Author: shqiperia
Pas sfidës së fundit të rrezikshme të TikTok me paracetamolin, u ngrit sërish çështja nëse Maqedonia po mendon të pezullojë këtë rrjet social më të popullarizuar tek të rinjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Ministrit të transformimit digjital, Stefan Andonovski, shkollave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tashmë janë dorëzuar udhëzime, të cilat qartë shpjegojnë se cilat resurse duhet të përdorin shkollat në biseda me nxënësit dhe çfarë sjellje duhet të kenë. Pjesa e dytë e udhëzuesit është sugjerime për aplikacione që prindërit mund të përdorin për të ndaluar përmbajtje të caktuara për të rinjtë në celularët e tyre, pajisjet inteligjente,…
Për sfidën në “Tiktok” ku të rinjtë përdorin paracetamol, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se nuk ka informacione të tilla nga Toksikologjia. Taravari tha se duhet të ndërpriten ilaçet se përveç se ndihmojnë, ata kanë edhe efekte anësore. “Deri tash prej klinikës së Toksikologjisë nuk kam informatë të tillë. Mendoj se duhet të ndërpritet se çdo ilaç është toksik, përveç që ndihmon ka edhe efekte anësore, nuk kam informata se është paraqitur ndonjë rast prej këtyre të rinjve që përdorin doza të paracetamolit”, tha Taravari. Taravari foli edhe për stacionin e kompresorit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, nga i…
Mungesa e dëshirës dhe vizionit të qeverisë se si të përballet si me rritjen e pagës minimale ashtu edhe me goditjet e çmimeve që shohim çdo ditë vetëm tregon se nuk ekziston vizioni për përballimin dhe zgjidhjen në fund të këtij problemi. Askund në botë, nëse lexoni teori ekonomike, nuk ka rritje të tillë të çmimeve në kushtet e inflacionit të ulët, thotë deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi. Ai theksoi se situata e sotme e goditjeve të çmimeve dhe e pagës minimale është vetëm një reflektim i manipulimit dhe paaftësisë së qeverisë. Nëse Akti i Praktikave të Padrejta të Tregtisë…
Qeveria e re bullgare ka njoftuar se refuzon të negociojë me Maqedoninë e Veriut për të liruar kushtet në të cilat Shkupi mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE, raporton portali “Euractiv” me qendër në Bruksel. “Tre vjet më parë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut arritën një marrëveshje, të ndërmjetësuar nga Franca, për lëshime reciproke për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor. Qeveria në Shkup ka pranuar të përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e saj dhe autoritetet në Sofje kanë premtuar heqjen e vetos për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, kujton teksti i publikuar…
Liderët e VLEN-it, Izet Mexhit, Arben Taravari, Bilall Kasami dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni. Në një postim në Facebook, zv. kryeministri Izet Mexhiti ka thënë se fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është shembull dhe frymëzim se e drejta ngadhënjen edhe kur duket e pamundur. “Urime të përzemërta i dashur vëlla Albin, urime Vetëvendosje. Fitorja e juaj është një shembull dhe frymëzim për të gjithë ne se e drejta ngadhënjen edhe kur kjo duket e pamundur dhe iluzion. Urime dhe përgëzime të gjithë qytetarëve të Kosovës për vetëdijen e…
Derisa LSDM-ja vidhte shtetin, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan edhe 280 mijë euro për reklama në Facebook, 280 mijë euro përfunduan me promovimin e politikave të dështuara të LSDM-së, Zaevit dhe Kovaçevskit, të cilat e rrënuan vendin, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM. “LSD, Zaev dhe Kovaçevski dhanë 280 mijë euro për të mbuluar përgjegjësinë për spitalin modular në Tetovë, për Durmo Tours, për tenderët e Vasko Kovaçevskit dhe për të gjitha krimet dhe dallaveret që kanë bërë. LSD, Zaev dhe Kovaçevski shpenzuan 280 mijë euro për të shpërqendruar njerëzit derisa vëllezërit e Zaev dhe Filipçe po ndërtonin bashkë termocentrale fotovoltaike, ndërsa qeveria…
LSDM: Me OBRM-PDUKM-në në pushtet çmimet vazhdojnë të rriten, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para
Një fiasko totale e politikave të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së në ekonomi, çmimet vazhdojnë të rriten, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para dhe mezi ia dalin me bukën e gojës masat me një lloj “shporte” kanë pësuar debakël. Në vend të uljes ka pasur rritje të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë, sepse qeveria u ka lënë kohë dhe hapësirë tregtarëve që t’i rrisin ato, thonë nga LSDM. “Qytetarët u detyruan të organizohen dhe të ngrenë zërin kundër çmimeve të larta dhe rritjeve të mëdha të çmimeve përmes bojkotit të tregjeve. Dhe në vend që menjëherë të marrë masa dhe…
BDI sot përsëri ka ngritur shqetësimin për përjashtimin dhe margjinalizimin sistematik të shqiptarëve nga strukturat kyçe të ushtrisë në Maqedoninë e Veriut. Nga atje thonë se shqiptarët në ushtri janë të përjashtuar dhe të kufizuar për vendimet e rëndësishme dhe pozitat strategjike. “Margjinalizimi i shqiptarëve nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tyre nga pozitat udhëheqëse, por zgjerohet edhe në sistemin e edukimit ushtarak. Eshtë shqetësuese se në vend që të ndihmojnë zgjidhjen e këtij problemi, të zgjedhurit e OBRM-PDUKM-së për të luajtur rolin e “përfaqësuesve shqiptarë” vetëm sa legjitimojnë këtë padrejtësi. Këta politikanë janë të paaftë dhe të paguximshëm për…
Ekonomisti dhe kryetar aktual i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski ka dhënë mendimin e tij për taksën në pronë. Sllaveski i kërkon publikut “të mos mendojnë se gjithçka që thotë Elon Musk është e zgjuar”. Këtë e ka publikuar ai si koment në reagim ndaj postimit të gjyqtarit Vladimir Pançevski në rrjetin social “X”. “Elon Musk ka një pyetje! SHBA po mendon heqjen e taksës së pronës dhe pagimi i taksës së pronës a do të thotë që shtëpia juaj është de fakto e marrë me qira nga qeveria?! Zgjedhjet lokale po vijnë,” njoftoi Pançevski, duke shpërndarë një…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -10 deri -1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri 11 gradë celsius. Deri ditën e mërkurë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me temperaturat të ulëta të mëngjesit./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.