Author: shqiperia
Akil Gjakova është në gjysmëfinale të Grand Slamit në Paris. Në çerekfinale e mposhti me uazari Rashid Mammadaliyev të Azerbajxhanit. Kurse, xhudistja kosovare Nora Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit. /Reporteri.net/. Akil Gjakova siguron gjysmëfinalen e Grand Slamit në Paris / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ahmeti: Të arriturat tona i kemi paguar me gjak dhe sakrificë, të mos na përsëritet historia
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI-së, Ali Ahmeti nga takimi me banorët e Zhelinës tha se shqiptarët janë në këto troje “denbabaden” dhe se qytetarët maqedonas mirë e dinë se kush janë shqiptarët. Ai ka bërë thirrje të hiqen kufijtë mes shteteve të rajonit. Ahmeti si shembull ka marrë Evropën, që sipas tij, i kanë hequr kufijtë, gjë e cila nuk i ka bërë keq dhe as asimiluar. “E mbani mend kur filloi Korridori 8 para një viti? 2 muaj nuk u ndalën mediat – “Golema Albanija” (Shqipëri e Madhe). Çfarë ndodhi tani? Ne nuk luftojmë për Shqipëri…
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në ‘Eurovision’, si duket sot Conchita Wurst?
Euforia për Eurovisionin e këtij viti tashmë ka filluar. Të mërkurën, brenda vetëm shtatë minutave, mijëra bileta për performancat e muajit maj në Basel të Zvicrës u shitën plotësisht. Adhuruesit e këtij festivali muzikor po përgatiten për një tjetër spektakël të paharrueshëm. Gjatë viteve, shumë artistë kanë magjepsur dhe intriguar publikun me performancat e tyre. Një nga momentet më të paharrueshme ishte ‘Eurovision 2014’, kur Conchita Wurst tronditi Evropën dhe fitoi me këngën “Rise Like a Phoenix”. Pas pseudonimit Conchita Wurst qëndron 36-vjeçari austriak Thomas Neuwirth. Thomas përdor përemrat mashkullorë, por kur transformohet në Conchita për skenën, ai dëshiron të…
Mesazhe se zgjidhja e çmimeve të larta duhet kërkuar përmes dialogut ndërmjet prodhuesve dhe shitësve dhe respektimi i Ligjit për praktika të padrejta tregtare janë dërguar gjatë bojkotit të rrjeteve të mëdha të supermarketeve që u bë dje për herën e parë në vend pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të produkteve ushqimore bazë. Thirrja për bojkot la shumicën e marketeve pothuajse të zbrazëta dhe blerjet në dyqane dhe tregje më të vogla u reduktuan gjithashtu. Për sasinë e qarkullimit të reduktuar pritet informacion nga Drejtoria për të Ardhura Publike. Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski e përkrah bojkotin, por…
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova e kanë nisur me këmbë të mbarë aventurën në Grand Slamin e Parisit. Akili fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë. Pas kësaj fitoreje, Gjakova tani do ta ketë përballë xhudistin japonez Shusuke Uchimura në raundin e ardhshëm. Kurse Nora Gjakova në kategorinë 63 kilogramë duke mposhtur franceze Rania Drid. Fatkeqësisht, të njëjtën rrugë nuk e ndoqi edhe Erza Muminoviq e cila u ndal në duelin e parë duke pësuar nga holandezja Van Krevel Akil e Nora Gjakova…
Maqedonia sot në mëngjes ka regjistruar temperatura të ulëta, më ftohtë në Berovë -4 gradë, ndërsa më e ngrohta në Vinicë dhe Krushevë me 3 gradë. Dëborë ka vetëm në zonat më të larta malore, me 32 centimetra borë në Kodrën e Diellit dhe 15 centimetra në Mavrovë Paradite në disa lugina do të ketë mjegull, por gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare që pasdite do të shtohen. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 9 deri në 17 gradë. Në…
Vetëm një orë pas mesnate në Maqedoninë e Veriut janë ndjerë lëkundje të tokës. Sipas Rrjetit Sizmologjik Europian, tërmeti është regjistruar në ora 01:10 dhe ka qenë i lartësisë prej 2.5 ballë të shkallës së Rihterit. Sipas të njëjtit rrjet, thuhet se epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga Shkupi, në thellësi prej 8 km. Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
“Parashqevi Simaku do të lërë spitalin”, Elton Ilirjani apelon për mbështetje ndaj artistes
Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit. Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, u shpreh Ilirjani. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje,…
Neymar edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra ku u bë i famshëm. Braziliani ka nënshkruar kontratë me Santosin, ku do të paguhet 166 mijë euro në muaj. Braziliani u prit në mënyrë madhështore nga tifozët e klubit. Santos organizoi një pritje mbreslënëse, ku mbi 10 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium për ta parë nga afër prezantimin e Neyamr. 32-vjeçari u largua nga Santosi në vitin 2013 për tu bashkuar me Barcelonën. Ai pastaj në vitin 2017 vazhdoi karrierën te PSG, derisa vitin e kaluar u transferua në Arabi te skuadra e Al Hilal, ku luajti vetëm shtatë…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thonë se shprehin shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese, të cilat sipas tyre rrezikojnë pavarësinë dhe funksionimin efektiv të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve. Siç thonë nga BDI, një veprim i tillë redukton pavarësinë e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve dhe si të tillë nuk do ta lejojnë. Reagimi i plotë: “Ky inspektorat është një organ kyç për garantimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore të qytetarëve. Me ndryshimet e fundit, Kuvendi ka hequr statusin e personit juridik për të gjitha…