Author: shqiperia

Qeveria po shqyrton disa masa të reja për të zbutur pasojat e krizës, të cilat do të dimensionohen saktësisht në përputhje me zhvillimet globale.Si pjesë e fazës tjetër, po analizohet futja e masave të mikro-shënjestruara. Ndër opsionet është ngrirja e marzheve tregtare, me shkrirjen që kryhet gradualisht për të shmangur goditjet e çmimeve. Cila nga këto masa do të aktivizohet do të varet vetëm nga zhvillimi i kushteve globale.Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi në konferencën e sotme për shtyp se shteti po monitoron nga afër situatën në Lindjen e Mesme dhe është i përgatitur për fazën tjetër të ndërhyrjes.Kryeministri paralajmëroi se…

Lexo më shumë

Më datë 04.04.2026 në ora 20:40 në lagjen Fazaneria në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar personat E.E. (26) dhe D.E. (27), të dy nga Gostivari, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Paraprakisht, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor të Gostivarit rastin e ka denoncuar Xh.Xh. (31) nga Gostivari. Sipas denoncimit, në shtëpinë e tij ka pasur një zënkë verbale mes bashkëshortes së tij A.Xh. (26) dhe nënës M.Sh. (51) me fqinjët e tyre A.D., E.E. dhe D.E., pas së cilës ka pasur një përleshje fizike ku kanë marrë pjesë disa persona. Pas dokumentimit të plotë të rastit,…

Lexo më shumë

“Masat e Mickoskit janë të vona, të pamjaftueshme dhe nuk do të kenë absolutisht asnjë efekt, sepse spiralja e rritjes së çmimeve ka filluar tashmë”, vlerësoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.“Kur paralajmëruam se ato duhet të futen në fuqi në kohën e duhur, siç kanë bërë shumë vende në rajon, qeveria ishte e shurdhër, thjesht nuk na dëgjoi dhe për këtë arsye është kjo situatë këtu. Kriza do të bëhet gjithnjë e më e rëndë, qytetarët do ta ndiejnë gjithnjë e më shumë mbi shpinën e tyre. Fatkeqësisht, qeveria është plotësisht e papërgjegjshme dhe e interesuar vetëm për veten dhe…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristian Mickoski komentoi sot edhe protestën e paralajmëruar për nesër nga ana e studentëve për provimin e jurisprudencës. Ai tha se kjo protestë po mbështetet nga një parti e cila, sipas tij, nuk ke ka zgjidhur këtë problem për më shumë se dy dekada.Ai tha se është e rëndësishme të thuhet që studentët arsimimin e tyre e kanë formuar në gjuhën e tyre amtare, në këtë rast në gjuhën shqipe.“E treta, qeveria e kaluar ka sjellë një ligj, i cili është ligji për gjuhët i cili e dini është kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese, pikërisht kundërshtohet në atë pjesë që…

Lexo më shumë

Koalicioni VLEN përmes një komunikate thekson se për këto gati dy vite në opozitë, BDI nuk ka lënë gjë pa keqpërdorur. Ndër të tjera, VLEN akuzon BDI-në edhe për keqpërdorimin e protestës studentore. “Sot, pa asnjë kredibilitet moral, përpiqet të instrumentalizojë edhe një çështje që vetë e ka lënë peng. E njëjta parti, me disa ministra të Drejtësisë, sot derdh lot krokodili për një problem që nuk e zgjidhi kur e kishte gjithë pushtetin në dorë. Njëkohësisht, është për t’u habitur se si gjatë 20 viteve pushtet të BDI-së, kur arsimi u nëpërkëmb dhe shumë padrejtësi mbetën pa zgjidhje, nuk…

Lexo më shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në konferencë për media deklaroi se kriza në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar krizë sidomos në sektorin e energjetikës.“Më parë miratuam vendim për uljen e TVSH-së, nga 18 në 10% me çka penguam shok të madh të çmimeve. Maqedonia paguan naftën më të lirë në rajon, por analizat tona flasin se duhet përsëri të reagojmë. Për këtë shkak sot patëm seancë të jashtëzakonshme ku sollëm disa vendime”, tha Mickoski.Mickoski tha se kanë sjellë vendim që të ulen akcizat për dizelin për katër denarë ndërsa për benzinat për dy denarë për litër.Sipas tij nëse nuk do…

Lexo më shumë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar me shqetësim të thellë lidhur me situatën e krijuar në Maqedoninë e Veriut, duke denoncuar mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe jetën publike të vendit, informon Telegrafi Maqedoni. Në një deklaratë zyrtare, UGSH thekson se reagimi i tyre vjen pas një sërë denoncimesh në media, si dhe reagimeve të organizatave të shoqërisë civile dhe personaliteteve nga shoqëria multietnike në vend. Sipas Unionit, moszbatimi i ligjit për gjuhën shqipe përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore dhe cenon parimet bazë të shtetit të së drejtës dhe të Kushtetutës.UGSH nënvizon…

Lexo më shumë

Katër persona janë privuar nga liria, ndërsa janë paraqitur shtatë kallëzime në Kumanovë, Tetovë, Shkup dhe Kërçovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.“Më 03.04.2026 në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (32) nga rajoni i Kumanovës, pasi për një periudhë më të gjatë kohore fizikisht e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij dhe i është kanosur. Më 03.04.2026 në ora 21:26 në SPB Tetovë, një grua 31-vjeçare nga Tetova raportoi se në shtëpinë e tyre familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.M. (31). I.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar në…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u dërgoi mesazh urimi me rastin e Pashkëve të gjithë besimtarëve që festojnë ringjalljen e Krishtit sipas traditës katolike.“Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Në ditët kur përkujtohemi për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, solidaritetit dhe mirësisë, uroj sinqerisht që ditët e festave të jenë të mbushura me shëndet, paqe, gëzim dhe mirëqenie”, shkruan Gashi në urim.Ai shtoi se festat e Pashkëve duhet të jenë nxitje për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, si vlera që bashkojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.

Lexo më shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lexo më shumë