Author: shqiperia
“Jam dhe do të vdes si qika e boksierit” – Monika Salihu ndan lajmin e dhimbshëm për babain e saj
Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm dhe prekës: babai i saj, legjenda e boksit Aziz Salihu, i njohur nga të gjithë si “Zizi Olimpiku”, është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të Alzheimerit. Në një postim emocional, Monika shprehet se jeta nuk kursen askënd nga sfidat, por familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të vazhdojë të qëndrojë kështu, deri në fund. “Nuk mund të gënjej për dhimbjen,” shkruan ajo. “Por jam dhe do të vdes si qika e boksierit.” Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Monika thekson se dashuria e babait të…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se rasti konfirmon nevojën për të forcuar burimet njerëzore në spital, por pa thënë konkretisht se kur dhe çfarë do të bëhet për të parandaluar incidente të tilla. “Atje nevojiten investime si në aspektin e infrastrukturës, por edhe në aspektin e forcimit të kapaciteteve njerëzore atje. Fatkeqësisht, kjo ngjarje do ta përshpejtojë procesin, por duhet të mësojmë dhe unë jam që ministria të parandalojë, jo të veprojë pas rasteve të tilla. Le të jetë ky një mësim tjetër se investimet në kujdesin shëndetësor janë të nevojshme që proceset të jenë të qëndrueshme dhe shërbimet…
Nga viti i ardhshëm, policët e lagjeve do ta ruajnë rendin dhe qetësinë në lagjet në territorin e tërë shtetit. Ky njoftim vjen nga ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se me këtë masë do të rritet prania e policisë. Qytetarët e anketuar mendojnë se ideja është e mirë dhe thonë se prania më e madhe e policisë do të sjellë më shumë rend në rrugë. “Mendoj se kjo do të sjellë rregull, sepse nëpër rrugë shumë shpesh kemi ngjarje të padëshiruara, kështu që mendoj se kjo do të sjellë rregull, po… (Po në lagje?) Po, mendoj se qytetarët do…
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot demonstroi publikisht se çfarë do të thotë abuzim klasik partiak i detyrës shtetërore, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga atje thonë se gjatë orarit të punës, në zyrën e Ministrisë, ajo priti dhe promovoi një kandidat për kryetar bashkie të OBRM-PDUKM-së, sikur të ishte në një seli partiake, dhe jo në një institucion shtetëror. Madje ajo u mburr për këtë në Facebook sikur të ishte pjesë e detyrave të saj të punës. “Në vend që të merret me inflacionin, deficitin dhe kaosin ekonomik të krijuar nga Qeveria e saj, Dimitrieska-Koçoska po bën fushatë për…
Spitali gjinekolojik “Nëna Terezë” në Çair u bë me aparat të ri EHO, me çka dukshëm përmirësohet diagnostikimi tek gratë shtatzëna dhe pacientet me probleme gjinekologjike, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga atje transmetojnë se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, gjatë vizitës në spital, theksoi se me aparaturën e re përforcohet kujdesi për shëndetin e grave, mu atje ku është më se i nevojshëm. “Me aparaturën e re po e forcojmë kujdesin për shëndetin e grave, pikërisht aty ku është më së shumti e nevojshme. Ky hap i rëndësishëm u mundësua me mbështetjen e SHA MEPSO, e cila siguroi mbi…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të shpallë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e Maqedonisë të shtunën, më 9 gusht, konfirmoi nga Kuvendi për “Sloboden Peçat”. Rrethi i parë i garës për kryetarë komunash dhe këshilltarë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa Rrethi i dytë do të jetë më 2 nëntor në komunat për të cilat kryetarët e komunave nuk do të zgjidhen në rrethin e parë. Fushata për zgjedhjet lokale do të fillojë 20 ditë para heshtjes zgjedhore, pra më 28 shtator. Sipas praktikës së mëparshme, gjatë asaj periudhe Kuvendi pritet të mos mbajë seanca plenare…
Federata e Futbollit e Shqipërisë (FShF) ka dalë me një njoftim për tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” dhe biletat mund të blihen vetëm online. Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail) Në…
Moti për ditët në vijim në Maqedoni
Moti nesër do të jetë me diell me vranësira lokale mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 28 deri në 36 gradë celsius. Gjatë ditëve të ardhshme, do të vijë një periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ngrohtë me rritje të temperaturës ditore. Moti për ditët në vijim në Maqedoni…
Më 06.08.2025 rreth orës 01:10 në SPB Shkup, Qendra e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” njoftoi se O.E. (25) nga Shkupi u soll tek ata me plagë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, rreth orës 00:30 para oborrit të shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit, për shkak të një keqkuptimi në trafik, shpërtheu një grindje midis tij dhe fqinjit të tij K.C., pas së cilës fqinji e sulmoi fizikisht. Siç raportohet, pas kësaj Q.Ç. dhe personat M.Ç., Sh.Ç., O.Ç. dhe B.M. hynë në oborrin e O.E. dhe sulmuan fizikisht babanë dhe vëllain e tij D.E. dhe…
Në kulmin e pushimeve në gjyqësor, lëndët me interes më të madh për publikun janë lënë në pritje – nga 15 korriku deri më 15 gusht zgjasin pushimet e gjyqtarëve në mbarë vendin, megjithatë kjo nuk do të thotë se sallat e gjyqit janë të mbyllura apo se nuk punohet fare. Nga Gjykata Penale kanë informuar për Alsat se edhe gjatë kësaj periudhe punohet në lëndët e paraburgimeve dhe se çdo ditë caktohen seanca në të cilat gjyqtari duhet të vendosë për paraburgim me kërkesë të prokurorit publik. Një lëndë që gjatë këtyre pushimeve tërheq veçanërisht vëmendjen e opinionit, është…