Author: shqiperia
Një projektligj që shkaktoi një përplasje të jashtëzakonshme mes disa prej artistëve më të njohur të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkrahësve të tyre në Dhomën e Lordëve është miratuar më në fund. Lordët kërkuan një amendament në projektligjin me titull të thatë “Përdorimi dhe Qasja në të Dhëna”, i cili do t’i detyronte kompanitë teknologjike të deklaronin përdorimin e materialeve të mbrojtura me të drejtë autori gjatë trajnimit të mjeteve të inteligjencës artificiale (IA). Sipas tyre, pa këtë amendament, kompanitë teknologjike do të kishin dorë të lirë të shfrytëzonin përmbajtjen britanike pa pagesë dhe ta përdornin atë për të trajnuar…
Milani ka ofruar 28 milionë euro për talentin e Club Brugge, Ardon Jashari, por skuadra belge kërkon të paktën edhe 5 milionë euro më shumë. Milani është në bisedime me Club Brugge për mesfushorin qendror 22-vjeçar, dhe tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 28 milionë eurosh. Burime të afërta me situatën bëjnë të ditur se Brugge kërkon edhe 5 milionë euro shtesë, ndërsa dita e sotme mund të jetë vendimtare për negociatat mes klubeve. Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, është një admirues i madh i reprezentuesit zviceran me prejardhje shqiptare, si edhe i bashkëkombësit të tij,…
Kosova është gati për një tjetër sfidë të madhe në sportin që e ka ngritur në piedestalet botërore: xhudon. Kampionati Botëror për Seniorë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në këtë sport, nis sot në Budapest dhe do të zgjasë deri më 20 qershor. Në këtë arenë prestigjioze, ku do të garojnë 557 xhudistë nga 93 shtete të gjashtë kontinenteve, Kosova përfaqësohet me tre prej emrave më të spikatur të skenës ndërkombëtare: Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg, Laura Fazliu në -63 kg dhe Akil Gjakova në BHJB-73 kg. Distria Krasniqi, kampione olimpike, do të garojë të shtunën.…
Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë
Kryeprokurori Lupço Kocevski njofton se Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë si të dyshuar në tragjedinë e Koçanit ku humbën jetën 62 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë. Kocevski thekson se nëpunësit policorë dyshohen se kanë kryer kontroll në kabare “Pluse” në bazë të planit të miratuar bazuar në plane paraprake, por që nuk janë marrë parasysh ndryshimet e reja. Kjo sipas Kocevskit, ka ndikuar në mos marrjen parasysh apo edhe mosparandalimin e shpërthimit të mjeteve piroteknike. “Prokuroria ka sjell urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër 13 nëpunësve policorë. Ata dyshohen se në rastin…
Në Shkup, dita e dytë e takimit të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Po diskutohen tekstet shkollore për klasën e 7-të në vend, si dhe mundësia e nderimit të përbashkët të Goce Delçevit. Deri më tani, janë miratuar rekomandime për nderimin e përbashkët të pesë figurave historike – Vëllezërit e Shenjtë “Kiril dhe Metodi”, Shën Naumi i Ohrit, Shën Klementi i Ohrit dhe Car Samueli, dhe pesë rekomandime për ndryshime në tekstet shkollore të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari. Komisioni i Përbashkët u formua…
Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti në një konferencë për media bëri të ditur se tashmë janë mbyllur 226 kazino online që kanë vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Mexhiti bëri të ditur se me këtë hap është ulur numri i kazinove online për 40%, ndërkaq bëri të ditur se së shpejti do të mbyllen edhe kazinot tjera online. “Kazino nuk është ekonomi është krim. Në ditët e para të qeverisë u hoqën disa koncesione për kazino online. Ndërsa sot infromojmë për mbylljen e 226 faqeve që kanë dhënë shërbime online kazino në mënyrë joligjore, që kanë qenë rrezik potencial…
Barcelona vazhdon ta ndjekë me ngulm anësorin e Liverpoolit, Luis Díaz, pavarësisht pengesave të shumta që e vështirësojnë realizimin e marrëveshjes. Megjithatë, një nga këto pengesa duket se është duke u zbutur në favor të klubit katalanas. Díaz është identifikuar si prioriteti kryesor për Barcelonën, me drejtorin sportiv Deco që nuk e ka fshehur aspak admirimin e tij për anësorin kolumbian. Megjithëse Liverpool kishte lëshuar sinjale se kishte refuzuar një qasje nga Barça dhe nuk kishte asnjë qëllim për të negociuar për 28-vjeçarin, kjo është interpretuar si një strategji negociuese nga “The Reds”. Sipas gazetës katalanase Sport, Liverpool tani është…
Ish-Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në 20-vjetorin e Forumit “Globex”, të mbajtur në Pragë, Republika Çeke, nën titullin “Menaxhimi i Kaosit: Koha që Evropa të bëjë një hap përpara”. Nga paneli “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq gjeopolitik: Integrimi në BE apo rritja e tensioneve rajonale”, Pendarovski tha se vonesa strategjike në integrim e ekspozon Ballkanin Perëndimor ndaj rrezikut të ndikimeve jo-evropiane dhe jodemokratike nga jashtë rajonit. Pendarovski theksoi se BE duhet të veprojë menjëherë dhe të përfundojë projektin historik të bashkimit të Evropës./Telegrafi/ Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës appeared…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nesër fillojnë regjistrimet nëpër shkollat e mesme për vitin shkollor 2025-2026. Regjistrimi është elektronik dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë e tyre personale të përdoruesit në schools.mk. Paraqitja e parë e regjistrimit zgjat prej më 14 deri më 17 qershor, ndërsa paraqitja e dytë është më 30 qershor. Rang- listat përfundimtare pas dy paraqitjeve, shkollat do t’i shpallin më 2 korrik. Ashtu sikurse gjatë viteve të kaluara shkollore, nxënësit do të duhet të dorëzojnë dokumente në letër në shkolla ndërsa po bëhen përpjekje nga viti i ardhshëm procesi të…
Nikolloski–Szijarto: Partneriteti i fortë me Hungarinë sjell përfitime të mëdha për Maqedoninë
Vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhëniet tona me miqtë në një nivel edhe më të lartë. Po punojmë me përkushtim në proceset e reformave, po e udhëheqim vendin në drejtimin e duhur të prosperitetit dhe proceset mbështeten fuqimisht nga partnerët tanë, Qeveria e Hungarisë, tha zv. kryeministri Aleksandar Nikolloski këtë mëngjes në një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijarto. Ministri Szijarto ndodhet për një vizitë pune në Maqedoni, ku sot do të nënshkruajë Marrëveshjen për Bashkëpunim Strategjik midis Qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë në emër të Qeverisë së Hungarisë. Duke përshëndetur nënshkrimin e këtij dokumenti strategjik, zv.…