Author: shqiperia

Futbollisti kroat Jakov Jelkiq është gjetur i vdekur të hënën në Spanjë, raportojnë mediat kroate. Jelkiq u zhduk natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit në qytetin spanjoll të Alicante. Megjithëse rezultatet e autopsisë janë ende në pritje, policia spanjolle beson se ishte një aksident, pa ndikimin e palëve të treta. Sipas mediave spanjolle, trupi i Jelkiq-it është gjetur në një thellësi prej dy metrash pranë njërës prej kalatave në port, pak para orës 18:30. Futbollisti 24-vjeçar ishte pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paccot, i cili kishte mbërritur në Spanjë për të luajtur një ndeshje. Kroati doli në një klub nate…

Lexo më shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e mëngjesit dhe të paradites në pjesët juglindore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat më pas do të kalojnë në reshje të dobëta të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 10 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa pjesë të luginës në mëngjes do të ketë…

Lexo më shumë

Chelsea ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të të Ligës Premier. Fillimi i ndeshjes ishte shumë i dobët, me pak raste shënimi nga të dyja ekipet. Jarrod Bowen arriti të hap ndeshjen në minutën e 42-të me në gol të bukur për mysafirët. Chelsea arriti të barazojë rezultatin në minutën e 64-të, kur Pedro Neto shënoi për 1-1. Në minutën e 75-të, Chelsea mori epërsinë dhe kjo fal mbrojtësit të West Ham, Aaron Wan-Bissaka që shënoi autogol. Deri në fund nuk kishte gola të tjerë dhe Chelsea mori fitoren e 12-të, që…

Lexo më shumë

Gjashtë eko autobusat të cilat u donuan nga Bashkimi Europian dhe që u promovuan më 26 nëntor 2024, nga sot janë lëshuar në përdorim. Pas dy muajve që kur iu dorëzuan Ndërmarrjes Qarkulluese Publike-Shkup, autobusët e rinj filluan të qarkullojnë në linjat 2, 4, 5, 7, 15, 16, 24 dhe 50. Megjithatë, janë vërejtur gabime drejtshkrimore në tabelat orientuese të autobusëve të rinj ekologjik. Tabelat orientuese janë në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. Gabimet drejtshkrimore janë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase. Në vend të “Dalje në rast rreziku” e kanë shkruar “Dalje Në Rast Rreziku” pra çdo…

Lexo më shumë

Shtatëdhjetë telefona janë zbuluar vetëm sot tek të paraburgosurit në Burgun e Paraburgimit në Shkup (Shutkë) në bastisjet e 40 qelive, të kryera nga njësiti intervenues nga burgu i Idrizovës, njoftoi drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Aleksandar Pandov. Në një intervistë për Sitel, ai tha se polici i burgut të shtunën nuk e ka kontrolluar kutinë e biskotave në të cilën ndodhej telefoni i Vasil Jovanovit dhe dyshohet se nuk e dinte se çfarë kishte brenda, gjegjësisht “atë e ka bërë për shkak të naivitet”. Punonjësi i burgut u pezullua të shtunën, ndërsa të nesërmen u pezullua edhe…

Lexo më shumë

Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, njoftojnë se nesër 04.02.2025 (e martë) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit. SPB Shkup apelon qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do të japin nëpunësit policorë. “SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se më 04.02.2025 (e martë) prej orës 06.00 për shkak të ngjarjes së lajmëruar për kremtimin e organizuar të lindjes së Goce Dellçevit, që do të mbahet në kishën „Sh. Spas“ në Shkup, do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit, gjegjësisht do të mbyllet për komunikacion rr.„Samoillova“ në shtrirjen rrugore nga rr.„Iljo Vojvoda“ (Viadukt-Samoillova) deri…

Lexo më shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Dukshmëri e ulur deri 100 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në Krushevë, Mavrovë dhe vendkalimin malor Strazhë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…

Lexo më shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov informoi se buxheti i përgjithshëm i Ministrisë për vitin 2025, i ndarë për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë, është 814 milionë denarë. Lutkov ka shpjeguar se nga ky vit janë duke u bërë ndryshime në mënyrën e financimit të aktiviteteve programore për 18 institucione nacionale, të cilat do të marrin buxhet të deleguar dhe janë të obliguar që përmbajtjen e programit vjetor ta publikojnë në ueb-faqet e tyre. Siç theksoi Lutkov në një konferencë për media, ka pasur rritje të konsiderueshme të programeve buxhetore në sektorin e dramës me 40…

Lexo më shumë

Festim të përbashkët të 153-vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt nuk do të ketë sepse Bullgaria nuk ka marrë ftesë nga Maqedonia e Veriut, deklaroi sot shefi i diplomacisë bullgare, Georg Georgiev në intervistë për BTV. “Nëse pyetja është përse nuk do të ketë festim të përbashkët, përgjigja është sepse nuk kemi marrë ftesë për diçka të tillë. Festim të tillë pati pasi që u nënshkrua Marrëveshja për fqinjësi të mirë në vitin 2017. Por, në këtë moment nuk kemi ftesë nga Republika e Maqedonisë së Veriut së bashku ta festojmë atë ditë”, tha Georgiev. I pyetur…

Lexo më shumë

Në stacionin policor në Vinicë është raportuar se në rrugën rajonale Vinicë – fshati Smojmirovo, në afërsi të vendit të quajtur “Peklanska krstosnica”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Seat Altea” i drejtuar nga S.R (49) nga fshati Crnik dhe makinës “Suzuki Grand Vitara” i drejtuar nga L.A.(53) nga Vinica. Nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë drejtuesi L.A., ndërsa lëndime trupore kanë marrë shoferi S.R. dhe bashkëudhëtarët e tij K.U (23), J.G (45) dhe dy të mitur, të gjithë nga Crniku. “Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Vinicës”, thonë…

Lexo më shumë