Author: shqiperia

Një tjetër çmim i rëndësishëm shkoi për Shakirën në Grammy 2025. Për të ky çmim iu adresua të gjithë emigrantëve në SHBA që janë vënë në qendër të diskutimeve në Amerikë për shkak të politikave të reja të Donald Trump. “Ky çmim shkon për të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë emigrantë. Unë do të luftoj çdo ditë për ju”, është shprehur Shakira. “Unë kam qenë gjithashtu një emigrante që kam ardhur në këtë qytet me një ëndërr. I di shumë mirë pengesat me të cilat përballen emigrantët. Por e di gjithashtu se sa shumë të fortë janë ata. Latinët janë…

Lexo më shumë

Koalicioni VLEN sot në një konference për shtyp thanë se BDI po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni. “BDI non grata tashmë po e përgatit terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale! Pangopësia dhe arroganca e kësaj udhëheqësie të korruptuar, që dëshiron të jetë pjesë e pushtetit me çdo kusht, do të përballet me një referendum të fuqishëm kundër saj në zgjedhjet e ardhshme lokale! Shqiptarët nuk harrojnë! Hipokrizia e BDI-së nuk mund të fshihet! Sipas informacioneve tashmë të ditura, BDI i është ofruar mandatarit të atëhershëm, Hristijan…

Lexo më shumë

Ziadin Sela përmes rrjetit social Facebook i është përgjigjur Taravarit pasi i njëjti tha se ndjehet krenar që ka ndarë rrugët me të 1 vit më parë. Lexo po ashtu Taravari: Para një viti zgjodha të jem me njerëzit, ndryshoi fatin e shtetit Sela shkruan se nuk habitet nga ligësia por nga paturpësia “Ndjenja e turpit dhe e fajësisë, janë emocione fisnike që qëndrojnë në bazën e sjelljes shoqërore të civilizuar, vitale në zhvillimin e një prej kualiteteve më të përsosura të potencialit njerëzor. Nuk habitem nga ligësia, por nga paturpësia, shumë dhe pafytyrësia që kanë në lartësimin e turpit”,…

Lexo më shumë

Autoritetet njoftojnë se për shkak të kushteve të motit, është ndërprerë përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit. “Për shkak të kushteve të pafavorshme të klimës dhe mjegullës së dendur, skijimi do të ndërpritet përkohësisht. Pritet që mjegulla të pastrohet dhe të vazhdojmë me aktivitetet e skijimit. Ju lutemi, qëndroni të informuar për njoftimet e ardhshme”, thonë nga Ski Qendra “Kodra e Diellit”.   Ndërpritet përkohësisht skijimi në Kodrën e Diellit appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,12 % në raport me vendimin e datës 30.01.2025. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/lit. Çmimet e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/lit. Çmimi i shitjes…

Lexo më shumë

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor sot po kryejnë kontroll të jashtëzakonshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pas vdekjes së një fëmije katër vjeçar në Repartin e fëmijëve, konfirmoi drejtori i Inspektoratit Kiril Lazov, duke treguar se menjëherë pasi të përfundoi inspektimi dhe të kenë diçka më konkrete do të dalin me informacione shtesë. Në repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës dje ka ndërruar jetë një fëmijë katër vjeçar, i cili sipas drejtorit Vladimir Bunçeski ka pasur formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe me parametra jetësorë të dëmtuar. Ai theksoi se fëmija ishte marrë në gjendje…

Lexo më shumë

Jemi dëshmitarë të një periudhe të re dhe të rëndësishme në qeverisje, ku për vetëm shtatë muaj kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kjo qeveri ka dhënë rezultate të prekshme dhe konkrete që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, thonë nga koalicioni VLEN. “Për herë të parë pas 20 vitesh, kujdestaret në çerdhe do të mund të japin provimin dhe të marrin licencat e nevojshme në gjuhën shqipe. Një tjetër arritje e rëndësishme është heqja e balancuesit, i cili keqpërdorej dhe u mundësonte maqedonasve të paraqiteshin si shqiptarë, duke zënë vendet…

Lexo më shumë

Prokurori shtetëror, Lupço Kocevski thotë se nuk është dorëzuar asnjë propozim për amnisti të Nikolla Gruevskit, në lidhje me akuzat në rastin “Organizatorët e 27 prillit”. “Kjo lëndë me Nikolla Gruevskin nuk vijon nuk ka asnjë lidhje dhe Nikolla Gruevski nuk ka dorëzuar asnjë propozim për amnisti eventuale”, tha Kocevski për “TV21”. Kocevski ka folur edhe për rastin e fundit “Vardari”, gjatë bastisjeve të të cilit janë gjetur shuma të mëdha parash. Siç thotë ai, këtu dhe jashtë saj janë gjetur makina për shtypjen e parave. “Është një aksion ndërkombëtar që ishte vërtet shumë i suksesshëm. Pothuajse të gjitha provat…

Lexo më shumë

Derisa qytetarët janë në dhimbje, ndërsa një familje humbet vajzën e saj, OBRM-PDUKM po ndjek modelin e saj të vjetër, duke keqpërdorur tragjedinë për t’u mbrojtur politikisht. Kjo është partia që nuk ka kufi, turp dhe moral, akuzojnë sot nga LSDM. Në vend që të gjejnë zgjidhje për problemet, përhapin gënjeshtra, spinojnë dhe kërkojnë fajtorë brenda LSDM-së. OBRM-PDUKM duhet ta dijë se LSDM nuk ka faj që Vasovit i ka marrë telefon në Shutkë! LSDM-ja nuk e vendosi babanë e tij në pozita të larta ushtarake nën mbrojtjen e kësaj pushteti! LSDM nuk e zgjodhi gjyqtaren Aleksovska Stojanovska, OBRM-PDUKM e…

Lexo më shumë

Nga procedura hetimore e zhvilluar deri më tani për rastin e njohur në opinion si “Aditiv”, në drejtim të zgjerimit të procedurës, nën udhëheqjen e prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilët janë duke vepruar për rastin sot janë ndaluar tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është bërë bastisje në një lokacion në Veles. Si rezultat i provave të siguruara, është lëshuar një urdhër tjetër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët ekziston dyshimi se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe…

Lexo më shumë