Author: shqiperia
Klekovski: Buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna për pacientët me kancer
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha sot se deklarata e ish-presidentit Stevo Pendarovski është keqpërdorur nga mediat pro-qeveritare. Ai shfrytëzoi rastin që ta akuzojë drejtpërdrejt kryeministrin Hristijan Mickoski për tradhti kombëtare dhe për udhëheqjen e Qeverisë më korruptive deri më tani.Duke u ndalur te ndarjet e supozuara partiake, Filipçe vuri në dukje:”Është interesante pse kjo pyetje vjen tani, kur deklarata është e para disa javëve. Edhe ajo deklaratë është nxjerrë nga konteksti. Presidenti Pendarovski, përkundrazi, jep mbështetje maksimale në atë që po bëjmë dhe po punojmë në parti. Kjo që shohim ditët e fundit është rezultat i një fushate të…
Gjatë 24 orëve të fundit (03/04 – 04.04.2026), në gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 10 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi në disa qytete, përfshirë Shkupin, rrugën rajonale Shkup–Tetovë (te nyja për në fshatin Grupçin), si dhe në Gostivar, Koçan dhe Kërçovë.Ndërkohë, katër shoferë janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit në Shkup, Kavadar dhe Makedonska Kamenicë. Një tjetër rast është regjistruar në Kërçovë, ku një shofer ka drejtuar automjet edhe pse kishte…
Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, pasi i njëjti do të hyj në procedura qeveritare dhe parlamentare. Duke u përgjigjur lidhur me përshtatjen e universiteteve private me Ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja Janevska zbuloi parregullsi serioze në funksionimin e disa instituteve të arsimit të lartë të cilat kanë pasur të drejtën të lëshojnë diploma të njohura si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke theksuar se njëri prej tyre ishte i regjistruar si bastore.“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni…
Vendimi i fundit i Këshillit të Komunës së Çairit për të marrë një kredi afatgjate prej 120 milionë denarësh (rreth 2 milionë euro) ka nxitur reagime të forta politike. Nga BDI-Dega Çair, e shohin këtë huamarrje si një veprim jotransparent dhe të padrejtë, duke akuzuar se mjetet do të përdoren për të mbuluar detyrime të krijuara për interesa zgjedhore.“Kjo nuk është kredi për zhvillim. Kjo është kredi për të mbuluar dështimet. Barra financiare do të bjerë mbi qytetarët për një periudhë 10-vjeçare. Po krijohet një model i rrezikshëm: shpenzohet për zgjedhje, fitohet pushteti, merret kredi dhe borxhi u lihet qytetarëve”,…
Unionet e studentëve nga universitetet shqiptare në vend u kanë bërë thirrje mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve qytetarë që të mbështesin protestën e paralajmëruar për 6 prill (e hënë), e cila synon të ngrejë zërin kundër, siç theksojnë ata, një padrejtësie të vazhdueshme ndaj studentëve shqiptarë të drejtësisë.Në thirrjen publike, studentët shprehin mirënjohje për mbështetjen e deritanishme nga mediat dhe opinioni publik, duke vlerësuar rolin e tyre në sensibilizimin e çështjes. Ata theksojnë se kjo mbështetje mbetet thelbësore edhe në këtë fazë, kur kërkesat e tyre ende nuk kanë marrë zgjidhje konkrete.“Zëri juaj ka qenë thelbësor në ngritjen e kësaj…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se janë plotësuar kushtet që të ulen akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër.Për nesër në orën 11:00 tashmë është caktuar mbledhja e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.”Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe kalkulimet tona tregojnë se dizeli duhej të shtrenjtohej diku rreth 7 denarë, kurse benzinat 1.5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i dizelit të hënën do të korrigjohet për rreth 3 denarë. Duke pasur parasysh…
Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.Pendarovski tha se edhe pse OBRM-PDUKM ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sërish duke e cilësuar ligjin për arsim të lartë si ligj që i hap rrugë diskriminimit ndaj universiteteve shqiptare.Ata kërkuan barazi dhe drejtësi në gjuhë e financim, drejtësi në punësim.”Barazi në gjuhë. Diplomat në gjuhën shqipe duhet t’u garantohen studentëve edhe në UKM, UGD dhe në të gjitha universitetet e tjera, ashtu siç garantohen në UT dhe UNT. Drejtësi në punësim. Universitetet shqiptare vazhdojnë të funksionojnë me një raport pothuajse 50 me 50 mes stafit të rregullt dhe stafit me angazhim të pjesshëm. Me qindra asistentë dhe dhjetëra të doktoruar presin punësim prej 10, 12…
Ekonomisti Zoran Jovanovski tha se kriza që po vjen nuk do të jetë afatshkurtër – ajo do të ndryshojë mënyrën se si jetojmë.Përveç rritjes së çmimeve, është e mundur edhe kufizimi i disponueshmërisë së karburanteve, gjë që hap hapësirë për masa si vozitja tek-çift dhe orientimi i burimeve drejt prodhimit të ushqimit.Këtë e theksoi Jovanovski në paraqitjen e djeshme në emisionin “Tema e Ditës”, në lajmet e Sitel. Ai potencoi se të gjithë duhet ta kuptojmë që pasojat e krizës do të jenë afatgjata.Përveç rritjes së çmimeve të naftës, mund të bëhet problem edhe vetë disponueshmëria e saj. Ai thotë…













