Author: shqiperia
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që shpërtheu dje nën Kalenë e Shkupit, në të cilin u dogjën pesë vetura të pasagjerëve dhe nuk pati të lënduar. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur sot se është kryer inspektim pas zjarrit që ka rënë në rrugën “Lazar Liçenovski”, në parkingun e egër pranë ish poligonit të testimit, ku digjej bari i thatë. Zjarri në SPB Shkup është raportuar dje në ora 13:25, ndërsa është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Shkupit. “Nga zjarri janë djegur plotësisht pesë vetura të pasagjerëve…
Skuadra e Manchester Unitedit ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League. Golin për 2:1 e shënoi talenti i Kombëtares së Anglisë, Kobbie Mainoo. Mainoo shënoi një gol të bukur në minutën e 67’të për t’ia dhënë epërsinë “Djajve të Kuq”. Kujtojmë që golin e barazimit në minutën e 50’të e shënoi Bruno Fernandes. Për “The Reds” golin e shënoi Luis Diaz në minutën e 23-të. Talenti 18-vjeçar i Unoidetit shënon supergol ndaj Liverpoolit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtojë këtë të hënë në orën 14:00 dosjen e deputetes Olta Xhaçka për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste. Rreth 14 muaj më parë, gjykata vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit si investitor strategjik që kishte përfituar familjari i saj. Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese…
Gabim katastrofal nga mbrojtësi i Liverpoolit: Bruno Fernandes shënon gol nga gjysma e fushës
Manchester United ka barazuar rezultatin në 1-1 në derbin me Liverpoolin që po luhet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier. United i ka barazuar shifrat në 1-1 pas një gabimi nga mbrojta e Liverpoolit, Ishte Bruno Fernandes që shënoi nga gjysma e fushës në portën e mysafirëve. Për Liverpoolin golin e shënoi Diaz në minutën e 23-të. Gabim katastrofal nga mbrojtësi i Liverpoolit: Bruno Fernandes shënon gol nga gjysma e fushës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Qytetarët e RMV përgatiten për festën e Bajramit, ankesa për rritjen e çmimeve të produkteve
Qytetarët po bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Fitër Bajramit. Tregu i Bitpazarit sikurse çdo vit tjetër është i mbushur me blerës. Pavarësisht çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta, qytetarët thonë se do të shënojnë këtë festë me aq sa kanë mundësi. “Kadaif, mish, diçka diçka. Çmimet për dit shkojnë në rritje… Aq sa kemi aq marrim. Sa kemi mundësi, aq marrim, ma shumë nuk ka…. Shumë e kemi shkurtu, s’ka nuk arrijmë t’I mbulojmë. Me fatura me të gjitha, nuk arrijmë, askund nuk jemi. A këto rrogat e veta I kanë rrit, a pensionet dhe rrogat…
Lideri i LSDM-së, Kovaçevski, ka sqaruar se nuk është i njohur me një dokument të quajtur non-paper, i cili pretendohej të ketë nënshkruar marrëveshjen midis partive të bllokut shqiptar për mosformimin e koalicionit me parti të tjera pas zgjedhjeve që nuk pranojnë kërkesat e tyre. Kovaçevski gjithashtu nuk ka informacione rreth këtij dokumenti në lidhje me votimin për ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, ai përsëriti që ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sa më shpejt, duke theksuar se ato nuk ndërhyjnë në çështjet identitare të popullit maqedonas. Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM ka qëndruar kritike ndaj ndryshimeve kushtetuese, duke theksuar në veçanti shqetësimin për…
Një këshilltar i lartë ushtarak iranian e ka paralajmëruar Izraelin të dielën se asnjëra prej ambasadave të tij nuk janë më të sigurta, pas sulmit të javës së kaluar në Damask për të cilin u fajësua Izraeli. Tensionet rajonale janë rritur duke kërcënuar zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – hyri në muajin e shtatë të dielën. Komentet e gjeneralit Rahim Safavi, i cili është këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, lënë të kuptohet se Irani do…
Liverpooli ka kaluar në epërsi në superderbin anglez që po luhet në “Old Trafford”, kundër Manchester Unitedit. Golin e epërsisë për “The Reds” e ka shënuar Luis Diaz në minutën e 23-të të takimit, shkruan Reporteri.net. Pas këtij goli Liverpooli del përkohësisht në vendin e parë me 73 pikë. Ekipi i Klopp ndjeket nga Arsenali që ka 71 pikë dhe 70 City i Guardiolas. /Reporteri.net/. Superderbi anglez, Liverpooli kalon në epërsi ndaj United me golin e bukur të Diaz / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Policia spanjolle ka shkatërruar një grup ndërkombëtar të narkotrafikut. Mediat spanjolle raportojnë për arrestimin e 5 trafikantëve, mes tyre edhe shqiptarë, Gjatë një kontrolli të kontenjerëve të mbushur me peleta u gjet e fshehur 5 kilogram drogë sintetike. Intervenidas 16 toneladas de #pellet impregnados con #cocaína y desmantelado un centro de procesamiento de drogas sintéticas Operación conjunta con Agencia Tributaria 5 detenidos e intervenidos más de 5 kg de drogas de síntesis (speed y MDMA) y 3.965€ entre otros efectos pic.twitter.com/aRwn8s7gH2 — Policía Nacional (@policia) April 7, 2024 Mediat bëjnë me dije se organizata kishte dy depo industriale në Reus…
MPB njoftoi se me datë 06.04.2024 në ora 22:15 në zonën e Qendrës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër nën SPB Shkup ua kanë ndaluar katër të miturve nga Shkupi, dhe njërit prej tyre iu gjet dhe konfiskua një thikë. Ata dyshohet se kanë kryer disa vepra penale në zonën e Qendrës. “Dyshohet se me datë 05.04.2024 rreth orës 22:00 në Qendrën Tregtare të qytetit kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi dhe janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tre të miturve po ashtu nga Shkupi dhe se të njëjtën ditë rreth orës 10:40. pasdite kanë sulmuar fizikisht një…










