Author: shqiperia
Tashmë është zyrtare! Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027. Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit. Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar. The…
Ish banorja e Big Brother ka folur për Gjestin pas përfundimit të kësaj eksperience, duke thënë se s’do të ketë përballje me të në Big Brother VIP Albania. “Njeriu i fundit që do ketë komunikim me mua, nuk i besoj më atij njeriu. Nuk kam pse të sqarohem me të, ai ka zgjedh me luaj, le ta vazhdojë lojën e tij”, tha Xheneta për Gjestin. Ajo ka thënë se loja për të ka përfunduar aty brenda. “Kur dola e kom pa. Nuk jom e shokume edhe e zhgënjyme për faktin që unë kom pas gjithmonë në dyshime në raport me…
Rreth paralajmërimit të ndryshimit të metologjisë gjatë vlerësimit të shportës minimale, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se e ka lexuar metodologjinë e mëparshme dhe ka vërejtur disa gjëra të çuditshme, si p.sh. në janar ka pasur produkte si pjepri, shalqiri, rrushi, kajsia të cilat, siç tha, nuk i kam provuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk kam pirë një kanaçe Nescafe 250 gram, nuk pi cigare, ndërsa aty janë të përfshira cigaret atje… Është e palogjikshme të kesh cigare në një shport minimale. Që të mos jemi ne ata që nuk e mbisinkronizojmë atë që është bërë nga Sindikata, dhe të vlerësuar nga…
Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të vendos mbi nismat që kontestojnë dispozitat e Ligjit për tatimin solidar. Në rast se gjykatësit vendosin pro iniciativave kjo nënkupton se ligji bie ndesh me kushtetutën dhe duhet abroguar. I njëjti obligoi për tatim plotësues 130 kompani që kishin regjistruar të hyra mbi 10 milion euro gjatë vitit 2023. Gjykatësit kishin vlerësuar se tatimi solidar si i tillë në ligj të veçantë është diskriminues, ndërsa kompanitë që e kanë paguar atë, paraprakisht kishin paguar edhe tatimin obligues ndaj shtetit. Nga kjo masë shteti ka arkëtuar rreth 50 milion euro në vitin 2023. Nëse abrogohet…
“Të gjithë skijatorët që në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës do të frekuentojnë Kodrën e Diellit, do t’iu ofrohet zbritje në bileta për 30 për qind, por kjo zbritje nuk do jetë vetëm për biletat e ski ashensorëve apo teleferikun me gjashtë ulëse, por do vlejë edhe për ata që do duan ta kalojnë natën në hotelin “Sllavia””, njofton Alsat. Drejtori i Kodrës së Diellit Gani Aliji tha se më 17 shkurt, planifikohet të ketë edhe organizime të tjera me qëllim që mysafirëve të shumtë nga Kosova t’iu urohet një mirëseardhje ndryshe. “Atë ditë kemi planifikuar që të…
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, në lidhje me ngrirjen e programeve të USAID-it nga ana e administratës së rë amerikane, besoj se SHBA-ja duhet të mbetet partner i vendit. “Unë besoj se vendimi për ngrirjen e programeve të USAID-it mund dhe të mos jetë përfundimtar. Do të shohim se si do të zhvillohet në periudhën e ardhshme për shkak se administrata e re e presidentit Donald Tramp hyn në bisedime dhe negociata, duke dashur të arrijë efektet në ato që ai paralajmëroi në raport me vendet e tjera. Ajo është një ndihmë serioze që kemi marrë fillimisht si vend në…
Ministria e Shëndetësisë njofton se është shkarkuar drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle”, Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar Katerina Boshkovska, e cila siç thonë nga ministria prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni. “Boshkovska është subspecialiste në pulmologjinë pediatrike. Në kuadër të veprimtarisë akademike, ajo është e përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë UKIM-it dhe gjatë pesë viteve të fundit ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore”. “Ministria e Shëndetësisë falënderon për angazhimin e deritanishëm drejtoreshën e mëparshme, Karolina Simonovska”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. The…
Deputeti i Koalicionit VLEN Bekim Qoku, në një intervistë për TV21 ka folur për kolonat e gjata në kufirin Maqedoni – Kosovë. Ai tha se “është tmerr që qytetarët presin aq gjatë”. Qoku tha se marrëveshja me Kosovën për “One stop shop” duhej të zbatohej nga 1 janari, ndërsa theksoi se vonesat janë në palën e Maqedonisë së Veriut. “Mundohem sa më shumë mos e përdor pasaportën diplomatike se dua ta ndjej tmerrin që po ndodh në kufi, është vërtetë e papranueshme. Është acaruese që duhet të pritet kaq gjatë në kufi. Ne kemi një marrëveshje ndërqeveritare që duhej të…
Futbollisti kroat, Jakov Jelkic, është gjetur i vdekur në Spanjë. Ai ishte zhdukur më 1 shkurt në qytetin e Alicantes. Edhe pse rezultatet e autopsisë ende nuk janë publikuar, policia spanjolle dyshon se vdekja mund të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti. Sipas mediave spanjolle, trupi i Jelkicit është gjetur në një thellësi prej dy metrash, pranë një kalate në port, pak para orës 18:30, pasditen e djeshme. Futbollisti 24-vjeçar, pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paccot, luajti një ndeshje futbolli me ekipin e tij në Spanjë disa ditë më parë dhe u pa për herë të fundit pas mesnatës të…
Thirrja për bojkot të rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, që është planifikuar të bëhet këtë të premte, po përhapet sërish në rrjetet sociale. Apelohen qytetarët që të përmbahen nga pazaret, ndërsa fushata quhet “Black Friday” për supermarketet. Bojkoti i javës së kaluar tashmë ka treguar efektin e tij – sipas të dhënave të PRO, më 31 janar 2025, xhiroja në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve ra me 46,59% krahasuar me të premten e kaluar. Megjithatë, një pjesë e madhe e qytetarëve kanë bërë blerjet ditën e nesërme, duke rezultuar në një rritje prej 11.3% të xhiros…