Author: shqiperia

Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Gjorgjija Sajkoski ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Fronti Evropian që të propozon emrin e deputetit që duhet të zëvendëson Ilire Dautin në cilësinë e kryetarit të Komisionit për politika sociale, demografi dhe të rinj. Ky veprim vjen pas dorëheqjes së Ilire Dautit të cilës paraprakisht iu votua interpelanca për punë të pandërgjegjshme nga Kuvendi. Përplasja e saj me partitë maqedonase, erdhi pas bllokimit që Dauti i bëri propozim-Ligjit për branitellat. Sajkoski i kërkon Frontit Evropian që të propozojnë emër të ri për Kryetar të Komisionit për politika Sociale dhe Demografi appeared…

Lexo më shumë

Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime sot ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA. Në listë janë: Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Djurovski, Cvetanka Minovska, Afrona Vrzivoli, Nafije Selmani dhe Gordana Majnova. Lexo po ashtu Dauti: OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN po varrosin lirinë e shprehjes, partizohet Këshilli për Media Tre kandidatë u zgjodhën me 10 vota “për” me propozimin e Nikolla Miceskit (OBRM-PDUKM), ndërsa Cvetanka Minovska u propozua nga Daniel Stojçevski (ZNAM). Afrona Vrzivoli dhe Nafije Selmani morën mbështetje nga Rijad Shaqiri (Aleanca për Shqiptarët). Propozimi i Ljupço Nikolovskit (LSDM) për Arben Saitin nuk u pranua. Gordana Majnova u…

Lexo më shumë

MPB njofton se në Prilep ka ndodhur një aksident në trafik ku një veturë ka goditur një këmbësorë. “Me datë 28.01.2025 në ora 13.10 në Drejtorinë e Policisë Prilep është raportuar se në rrugën “Trajko Tarcan” në Prilep automjeti] “Range Rover” me targa të Anglisë i drejtuar nga D.M.(45) nga Prilepi ka goditur këmbësore D.B (69) nga Prilepi. Në aksident D.B. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të diagnostikuara në Spitalin e Qytetit të Prilepit”, njoftojnë nga MPB. Kontrollin është kryer nga ekipi inspektues i Policisë së Prilepit./Telegrafi/ Aksident në Prilep, automjeti godet një 69-vjeçare appeared first on…

Lexo më shumë

Mbrëmë në spektakël, banorët, Gjesti, Rozana Radi, Klajdi dhe G-Bani u dënuan nga vëllai i madh për gjuhën jo të përshtatshme të përdorur brenda shtëpis, duke i ndarë në një ambient të veçantë nga pjesa tjetër e banorëve. Këngëtari Klajdi Musabelliu, gjatë një bisede me artisten Rozana Radi ka thënë se vite më parë ka qenë i dashuruar me këngëtaren Elvana Gjatën, gjatë kohës sa të dy kishin qenë pjesëmarrës tek “Ethet”. Ai tha se rrinte me të shumë. “Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës…

Lexo më shumë

Dy nga gjashtë medikamentet që mungojnë në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë në Shkup pritet të arrijnë sot, ndërsa nga nesër në Klinik do të jetë në dispozicion edhe një bar tjetër. Kështu deklaroi drejtori i Onkologjisë, Igor Stojkovski, në një deklaratë për AIM-në shtetërore pasdite. Tri ilaçe e tjera, sipas Stojkovskit, në Klinikë do të arrijnë në fillim të shkurtit. “Po përfundojnë procedurat administrative për ata që mungojnë ilaçet, për të ofruar terapi të përshtatshme për pacientët”, thotë drejtori i Onkologjisë. Stojkovski informoi se nga java e ardhshme do të kenë në dispozicion mjete të reja buxhetore me të…

Lexo më shumë

Deputetja nga Fronti Europian, Ilire Dauti akuzon partitë OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM-VLEN se po varrosin lirinë e mediave duke emëruar anëtarë partiak në Këshillin e Agjencisë së Mediave. “Sot u godit rëndë edhe një shtyllë, më e rëndësishmja e demokracisë, filloi varrosja e lirisë së shprehjes dhe mediave. Me shumicë diktatoriale, OBRM-PDUKM-ZNAM-LSDM dhe me vasalët e Vlenit, në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime kaluan listën e anëtarëve për Këshillin e Agjencisë së Mediave me kandidat kryekëput partiak, të cilët do të duhet të rregullojnë, mbikqyrin dhe sanksionojnë punën e mediave në vend”, thotë Dauti. Dauti tha se duke mos dashur të bëhemi…

Lexo më shumë

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor do duhet të votojnë në mënyrë plotësuese për planin për prokurimin publik për vitin 2025, pas vërejtjeve të tyre se nuk janë ndarë para të mjaftueshme për funksionimin e Këshillit Gjyqësor. Sipas Selim Ademit, në planin vjetor për prokurimin publik për vitin 2025 nuk janë paraparë para për konferenca ndërkombëtare, dhe siç thotë, për fat të keq nuk ka mjete as për hetime për gjendjen e gjyqësorit. Nuk ka as një rubrikë për përkthim, nuk po futet asnjë sistem dhe nuk po e shfrytëzojmë të drejtën që na e jep Ligji për përdorimin e gjuhëve”, shtoi…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot njoftoi se njëri nga këshilltarët e tij, Igor Nikollov është propozuar që të jetë ambasadori i ri i RMV-së në Francë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Njëri nga këshilltarët i cili ishte me orar të plotë pune është profesori Igor Nikollov. Ai ishte këshilltari im në fushën e politikave shëndetësore, ndërsa kontrata do t’i përfundon sepse në seancën e djeshme nga ana e Qeverisë është propozuar për ambasador të ri të RMV-së në Francë”, tha Mickoski. Kryeministri më herët dje ka njoftuar se ka gjithsej 17 këshilltarë, ndërsa në pyetjen e një gazetari se sa i paguajnë qytetarët…

Lexo më shumë

Burim Islami nga iniciativa “Kodra Free Riders” është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për planet e tyre të ardhshme, Kodrën e Diellit, sportet dimërore, si dhe bashkëpunimin e tyre me pushtetin lokal dhe qendror. Burimi tregoi se “Kodra Free Riders” ka nisur në vitin 2013 edhe atë në mënyrë interesante dhe të rastësishme, ndërsa tani janë një grup i madh i djemve dhe vajzave nga Tetova dhe qytetet tjera. “Jemi djem dhe vajza të reja nga Tetova dhe nga qytetet tjera. Kemi nis në vitin 2013, kur rastësisht u takuam me pjesëtarët e…

Lexo më shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në një kumtesë për media thekson se me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane. Nga MMJPH thonë se në kuadër të projektit dyvjeçar për të cilin Bashkimi Evropian ka siguruar fonde në shumë prej 1.5 milionë euro, do të transpozohen plotësisht direktivat evropiane (2008/50/EC, 2004/107/EC dhe 2016/2284/EC) në legjislacionin kombëtar, domethënë do të plotësohet legjislacioni për ajrin. “Në përputhje me direktivat, do të hartohet një ligj krejtësisht i ri për cilësinë e ajrit…

Lexo më shumë