Author: shqiperia

MPB Maqedoni njofton se dje (05.08.2025) në orën 11:35, oficerët e Stacionit të Policisë për Sigurinë Rrugore të Tetovës arrestuan personin A.L (37) nga Zvicra. “Gjatë një kontrolli në trafik, u përcaktua se ai po drejtonte një Mercedes me targa kombëtare zvicerane me shpejtësi prej 155 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar me tabelë prej 80 kilometrash në orë jashtë një zone të banuar”. “Ai u ndalua në një stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet një kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm…

Lexo më shumë

Fabio Capello e ka lavdëruar përforcimin e ri të Milanit, Ardon Jashari. Ylli shqiptar pritet të nënshkruajë sot kontratë pesëvjeçare me “Rossoneri”, të cilëve kartoni i tij do t’ju kushtojë 38-39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset. E përfaqësuesin zviceran e ka çuar në qiell trajneri legjendar italian, i cili e përshëndeti klubin Kuqezi për këtë “goditje”. “Më duhet ta pranoj se e kam parë vetëm në Ligën e Kampionëve në edicionin e fundit, shumë pak për të pasur qartësi absolute. Por, djaloshi më duket valid, një potencial top në këtë rol për të ardhmen. Pra, një goditje prej Milanit,…

Lexo më shumë

Të ardhurat e larta historike për korrikun, Drejtoria e doganave dhe Drejtoria për të ardhura publike kanë pagesë më të lartë mujore deri tani. Stabiliteti financiar dhe rritja e qëndrueshme ekonomike janë fokusi ynë dhe tani shihen rezultatet, që në vitin e parë të mandatit, njofton ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska në profilin e saj në Facebook. Dimitrievska-Koçoska thekson se në korrik, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet shënojnë rritje prej 7,4 për qind, të ardhurat nga akcizat shënojnë rritje prej 5,7 për qind, ndërsa të ardhurat nga shpenzimet për import…

Lexo më shumë

“Saktësisht 364 persona, 34 prej të cilëve në Shkup, do të përfitojnë nga masa e Qeverisë, në të cilën do të marrin trajnim teorik dhe praktik për përballimin me zjarret në Maqedoni. Angazhimi i tyre do të jetë sezonal dhe do të mbështetet financiarisht nga Qeveria me 24 mijë për secilin punëtor”, njoftoi sot OBRM-PDUKM. Ata informojnë se trajnimi tashmë është duke u zhvilluar në 13 qytete në vend, duke mbuluar 28 komuna në të gjithë vendin. Të rinjtë që janë regjistruar për trajnim do t’i nënshtrohen një trajnimi dy-ditor, i cili do t’i përgatisë ata të dalin në terren…

Lexo më shumë

Calvin Harris është bërë baba për herë të parë, pasi bashkëshortja e tij, prezantuesja e BBC Radio 1 Vick Hope, ka sjellë në jetë një djalë të cilin çifti e ka quajtur Micah. DJ-i skocez 41-vjeçar ndau lajmin e gëzueshëm të hënën përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një seri fotosh prekëse që shënonin lindjen e të birit. “Më 20 korrik erdhi në jetë djali ynë. Micah është këtu!”, shkroi ai, duke shtuar: “Bashkëshortja ime është një superheroinë dhe jam pafundësisht mirënjohës. Të duam shumë, Micah.” Në mesin e imazheve të publikuara është edhe fotoja e parë babë e…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njoftojnë se në periudhë brenda një muaji kanë shqiptuar 161 gjoba për errësim të xhamave të veturave në mënyrë të paligjshme. “Gjatë periudhës nga 1 deri më 31 korrik 2025, Sektori për Punë Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 161 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB. Nga MPB…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media ka reaguar për punësimet në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa thonë se i vetmi shqiptar i pranuar nga 74 kandidatë është Jasir Ibrahimi, nip i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi. Nga BDI thonë se kjo përzgjedhje selektive ka ndodhur pavarësisht faktit se dhjetëra të rinj shqiptarë të diplomuar kishin aplikuar në konkursin e shpallur në maj. “Të gjithë, përveç një familjari të një funksionari të lartë partiak në pushtet, janë eliminuar gjatë testit psikologjik apo fizik. Vetëm nepotizmi kalon “testin”, jo aftësia, jo përgatitja. Kjo është një goditje e rëndë…

Lexo më shumë

Ardon Jashari zbarkoi mbrëmë në Milano pas arritjes së marrëveshjes mes Club Brugge dhe Milanit për transferimin e tij në “San Siro”. Ylli shqiptar mbërriti në qytetin e modës rreth orës 23:00, ndërsa u prit nga gazetarët dhe nga disa tifozë Kuqezi, të cilët i dhanë kurajë që nga momentet e para. “Shumë i lumtur, shumë i lumtur”, ishin fjalët e para të Jasharit në Milano, teksa “Rossoneri” e fituan betejën dymuajshe për ta sjell atë në ekip. 23 vjeçari thuhet se i ka kushtuar Milanit në total 39 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset. Ai do t’ju nënshtrohet kontrolleve…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (05.08.2025), pas një urdhri të mëparshëm të lëshuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Koçanit kryen kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse që i përdorte E.H.H. (43) nga Koçani. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy mulli metali dhe marihuanë, ndërsa E.H.H. u privua nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse. “Gjithashtu, më 05.08.2025, pas një urdhri të mëparshëm të lëshuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, u krye kontroll në shtëpinë e I.R. (29) nga…

Lexo më shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nga LAMM thonë se për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikat kufitare Bogorodicë dhe Tabanocë, ku koha e pritjes është rreth 10 minuta, në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. “Për shkak të zbatimit të projektit “Ndërtimi i Seksionit Rrugor Gradsko – Drenovë”, pjesë e Korridorit 10d, do të ketë një ndryshim të përkohshëm të regjimit të trafikut…

Lexo më shumë