Author: shqiperia

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, informojnë nga Unioni i Automjeteve të Maqedonisë LAMM. LAMM apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën në komunikacion dhe të kenë kujdes të veçantë në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Në vendkalimet kufitare nga RMV për momentin nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. “Vëmendje e veçantë duhet në segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë…

Lexo më shumë

Mëngjesi i ftohtë me kushte për mjegull në lugina, gjatë ditës me diell për , temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -9 deri në 3, dhe maksimumi do të arrijë nga 4 deri në 11 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me mëngjes të ftohtë me kushte për mjegull, gjatë ditës me diell. Temperatura minimale do të bjerë në 0, dhe maksimumi do të arrijë në 9 gradë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Më 07.02.2025, në orën 15:00, në SPB Shkup, një grua 91-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 300.000 denarësh. Sipas raportimit, personi e ka kontaktuar atë me telefon, është prezantuar si punonjës policie dhe i ka thënë se nipi i saj dhe bashkëshortja e tij kishin shkaktuar një aksident automobilistik, duke goditur një fëmijë, dhe se nëse nuk dëshironte që ata të përfundonin në burg, duhej të paguante një shumë parash. Siç është raportuar, e moshuara i ka lënë paratë në vendin e caktuar, por më pas, pasi është kontaktuar me të renë…

Lexo më shumë

Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, dhe tashmë bashkëshorti i saj, Eduart Grishaj, u martuan në vitin 2023. Ceremonia e martesës së tyre ishte tejet private, mes miqve të ngushtë dhe familjarëve në Itali. Arbana nuk kishte ndarë asgjë nga dasma, e madje si rregull ia kishte bërë edhe të ftuarve, që të mos publikonin asgjë. Derisa në episodin e radhës të “Mirëmbrëma yje” kishte të ftuar grimerin Arbër Bytyçi, i cili i kishte kërkuar që të ndante pamje nga ajo ditë, pasi ka qenë shumë bukur. Arbana dukej e mrekullueshme, elegante dhe me një fustan të bardhë të veçantë. The…

Lexo më shumë

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në “Sllobodna TV”, theksoi se rezervat devizore janë faktori më i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të valutës vendase dhe se në periudhën e kaluar, përkundër krizave, janë rritur pothuajse vazhdimisht, si garanci për ruajtjen e kursit devizor. Angellovska-Bezhoska ka thënë se rritja e rezervave devizore është për shkak të blerjes së devizave nga banka qendrore në tregun devizor i cili pothuajse vazhdimisht ka ndodhur që nga mesi i vitit 2023. “Në total, gjatë dy viteve të fundit, ne si bankë qendrore kemi blerë 750 milionë euro…

Lexo më shumë

Me përgjegjësi pohoj se nuk kemi mik dhe mbështetës më të madh të integrimit tonë evropian sesa Greqia, tha Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani, në një bisedë me korrespondenten e Agjencionit Informativ të Maqedonisë nga Athina, pas vizitës së tij dyditore në Greqi, duke theksuar se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë përparësi e përbashkët dhe kanë potencial për t’u forcuar dhe thelluar. Murtezani theksoi se kjo ishte vizita e parë zyrtare në Athinë nga një përfaqësues i Qeverisë së re pas zgjedhjeve te ne, e ai pati mundësinë të takohej dhe të bisedonte me zëvendësministren e Jashtme Aleksandra…

Lexo më shumë

Nevojitet veting për partitë politike që të mos shndërrohen në prokurorë publik apo gjyqtarë, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti. Në takimin me anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së në Manastir, Ahmeti theksoi se duhet hetim për procesin e privatizimit dhe origjinën e pasurisë së të gjithë politikanëve dhe funksionarëve në vend. “Që të ketë sundim të së drejtës dhe qytetarët të kenë besim te institucionet, duhet të ketë veting. Që partitë politike të mos shndërrohen në prokurorë publik apo gjyqtarë, duhet veting brenda partive politike, për krerët e partive politike dhe për të gjithë funksionarët”, tha…

Lexo më shumë

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetar i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, deklaroi se nëse do të kandidojë për kryetar të Qytetit të Shkupit pret fitore që në raundin e parë dhe se këtë e bazon në mbështetjen që ka nga qytetarët dhe rezultatet që i ka arritur deri tani si kryetar i Komunës së Kisella Vodës. Në intervistën për të përjavshmen “Fokus”, Gjorgjievski flet për punën e deritanishme, vizionin e tij për Shkupin dhe mundësinë për të kandiduar për kryetar të kryeqytetit. “Nëse bëhem kandidat për kryetar të Shkupit, pres të fitoj që në raundin e parë. Siç tha…

Lexo më shumë

“Qeveria punon në drejtim që Maqedonia të jetë vend me sektor të qëndrueshëm energjetik, reagon OBRM-PDUKM në konferencën e sotme për media të zëdhënëses së LSDM-së në të cilën ishte kërkuar heqje urgjente ose ulje e TVSH-së për rrymë dhe ngrohje. “Seria e politikave të gabuara të LSD-së shpalosi spiralen e rritjes së çmimeve, nga e cila qytetarët po i vuajnë pasojat edhe sot e kësaj dite. Hipokrizi klasike dhe një tjetër në serinë e tentativave për të manipuluar qytetarët nga e njëjta LSD që ka varfëruar qytetarët dhe shkatërruar standardin e tyre të jetesës. LSD e rriti TVSH-në e…

Lexo më shumë

Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës thonë se nëse “8 shtatori” shndërrohet në qendër rajonale pa u ndërtuar Spitali Klinik në Shtip dhe pa u renovuar spitalet në Manastir dhe Tetovë, pacientët do orientohen në një spital që nuk ka kapacitete. Nga ASH-Sela thonë se nëse qeveria dëshiron reforma shëndetësore, duhet të investojë në të gjitha rajonet, jo vetëm në Shkup. “Premtuan decentralizim dhe klinika rajonale, me “8 Shtatorin” e forcojnë centralizimin dhe shkatërojnë sistemin Kjo qasje e fragmentuar në sistemin shëndetësor është me të vërtetë problematike. Nëse Spitali “8 Shtatori” shndërrohet në qendër rajonale pa ndërtimin e Spitalit…

Lexo më shumë