Author: shqiperia

Real Madridi e mbylli një epokë të artë dhe e hapi një kapitull të ri. Pas largimit të Luka Modricit, simbol i tranzicionit është Dani Carvajal: i fundit i një gjenerate të papërsëritshme, i cili sot i udhëheq “Los Blancos” si kapiten. Në moshën 33 vjeçare, i rikthyer nga një lëndim i rëndë në gju, mbrojtësi i djathtë spanjoll e ka një objektiv të dyfishtë përpara vetes: që ta rikthejë pozitën e titullarit dhe mbi të gjitha, ta shkruajë emrin e tij në histori të klubit. Pas 227 ditësh ndalese, Carvajal u rikthye në fushë në humbjen nga Paris Saint-Germain…

Lexo më shumë

Tarifat e administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi importet nga dhjetëra vende, që variojnë nga 10 deri në 50 përqind, kanë hyrë në fuqi, duke e vënë strategjinë e republikanëve në provë të strategjisë së tyre për uljen e deficitit tregtar. Për Maqedoninë e Veriut, vendimi i fundit i uli tarifat në 15 përqind. Kjo normë vlen edhe për vendet e Bashkimit Evropian. Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) filloi mbledhjen e tarifave më të larta në orën 12:01 të mëngjesit sipas kohës lindore, pas javësh pasigurie rreth përqindjes përfundimtare të masave të Trump dhe përshpejtimit të…

Lexo më shumë

Mbrëmë në Poloni në stadiumin e Poznan u zhvillua ndeshja mes Lech Poznan dhe Crvena Zvezdes në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Europës. Ekipi serb triumfoi në fund me rezultat 1:3, por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është një baner skandaloz që u shfaq nga tifozët e pranishëm. Tifozët shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe flamurin serb. Mediat në Serbi i thurën lavde këtij veprimi skandaloz, duke thënë se tifozët polakë e kanë fituar simpatinë e tyre me këtë veprim. Këto veprime  janë bërë të zakonshme sa herë që një skuadër serbe luan ndeshje ndërkombëtare The…

Lexo më shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. “Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. LAMM njofton se që nga ora 6:30 e mëngjesit në pikën kufitare “Bllacë”, më saktësisht në pompën e benzinës “Dizel”, trafiku i mallrave është devijuar./Telegrafi/   LAMM: Nuk ka më vonesa në pikat kufitare, devijohet trafiku i mallrave në “Bllacë” appeared first…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut. Në vend do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të lëvizin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 28 deri në 36 gradë celsius. Në periudhën e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Maqedonia po bëhet një destinacion tërheqës për turistët e huaj. Të dhënat tregojnë se mbi 101 mijë të huaj e kanë vizituar vendin deri në maj, që përbën një rritje prej 27,7 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Destinacionet më tërheqëse kanë qenë Shkupi dhe Ohri. Ndërsa më së shumti vizitorë kanë ardhur nga Turqia, Gjermania, Franca dhe Serbia. Po ashtu, janë edhe mërgimtarët tanë që gjatë verës vizitojnë të afërmit e tyre. Punonjësit në turizëm janë të kënaqur, por thonë se shifrat mund të jenë edhe më të larta. “Ka shumë banesa dhe qiradhënës në Shkup dhe në Maqedoni…

Lexo më shumë

Zakonisht njerëzit adoptojnë kafshë shtëpiake si ndonjë qen, mace a ndonjë shpend, por jo Bleona! Gjërat që ajo bën rrallëherë janë të zakonshme dhe kjo konfirmohet me veprimin e fundit: ka birësuar një luan në Afrikë. Gjatë një takimi me Blendi Fevziun në brigjet e jugut, Bleona i ka zbuluar gazetarit  ‘çmendurinë’ e fundit. “Unë kam marrë këtë dhuratë për ditëlindje, vlera dhe shuma e së cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë, është bamirësi. Luanin tënd mund ta ndjekësh në aplikacionin Fahlo që është një ndërthurje moderne midis bamirësisë dhe shpëtimit të kafshëve”, thotë Bleona duke shtuar…

Lexo më shumë

Sindromat trashëgimore përfaqësojnë një spektër sëmundjesh që shkaktohen nga ndryshime patologjike në materialin gjenetik (pra në ADN-në) e qelizave germinale, vezëve apo spermatozoideve, të cilat mund të çojnë në sëmundje të ndryshme ose në keqformime që trashëgohen nga prindërit te fëmijët. Në fushën e onkologjisë, njihen rreth 50 sindroma të tilla, ndërsa mbi 100 gjene janë të lidhura me një predispozitë për zhvillimin e tumoreve. Në varësi të llojit të sindromës dhe organeve të përfshira, rreziku për t’u prekur nga kanceri gjatë jetës mund të jetë nga 2 deri në 40 herë më i lartë se në popullatën e përgjithshme.…

Lexo më shumë

VLEN me kënaqësi njofton opinionin publik se janë realizuar 79 punësime të reja, si rezultat i angazhimit të palëkundur për përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore. 35 punësime të përhershme në Postën e Maqedonisë së Veriut. 17 punësime në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 27 punësime në Fondin për Sigurim Shëndetësor Këto punësime nuk janë vetëm statistika, janë mundësi të reja për dhjetëra familje, janë siguri ekonomike dhe shpresë për qytetarët tanë që për vite me radhë ishin lënë jashtë institucioneve nga politika e përjashtimit të qeverive të mëparshme. Ky rezultat është fryt…

Lexo më shumë

Ardon Jashari e ka dhënë intervistën e parë si futbollist i ri i AC Milan. Mesfushori iu përgjigj disa blic pyetjeve, ku ndër to tha se është nga Zvicra, teksa e listoi edhe gjuhën shqipe në mesin e gjuhëve që ai flet. Jashari u zyrtarizua sot nga AC Milan dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2030. “Jam nga Zvicra dhe flas shqip”, intervista 20 sekondëshe e Ardon Jasharit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë