Author: shqiperia
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,86 % në raport me vendimin e datës 20.01.2025. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/litër. Çmimi e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi e shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me…
Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media ka folur në lidhje me punën e Klinikës së Onkologjisë, gjegjësisht skandalin e mungesës së terapisë për pacientët me kancer. Filipçe tha se “e vërteta për Klinikën e Onkologjisë që duhet ta dijë opinioni është drejtpërdrejt e lidhur me komisionin anketues për Klinikën e Onkologjisë të kërkuar nga OBRM-PDUKM dhe të udhëhequr nga Rashela Mizrahi, dhe të gjitha pretendimet se nuk ka raporte për funksionimin e saj janë gënjeshtër e pastër”. “Mizrahi nga atëherë e deri më sot pretendon se unë jam përgjegjës për atë…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari thotë se ka ilaçe në Klinikën e Onkologjisë, por sipas tij për një javë ka munguar vetëm terapia biologjike. Taravari tha se këtë javë Klinika do të furnizohet me terapinë në fjalë. “Dua të informoj opinionin se terapia biologjike, këtë periudhë është dhënë shumë më shumë sesa më parë, por kërkesat prej pacientëve janë shumë më të mëdha, prandaj edhe kemi bërë protokolle se ku duhet të jepet kjo terapi biologjike. Prej kësaj jave përsëri do të rikthehet komplet terapia biologjike, por dua të ripërsëris se ilaçe kanë pacientët, por nuk e kanë vetëm terapinë…
I akuzuari i parë për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, Ljupço Palevski Palço, në fillim të seancës së sotme, kërkoi përjashtimin e prokurores publike Zhaklina Kërstevska dhe të gjithë Prokurorisë Publike të Shkupit, në rastin për shkak të një hetimi të kryer në mënyrë jo të duhur. Gjyqtari Ivica Stefanovski, gjykimin e shtyu për më 3 shkurt, duke theksuar se duhet t’i lërë hapësirë prokurorit publik republikan Lupço Kocevski duke u shprehur për pretendimet e kërkesës për përjashtim. Palevski, duke e paraqitur propozimin, para gjykatës tha se arsyet dhe provat gjenden në dy aktakuzat të cilat…
Zv.kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Ivan Stoilkoviq, në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pranuar dekoratë “Vojvoda Vuk” nga shoqata serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918, ndërsa nga BDI këtë e cilësojnë si akt ofendues dhe provokues, veçanërisht duke marrë parasysh historinë e errët të krimeve të kryera nga forcat vullnetare serbe kundër shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve 1912-1918 e njohur si periudhë gjenocidale. Nga BDI thonë se në atë periudhë, veçanërisht gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, popullata civile në territoret e sotme të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht shqiptarët, u përballën…
MPB Maqedoni njofton se dje (26.01.2025) rreth orës 22.30 në rrugën “Karaorman” në Manastir, nga ana e punonjësve policorë nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në SPB Manastir, e kanë privuar nga liria M.K (24). Siç njoftojnë nga MPB, ai kërkohej me nëntë fletarrest qendror nga burgu Idrizovë, Burgu i Shkupit dhe Prokuroria Themelore Publike në Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej 11 vite e tre muaj. “Gjatë arrestimit i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. M.K është dorëzuar në Stacionin Policor Manastir për procedura të mëtutjeshme”, thonë nga MPB./Telegrafi/ Arrestohet 24-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar për…
“Duhej të jenë korrekt, kur i përmendin klinikat ku nuk ka asnjë shqiptar, të përmendin edhe klinikat ku ka më shumë shqiptarë sesa që ka pasur më parë, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari për akuzat e sotme të BDI-së, të cilët thonë se në bordet drejtuese të 6 institucioneve shëndetësore shqiptarët janë zëvendësuar me maqedonas. Taravari thotë se numri i anëtarëve shqiptarë të bordeve është relativisht i njëjtë, siç ka qenë. “Janë qesharakë. Se më kanë përmendur aty 4-5 klinika ku është një shqiptar më pak, por nuk i përmendin klinikat ku ka 1 apo 2 shqiptarë më shumë!…
Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se në bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike të vendit, po synohet përjashtimi i shqiptarëve nga puna dhe përmend 6 institucione që siç thotë, shqiptarët u zëvendësuan me maqedonas. BDI kërkon nga Qeveria që të respektojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve etnike në vend. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike. Këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit…
SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se sot (27.01.) dhe nesër (28.01.2025) kryetari i Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Andrija Mandiq, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe prandaj Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit. SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga zyrtarët policorë. Ndërkohë, LAMM njofton se sot komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, ndërsa në pikat kufitare nuk ka vonesa…
VLEN: Lista e zezë është e vërteta e BDI-së
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me anketën e fundit që u publikua për partitë politike. Nga VLEN thonë se “BDI ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë”. “Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Pra, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej…