Author: shqiperia
Prokuroria Themelore Publike në Manastir njofton se ka iniciuar procedurë ndaj një personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “marrje e ryshfetit”. “Dyshimi rrjedh nga fakti se i dyshuari me datë 27 janar si person kryerës i punëve me interes publik, gjegjësisht mjek kirurg në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik “Dr Trifun Panovski” Manastir ka kryer intervenim – operacion të fshikëzës së tëmthit tek pacienti dhe më pas në mënyrë indirekte përmes dëshmitarit i ka kërkuar djalit të pacientit që t’i japë para në shumë prej 150 euro për ta shpërblyer për punën e…
Nikolloski: Do të formohen grupe punuese për realizimin e projektit të rrugës Tetovë-Prizren
Zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zv. ministri i Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski janë në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës me ftesë të Liburn Aliju, Ministër i Transportit Republika e Kosovës. Në kuadër të vizitës u takuan me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliju, me ç’rast u bisedua për realizimin e projekteve kapitale që janë me interes të përbashkët për të dyja vendet. Krahas takimit u bë një pasqyrë e disa projekteve infrastrukturore që po kryhen në Kosovë. Në takim u ngrit çështja…
Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar disa parregullsi dhe probleme me personelin në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor (FSPI). Sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, vitin e kaluar në FSPI janë punësuar 206 persona me kontratë pune në kohëzgjatje nga 2 deri në 12 muaj, për të cilët Fondi kishte siguruar pëlqimin nga Ministria e Financave për kryerjen e detyrave të punës dhe për të cilat janë shpenzuar më shumë se 800.000 euro. “Revizorët tregojnë se nuk ka evidencë për praninë e personave të punësuar, për këtë arsye ekziston mundësia e pagesës së mjeteve për personat që nuk…
Policia e RMV-së njofton se dje ka arrestuar dy shtetas turq të cilët janë kapur duke kontrabanduar emigrantë. “Dje rreth orës 12:15 minuta në magjistralen Tabanovc-Kumanovë, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, kanë ndaluar D.I.H (44) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në RMV. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “Opel Vectra” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte, janë gjetur dy persona nga Republika e Turqisë, të cilët pas kontrolleve janë konstatuar se kanë hyrë ilegalisht në vend”. “Më datë 28.01.2025 në ora 18.30…
Persona të caktuar të cilët kanë uzurpuar institucionet për të shprehur qëndrimet e tyre personale, tha sot kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me deklaratat e ministrit, Ivan Stoilkoviç, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Nuk hera e parë që disa persona të caktuar uzurpojnë institucione që të shprehin qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për një bartës të një pozite të një institucioni publik duhet të kemi parasysh ndjeshmërinë e pozicionit të cilët përfaqësojnë”, tha Kasami. Ai tha se shpreson që këto do të jenë komentet e fundit të Ministrit në fjalë.…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në një postim në Facebook thotë se ministria që ai e udhëheq edhe pse nuk është e lidhur me organizimin e iniciativave për bojkotimin e marketeve, mbështetë qytetarët në bojkotin e tyre. Durmishi shkruan se kjo është e drejtë e tyre qytetare dhe qytetarët, respektivisht konsumatorët, kanë të drejtë të vendosin vetë se si dhe ku i shpenzojnë paratë e tyre. “Ne mbështesim qytetarët në bojkotin, mbi të gjitha në tregjet që vitet e fundit kanë rritur jashtëzakonisht çmimet e produkteve pa asnjë logjikë ekonomike. Ne, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, kemi…
Koalicioni VLEN njofton se ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në bashkëpunim me përfaqësuesit e sektorit shëndetësor, ka njoftuar për rritjen e kapitacionit për mjekët amë me 20 deri në 25 denarë. “Pra nga periudha e ardhshme kapitacioni nga 75 denarë sa ishte deri më tani është bërë 100 denarë për pacient, një masë që synon të mbështesë mjekët amë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Kjo do të luaj rolë edhe në parandalimin e sëmundjeve dhe jo vetëm në shërimin e tyre. Ne do të punojmë me mjekët amë që t’i…
Barcelona – Atalanta është një nga sfidat e mbrëmjes së sotme që do të luhen në Champions League. Ekipi italian do të sfidojë spanjollët, në një takim që premton të jetë mjaft spektakolar. Në prag të kësaj sfide ka folur Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar ka theksuar se pavarësisht se Atalanta ka siguruar kalimin në Play-Off, ndaj barçës do të tentojnë fitoren për të qenë mes 8 ekipeve më të mira. Ndër të tjera ka folur edhe për çmimin që mori në Shqipëri si lojtari i vitit. “Barcelona është një ekip që të gjithë e njohin. Çdo ekip ka pikat e…
Një tërmet me magnitudë 2.0 e ka tronditur Maqedoninë sot në orën 11:08. Epiqendra e tërmetit është 16.7 kilometra nga Strumica. Sipas të dhënave të Qendrës për Kërkime Sizmologjike, tërmeti ka pasur një thellësi prej 5 kilometrash. Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar./Telegrafi/ Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ministrin e Ekonomisë, Zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e Inspektimit të Tregut, nga ku është urdhëruar të kryhen kontrolle të zgjeruara dhe një përgjigje të menjëhershme në terren. “Shitësit individualë dhe zinxhirët e shitjes me pakicë sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duke përfituar nga çmimet e larta të produkteve të paguara nga qytetarët. Unë e kuptoj këtë, ndër të tjera, si një sulm ndaj vendit të vet, qytetarëve të tij dhe integritetit tonë të përbashkët. Rritja e çmimeve nxjerr në pah…