Author: shqiperia

Nga Ministria e Punëve të Brendshme pasdite informojnë se janë sekuestruar një pistoletë dhe 263 plumba gjatë basitjes së shtëpisë së një 46 vjerçari nga Drenoveci. “Dje në periudhën nga ora 10:45 deri në ora 11:15, në bazë të urdhrave gjyqësore, nëpunës policore nga SPB – Tetovë është kryer bastisje në shtëpinë e S.S. nga Drenoveci – Tetovë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një pistoletë “zastava e kuqe” dhe 263 plumba të kalibrit 9 milimetra, transmetojnë nga MPB. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, siç shtohet, do të ngrihet kallëzim përkatës. Bastisje në Tetovë,…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë aktuale. Nga BDI thonë se kjo qeveri me parti të 1 për qindshave për nga besimi i popullit në ta, po kthen mbrapsht çdo arritje shqiptare. Reagimi i plotë: Për vetëm shtatë muaj, qeveria e partive me 1% mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke rikthyer një gjuhë dhe qasje që për shumë vite ishte lënë pas. Për herë të parë, institucionet e kësaj qeverie përdorin terminologjinë “Kosova dhe Metohia,” një narrativë që është shprehje e qartë e politikave të Serbisë për…

Lexo më shumë

Milani ia doli të merrte tri pikë vetëm në fund, duke përmbysur 3-2 Parmën në “San Siro”. Ndeshja ka qenë e tensionuar dhe nervat u panë në fundin e sfidës. Trajneri Sergio Conceiçao dhe një nga kapitenët, Calabria, u përplasën fizikisht mes tyre, aq sa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Milanit që situata mos degradonte. Nuk dihet se cili ishte motivi i kësaj përplasje në kampin kuqezi, ndërsa në ditët në vijim pritet të hidhet dritë mbi këtë ndodhi që nuk i bën aspak mirë një ekipi si Milani. Calabria ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te…

Lexo më shumë

Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë përmes një press-konference ka drejtuar akuza se po cënohen të drejtat e punëtorëve që duan të çanëtërësohen nga një sindikatë dhe të anëtarësohen në sindikatë tjetër. Sipas tyre, një punëtorë duhet të presë 3 vite për t`u çanëtarësua nga një sindikatë dhe të kalojë në tjetër dhe se ky absurd nuk ekziston askund përvec se në Maqedoni. Kryetari i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, Marjan Risteski, njjoftoi se një punëtor i cili kishte dashur të çanëtarësohet nga Sindikata, I është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku nga atje më 9 tetor 2024 kanë konstatuar se…

Lexo më shumë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Kuvendi nuk mund të shkarkojë anëtarë të këtij trupi, kurse shtë shprehur edhe kundër idesë për shkarkim të plotë. Qëllimi, sic thotë, është që të kthehet besimi nga gjykatësit, për shkak se edhe tek ata është në nivelin shumë të ulët. “Jemi dëshmitarë se shumë procedura zgjasin shumë gjatë nëpër gjykata. Duhet të konsultohen gjykatësit, përse është kështu, ku është problemi, ta detektojmë, të përpiqemi që përmes ndryshimeve ligjore të shkurtohen këto afate. Në këtë mënyrë edhe qytetarët më shpejt do të arrijnë tek drejtësia…

Lexo më shumë

Nga koalicioni VLEN kanë reaguar ndaj akuzave të BDI-së se kjo qeveri me qëllim nuk po merr masa për kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë. VLEN thonë se ata me qeverisjen e tyre brenda pak muajve arritën të nënshkruajnë marrëveshje për one-stop shop me Kosovën, e cila së shpejti do të hyjë në fuqi. “Kjo do të ofrojë mundësi të reja të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ku do të jetë fitimprurëse për qytetarët dhe dyja vendet. Derisa BDI, marrëveshje për one-stop shop nënshkruante me Serbinë. Ne kujtojmë qytetarët se ishte pikërisht Bujar Osmani apo i njohur si dosti i Daçiqit,…

Lexo më shumë

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në një komunikatë për media kanë njoftuar se kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme në Qendrat turistike. Nga AUV bëjnë të ditur se janë kontrolluar 18 operatorë ushqimorë në Qendrat e Skijimit edhe atë në Kodër të Diellit, Mavrovë, Ponikva, Krushevë, Pelister dhe në Mihajlovo. AUV njofton se inspektorët e Agjencisë kanë vërejtur parregullësi vetëm të një operator, i cili siç thonë, nuk ka qenë i regjistruar në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari si operator ushqimor, me të cilën i është shqiptuar gjobë dhe i është dhënë urdhër për regjistrim të menjëhershëm. “Inspektorët e Agjencisë…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 21 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer akte të tjera seksuale ndaj një vajze 19 vjeçare, gjegjësisht vepër penale nga neni 186 paragrafi 7 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 14 janar, vajza ka hyrë në një qendër tregtare dhe teksa po paguante në njërën nga kasat, është vërejtur nga i dyshuari që po bënte pazar në të njëjtin dyqan. Ai e ndoqi për disa kohë derisa vajza hyri në një pallat pranë qendrës tregtare. Ai e sulmoi në hyrje dhe filloi…

Lexo më shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështirë, njofton LAMM. Dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës në aksin rrugor Demir Kapi dhe Petrovec – Veles. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo…

Lexo më shumë

Dafina Zeqiri ka bërë një lajm të bukur për fansat e saj, duke publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Për Ty”. Ky është një dedikim i veçantë për djalin e saj të ardhshëm, pasi këngëtarja ka zbuluar së fundmi se është shtatzënë dhe do të bëhet nënë e një djali. Dafina ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku shkruante: “Për ty, djali im”, duke e shpërndarë me shumë dashuri këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj. Kënga është një dedikim për fëmijën që do të vijë në jetën e saj,…

Lexo më shumë