Author: shqiperia

Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, vazhdon të mbetet i bllokuar pasi deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian, për momentin nuk kanë ndërmend të propozojnë emër të ri për kryetar komisioni, edhe pse kjo zyrtarisht u është kërkuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Blerim Bexheti, thotë se askush nuk mund t’i detyrojë dhe t’u tregojë se çfarë të bëjnë. “Nën diktat është vështirë që të na detyrojnë se si do të veprojmë. Z.Gashi nuk ka shpërndarë rregullore për deputetët apo të del njohës i mirë. Ai mirë është që të udhëheqë Kuvendin e jo kryetar…

Lexo më shumë

Policia Financiare ka bastisur shtëpinë e Pece Mirçevskit, ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, nga radhët e LSDM-së. Pas kësaj nga Policia Financiare informuan se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj Mirçevskit për dyshimet për marrje ryshfeti, përvetësim, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe punë pa përgjegjësi. Për ryshfet është denocuar edhe pronari i një kompanie private. Në periudhën 2021-2024 ka lidhur pesë kontrata me kompaninë e të dyshuarit të dytë, pa deklaruar konflikt interesi dhe në këmbim ka përfituar përfitim material personal. Ai në mënyrë të rrejshme ka nënshkruar deklarata se nuk ka konflikt interesi…

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin përfundimtar për çështjen që kundërshton Ligjin për tatimin e solidaritetit. Kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, informoi se në seancën e sotme, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta anulojë ligjin. Kostadinovski tha se Gjykata Kushtetuese kur vlerëson nëse do të shfuqizojë apo anulojë një ligj, gjithmonë niset nga disa kritere, një prej të cilave është ashpërsia e shkeljes kushtetuese të kryer nga një ligj i caktuar. “Të tilla janë pasojat juridike, kur shfuqizojmë një ligj, pasojat juridike që ai ka krijuar anulohen, sikur të mos kenë ekzistuar kurrë”, tha Kostadinovski në një konferencë…

Lexo më shumë

Faqja e specializuar e vlerës së futbollistëve – “Transfermarkt” e ka zbuluar listën e klubeve që shpenzuan më së shumti për transferimin e futbollistëve në afatin kalimtar të janarit. Listës i prin, pa ndonjë befasi, Manchester City. Kampioni anglez ishte në gjendje t’i shpenzonte plot 218 milionë euro për ta përforcuar ekipin e tyre. Një shifër astronomike kjo, e cila e demonstron potencialin ekonomik të klubit dhe ambicien e tij për të “luftuar” në të gjitha kompeticionet. Nuk befason më as prezenca e klubeve saudite, të cilat përfunduan në podium: Al-Ahli SFC i dyti dhe Al-Nassr FC i treti. Të…

Lexo më shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se sipas detyrimeve nga Plani i Veprimit me masa afatshkurtra për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes 2024-2025, komunat Ohër, Manastir, Shtip, Tetovë, Prilep, Gazi Babë, Kisella Vodë, Strumicë dhe Krushevë dërguan Raport për aktivitetet e realizuara për periudhën nga 27 deri më 31 janar 2025. Nga MMJPH thonë se në Ohër, fokusi është vënë në kontrollin e rregullshmërisë së automjeteve dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme nga trafiku, ndërsa është realizuar një inspektim i jashtëzakonshëm në dy vend-ndërtimore, ku nuk janë vërejtur emisione të ndaluara nga substancat ndotëse. “Shërbimet inspektuese…

Lexo më shumë

Përfaqësuesi i Bullgarisë në Grupin punues për zgjerim të BE-së më tha se pala bullgare është e gatshme për bisedime dhe po dërgon mesazhe pozitive për vendosjen e dialogut, tha ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, i cili po qëndron për vizitë pune dyditore në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mendoj se po krijohet një mjedis i mirë, të cilin duhet ta shfrytëzojmë jo vetëm për të vendosur një dialog, i cili duhet të ekzistojë mes vendeve fqinje për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, por edhe një hapësirë ​​që do të na çojë drejt një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht, e…

Lexo më shumë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi folur për tema të ndryshme. E pyetëm nëse do të kandidojë për kryetar komune në zgjedhjet lokale, si dhe cilat kanë qenë sfidat e tij sa është në krye të Komunës së Gostivarit. Limani tha se tashmë shtatë muaj është në krye të qytetit të Gostivarit dhe se është munduar që këtë kohë t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve. Një ndër problemet më të mëdha që ka komuna, sipas tij është ikja e të rinjve. “Shtatë…

Lexo më shumë

Komisioni i Këshillit Gjyqësor do t’i shqyrtojë rastet e mëparshme gjyqësore që janë proceduar ndaj Vasil Jovanovit, shoferi i cili goditi me veturë për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kulakova, paralajmëroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski. “Ne kemi filluar shqyrtimin e lëndëve dhe nesër formalisht do të formohet një komision nga Këshilli Gjyqësor dhe pas shqyrtimit të të gjitha atyre dokumenteve do të dalim me një qëndrim nëse ka pasur lëshim apo jo. Të gjitha komentet që janë bërë publike do të shqyrtohen dhe të gjitha do të veprohet”, tha Kambovski. Më herë edhe Prokurori, Gavrill Bubevski theksoi se është zgjeruar…

Lexo më shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues të Strategjisë Nacionale Zhvillimore ky Bord siguron bashkëpunim strategjik dhe partneritet të Këshillit me komunitetin ndërkombëtar, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët. “Bashkë me anëtarët e Bordit Drejtues, përkatësisht Ministren për Financa dhe Sekretarin e Përgjithshëm, vendosëm që mbledhjen e parë ta organizojmë në përbërje të zgjeruar me praninë tuaj si partnerë dhe mbështetës tanë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, të prosperuar dhe ekonomikisht të fortë të njerëzve të suksesshëm dhe të lumtur. Sigurisht, për një koordinim të tillë, Ministria për…

Lexo më shumë

Shkenca vazhdon të na tregojë se koha kur zgjedhim të konsumojmë vaktet tona mund të ndikojë në objektivat për humbjen e peshës. E në veçanti, se ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund ta bëjë më të vështirë arritjen e këtij qëllimi. Por të gjithë e dimë mirë se të konsumosh vaktet në orare të caktuara nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht kur dita është e ngarkuar me punë. Megjithatë, e rëndësishme mbetet të jeni sa më të vetëdijshëm dhe të dini si të ushqeheni shëndetshëm. AgroWeb.org tregon mënyrën se si koha midis vakteve mund të ndikojë në shëndetin…

Lexo më shumë