarët. Nga Bërvenica kreu i integristëve, Ali Ahmeti, tha se kjo qeveri është nënçmuese për shqiptarët. Ahmeti ndër të tjera tha se gjuha shqipe nuk guxon të preket dhe se një veprim të tillë anti-shqiptar as në ëndrra mos ta shohin qeverisja aktuale. “Këto ëndrra të mos i shohin pikë së pari. Shqiptarët vet, një dekadë 10 vite, e kanë mbajtë Universitetin e Tetovës, deri në legalizimin në 2004. Kanë tre universitete shqiptarët. Këto ëndrra ato mos i shohin. Prandaj të mos i manipulojnë dhe mos i gënjejnë qytetarët e vet, se…
Është djegur një autobus i NPT “Shkupi”
Në Komunën e Sopishtes është djegur një autobus i Ndërmarrjes Publike të Transportit “Shkupi”. Nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup kanë njoftuar se zjarri është denoncuar në orën 12.33 dhe se me intervenimin e tyre është shuar në tërësi dhe nuk ka të lënduar. Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për autobusin e linjës me numër 58. Nga MPB-ja kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer derisa autobusi ka lëvizur në qarkoren e Sopishtes. Sipas policisë, një personi i cili kishte thithur tymin i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe se nuk raportohet për të lënduar të tjerë. …
Ëmbëltore Rinia u themelua në vitin 1947, aso kohe si një lokal i rrallë që do të ofronte ëmbëlsira me receta unike për qytetarët e Tetovës, ndërsa sot, kur po numëron 78 vite ekzistencë, me Rininë po udhëheq gjenerata e pestë e familjes Ibrahimi, të cilët vazhdojnë traditën familjare në këtë pastiçeri. Siç na tregoi Bekim Ibrahimi, në gjithë këto vite, Rinia ka ruajtur me fanatizëm ëmbëlsirat tradicionale të dikurshme, mirëpo vazhdimisht duke sjellë dhe ëmbëlsira të reja në treg, gjithmonë në hap me kohën. Rinia njihet për shijen unike të ëmbëlsirave, të torteve për festa dhe manifestime të ndryshme,…
Pikat e vaksinimit në mbarë vendin po përballen me mungesë të stafit. Nga Unioni që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve stomatolog “Për ne” në një deklaratë për Agejncionin Informativ të Lajmeve thanë se në territorin e Qytetit të Shkupit, por edhe në vend në përgjithësi, ka mungesë të madhe të infermierëve, duke përfshirë dhe pikat e vaksinimit. Nga Ministria e Shëndetësisë, theksojnë se po punohet për sigurimin e stafit të nevojshëm në të gjitha institucionet shëndetësore. Sipas të dhënave që disponon Sindikata që e udhëheq Sindikatën e Shoqatës së infermierëve, teknikëve, mamive dhe infermierëve…
Në Qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë sot u bë promovimi solemn i nëpunësve të rinj policorë – gjenerata 2024-2025. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë promovimit porositi se këtë vit MPB-ja bëhet më e pasur për 497 kolegë të rinj, ruajtës të ardhshëm të sigurisë së qytetarëve, “djem dhe vajza të Maqedonisë”. “Profesioni policor nuk është vetëm zgjedhje, por është thirrje, premtim të cilin secili prej jush e pranon me qëllim që t’i ruajë të afë[rmit e vet, qytetarët e vet, atdheun e vet, të sigurt. Kolegë të ardhshëm të nderuar, mirëqenia…