Author: shqiperia
Qytetarët mund të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin janar, por kjo nuk i përjashton nga pagesa e tyre. Kështu u përgjigjën sot nga EVN Home për “Telma” në pyetjen se si trajtohen ankesat e qytetarëve se kanë marrë fatura shumë më të larta se zakonisht. Për shembull, një familje ka marrë një faturë rryme prej 9.237 denarë në dhjetor, ndërsa muajin pasardhës fatura ka shkuar në 14.252 denarë, ose mbi 50 për qind më shumë. “Të gjitha kërkesat për korrigjime të faturave të dorëzuara nga përdoruesit shqyrtohen veçmas dhe EVN Home dorëzon përgjigjen e duhur…
“Tetë persona të tjerë, tre prej të cilëve doganierë dyshohen se kanë kryer krime me automjete të përdorura. Në Prokurorinë Themelore Publike tashmë janë ngritur kallëzime penale për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deri më tani janë përfshirë 32 persona, 11 prej të cilëve doganierë. Ata dyshohen për mashtrim doganor, fshehje të mallit nga vepra penale mashtrim doganor, falsifikim dhe shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Tashmë ka pasur vendime për largim nga puna për tetë doganierë”. Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë doganore, Boban Nikolovski, në TV21. “Ne nuk po amnistojmë askënd, po rishikojmë atë që ka…
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani ka reaguar pas lajmit se është keqpërdorur vetura e Çerdhes “Pranvera”. Shabani ka demantuar çdo akuzë nga ana e Ministrisë për Politika Sociale, Demografi dhe Rini në lidhje për çfarëdo lloj shkeljeje të të drejtave të fëmijëve nga ana e Komunës së Vrapçishtit, si themeluese e çerdhes “Pranvera”. Lexo po ashtu MPPS: Përveç shkeljes së rëndë të ligjit, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i ka shkelur edhe të drejtat e fëmijëve sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijëve “Është e vërtetë se Inspektorati përgjegjës, pa të drejtë, i ka marrë kompetencat e Komunës…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari, reformat në Këshillin Gjyqësor janë të domosdoshme duke pasur parasysh besueshmërinë në gjyqësor, e cila siç thotë Taravari, është 2 deri në 3%. Nëse nuk bëhet asnjë ndryshim, atëherë Maqedonia e Veriut do të mbetet në “status quo”, thotë Taravari. “Përderisa ka besueshmëri në gjykatë prej 2-3% , nënkupton automatikisht se kemi nevojë për reforma në gjykatë dhe prokurori. Këto ndryshime, pa i bërë reformat në Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorisë, nuk mund të bëhen. Prandaj mendoj se është e domosdoshme, nëse duam reforma. Nëse e duam status quo-n atëherë rrimë kështu dhe…
Murtezani: Besimi në institucione ndërtohet me integritet, transparencë dhe llogaridhënie
Ministri Orhan Murtezani, sot hapi ngjarjen “Mbrojtja e interesave financiare publike në projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja”, që po mbahet në Mavrovë nën organizimin e UNOPS-it, njoftojnë nga Ministri për Çështje Evropiane. Në fjalën e tij, ministri theksoi rolin kyç të besimit në institucione, sundimit të së drejtës dhe menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike. “Besimi nuk jepet, ai duhet të fitohet dhe të mbrohet përmes transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të palëkundur. Për këtë jemi këtu sot”, theksoi Murtezani. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar që projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja po zbatohen me…
Komuna e Gostivarit do të pësojë rënien më të madhe të numrit të këshilltarëve për zgjedhjet e ardhshme lokale, ku në vitet e ardhshme do të ketë tetë këshilltarë më pak. Sipas rezultateve të regjistrimit të vitit 2002, kjo komunë kishte 81.000 banorë, që sipas ligjit duhet të kishte 31 ulëse për këshilltarët, por sipas rezultateve të vitit 2021, Gostivari ka një popullsi rezidente prej 59.770 banorë, që do të thotë se numri i këshilltarëve do të jetë 23. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, numri i vendeve të këshilltarëve përcaktohet sipas numrit të banorëve dhe nuk duhet të jetë më…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,63 % në raport me vendimin e datës 07.02.2025 Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,00 den/lit. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU rritet për 0,542 den/kg dhe tani do jet 48,011 den/kg. Çmimet…
Prokurorja nga Prokuroria e Lartë Publike, Natasha Krstevska Caleva, do të marrë pozitën e kryesueses së Prokurorisë së Lartë Publike, derisa vazhdon pezullimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi. Ky vendim njëzëri është marrë sot në një seancë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku u theksua se prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi nuk mund ta drejtojë Prokurorinë duke qenë se ndaj tij po zhvillohet procedura penale. Propozimin që Krstevska Caleva ta marrë këtë pozitë e ka sugjeruar prokurori publik republikan, Ljupço Koceski, si një nga nëntë prokurorët e mundshëm publik në Prokurorinë e Lartë Publike që do të…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton banorët e komunës së Vrapçishtit se pas një kontrolli inspektues në IPKKF “Pranvera” në Vrapçisht, është konstatuar se komuna e Vrapçishtit, pasi i janë hequr kompetencat kryetarit të komunës për pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit dhe caktimin e ushtruesit të detyrës drejtor të institucionit nga Ministria, e ka marrë automjetin e institucionit parashkollor (në pronësi të komunës), edhe pse në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor në përdorim për një kohë të pacaktuar. “Deri më 31.01.2025, kur është bërë ndërrimi ligjor i ushtruesit të…
Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski, ka deklaruar se nga 1 marsi 2025 pritet të nisë funksionimi i sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Këtë nismë e konfirmoi gjatë një interviste në emisionin Daily Click në TV21. Nikollovski theksoi se është duke u bërë harmonizimi i softuerit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës, gjë që do të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat doganore mes dy vendeve. “Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë ‘One…