Author: shqiperia

VLEN në një kumtesë për media thotë “BDI-ja po përpiqet sërish të paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve”. Nga VLEN thonë se BDI pasi humbi institucionet, ajo tani kthehet te retorika e “barazisë” dhe “drejtësisë”, fjalë që prej kohësh kanë humbur kuptimin në politikën e saj. “Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku ishte BDI-ja kur duhej të mbronte vërtet interesat e shqiptarëve? A ishin të drejtat e qytetarëve prioritet, kur negociohej që Sasho Mijallkov të mbetej i lirë? A do ta marrë tani Ali Ahmeti me vete Mijallkovin, siç e merrte Artan Grubin nëpër institucione? Artan…

Lexo më shumë

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka folur për ndryshimet e reja në Ligjin për komunikime elektronike, me të cilat parashihet ndalimi i lojërave online të fatit. “Në Ligjin për komunikimet elektronike parashikojmë ndryshime ku do të ndalonim ligjërisht lojërat ilegale të fatit në internet, apo kazinotë online. Në Maqedoni, asnjë institucion privat nuk ka licencë për organizimin e lojërave të fatit online dhe qytetarët e dinë se janë të shumta të tilla institucione. Janë zbuluar rreth 160 ofrues që janë të pranishëm në tregun në vend dhe nuk kanë licencë për të organizuar online lojërat e fatit”, tha Andonovski…

Lexo më shumë

Aktorja koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Aktorja e cila u dallua për rolin e saj në “Squid Game”, pati një karrierë të gjatë në aktrim. Në serialin e Netflix, Lee Joo-sil luajti Park Mal Soon, nëna e Hwang Jun-ho (Wi Ha-joon) dhe njerka e Front Man (Lee Byung-hun). Aktorja u shfaq në episodet e para të sezonit të dytë, i cili u publikua dhjetorin e kaluar. Sipas raportimeve, Lee Joo-sil kishte qenë duke luftuar me kancerin në stomak gjatë muajve të fundit. Në të kaluarën kishte marrë pjesë edhe në filmin e suksesshëm “Trein to Busan”…

Lexo më shumë

Nisja e gjysmë vjetorit të dytë shkollorë ka ndikuar që të rritet edhe më tej numri i të prekurve nga gripi, shkruan Alsat. Fëmijët gjatë javës që lamë pas kanë qenë vizitorët më të shpeshtë të ambulancave mjekësore, për shkak të gripit. Mjekja Biljana Jovanoska thotë se ndodhë që një fëmijë të ketë disa lloje të kombinuara të gripit. “Gjatë javës së kaluar është vërejtur intensitet dhe rritje e rasteve. Me shumë mundësi bëhet fjalë për pikun e virusit influencë. Në mënyrë intensive ka pacientë me simptoma që asocojnë në grip, me rritje të temperaturës mbi 39 gradë që nuk…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 18 janar, i dyshuari i ka shitur një personi tjetër gjysmë gram kokainë për 2.500 denarë. “Më 1 shkurt, në një objekt afarist ku ndodhej i dyshuari është bërë kontrolli dhe aty policia ka gjetur 17 paketime me kokainë, gjithsej 17 gram. Prokurori publik ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Shtip për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se janë plotësuar bazat…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe drejtori i Drejtorisë Hidrometeorologjike, Igor Llazarovski, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me ambasadoren zvicerane Veronik Ullmann me temë “Programi për menaxhimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Siç njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ky Program është krijuar për transformimin afatgjatë të menaxhimit të burimeve ujore, duke ngritur kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, duke ofruar mekanizmat e nevojshëm për bashkëpunim dhe duke përmirësuar legjislacionin dhe kuadrin e…

Lexo më shumë

LSDM në një kumtesë për media thotë se “koncepti i propozuar për arsimin e mesëm nga ministrja Vesna Janevska po shkakton reagime serioze te komuniteti profesional, stafi mësimdhënës dhe opinioni i gjerë”. Nga LSDM thonë se “kjo edhe një herë tregoi paaftësinë e plotë të ministres Janeva”. “Janeva padyshim që nuk ka kapacitet për të udhëhequr këtë departament të rëndësishëm. Ky konceptim, i shtyrë pa konsultime dhe analiza të mjaftueshme, mund të çojë në shkatërrimin e mendimit kritik dhe në uljen e cilësisë së arsimit. Si parti e përgjegjshme politike, LSDM apelon për organizimin e menjëhershëm të Debatit publik me…

Lexo më shumë

Cristiano Ronal ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle pak para ditëlindjes së tij të 40-të. Ai tha se është futbollisti më i mirë në histori. “Kam shënuar 923 gola deri më tani, por nuk ka rëndësi nëse shënoj 930, 950 apo çfarëdo tjetër në karrierën time. Nëse arrij të shënoj 1000, shkëlqyeshëm. Nëse jo, kjo është gjithashtu mirë. Por shifrat nuk gënjejnë, unë jam futbollisti më i mirë në histori dhe kaq, citohet të ketë thënë ai. “Nuk kam parë futbollist më të mirë se unë” Lojtari i Al Nassr vazhdoi: “Ndoshta ju preferoni Pele, Messi ose Maradona. Unë…

Lexo më shumë

Dukshmëri të ulur prej 70 deri 100 metra për shkak të paraqitjes së mjegullës ka në aksin rrugor fshati Gajre – Kodra e Diellit dhe Mavrovë, njoftoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka…

Lexo më shumë

Tërmet me magnitudë 3.2 ka zgjuar nga gjumi banorët e Maqedonisë perëndimore. Epiqendra e tërmetit është afër Qendrës Zhupë, jo shumë larg kufirit Maqedoni-Shqipëri. Sipas informacioneve fillestare, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 10 kilometrash. Më shumë informacion pritet të jepet nga Observatori Sizmologjik pranë Ministrisë së Meteorologjisë. Tërmeti është regjistruar në orën 01:50. Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë