Author: shqiperia

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, informoi se kërcënimet me bombë që janë dërguar në shkollat ​​në vend të premten janë dërguar nga emailet e përkohshme që fshihen vetëm një orë pas dërgimit të mesazheve kërcënuese. Prandaj, siç theksoi ai, është shumë e vështirë të gjurmohet se kush është dërguesi. Në një intervistë për 360 Gradë, ai përmendi se bëhet fjalë për kërcënime hibride që janë të rreme, por nuk përjashtohet nevoja që MPB të përgjigjet me një hetim të plotë të akuzave. “Këto janë kërcënime hibride që rezultuan të rreme, jo vetëm të premten, por edhe kur i…

Lexo më shumë

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, pohon se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane”. Këtë koment Kallas e ka bërë në rrjetin “X”, nga ku tregon se gjatë qëndrimit në Romë ka theksuar shpresën për zgjerimin e BE-së në pesë vitet e ardhshme ‘’Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. Siguria jonë është e pandashme. Bashkëpunimi ynë është thelbësor. Sot në Romë, nënvizova këtë perspektivë të përbashkët të sigurisë dhe shpresën tonë për përparim të vërtetë në pesë vitet e ardhshme në zgjerimin e BE-së, bazuar në progresin me reformat”, shkruan Kallas. Kallas shpreson për zgjerimin e BE-së:…

Lexo më shumë

Katër persona janë lënduar, prej të cilëve tre zyrtarë policorë, në një aksident trafiku që dje ndodhi në rrugën Ohër – Strugë. Siç njoftojnë nga SPB Ohër, aksidenti ka ndodhur në orën 17:33, në mes makinave “Ford” me targa të Shkupit nën pronësi të MPB-së dhe “Opel” me targa të Shkupit, nën pronësi të M.A (52) nga Struga. “Në aksident lëndime trupore ka marrë shoferi i Opel-it. Ndërsa udhëtarët në makinën e policisë D.P (29) dhe D.K (28) të dy nga Shkupi, si dhe D.D (31) nga Kumanova janë transferuar në spitalin “Shën Erazmo” për ndihmë mjekësore. Për karakterin e…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se është kryer grabitje në një bastore sportive në Çair, pas çfarë janë dëmtuar aparatet e lojërave të fatit dhe janë marrë para. “Më 09.02.2025 në ora 06.00 në SPB Shkup është denoncuar se me përdorimin e forcës dhe me mjet, kanë hyrë në një bastore sportive në rajonin e Çairit, ku janë dëmtuar disa aparate për lojërat e fatit dhe janë marrë para”. “Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.   Grabitje në një bastore në Çair, dëmtohen aparatet dhe vidhen para appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Nga fillimi i vitit të ardhshëm, kamerat që do të vendosen në Shkup dhe në disa qytete të tjera do të funksionojnë plotësisht dhe do të fillojë dërgimi i gjobave në adresën e shtëpisë. Këtë e njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Jam i bindur se sistemi do të lansohet më 1 janar 2026”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një intervistë për 360. Sistemi pothuajse është vendosur në kryeqytet dhe kryeministri Mickoski në konferencën e fundit me gazetarë nuk e përjashtoi mundësinë që sistemi të funksionojë në Shkup para Vitit të Ri, pasi…

Lexo më shumë

Rezultati i zgjedhjeve të fundit në Kosovë ka krijuar një realitet politik kompleks, ku asnjë parti nuk ka arritur shumicën absolute për të formuar e vetme qeverinë. Zgjedhjet në Kosovë shpesh kanë prodhuar rezultate që imponojnë nevojën për koalicione qeverisëse. Në këtë kontekst, opozita përballet me disa opsione strategjike për të maksimizuar përfitimet e saj politike afatgjata. Në rastin e fundit, rezultati elektoral ka lënë partinë fituese LVV-në pa shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, duke e detyruar atë të kërkojë mbështetje nga parti të tjera. Në një situatë të tillë, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK/Nisma kanë…

Lexo më shumë

Synohet ndërtimi i qendrës rajonale për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene me grimca të rënda dhe për këtë, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka pritur në takim iniciatorët kryesor. Ai në një postim në Facebook, njofton se është takuar me Yiota Foka, Bashkim Ziberin dhe Nermine Muradin. “Sot kisha kënaqësinë të pres në takim shkencëtaren nga CERN dhe qendra për jone të rënda në Darmshtad të Gjermanisë Dr. Yiota Foka, Profesorin e UT-së të fizikës Dr. Bashkim Ziberi dhe magjistren e fizikës Nermine Muradi, asistente e jashtme në UT. Mysafirët më njoftuan për inciativën dhe projektin madhor…

Lexo më shumë

Një 34-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 09.02.2025 në ora 11.00 në Shkup, në rajonin e Karposhit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar A.A.(34) nga Shkupi pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kanë qenë duke kryer aktivitete zyrtare”. “Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës!”, thuhet në njoftim. Arrestohet 34-vjeçari nga Shkupi, ishte agresiv ndaj policëve appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Në mbledhje qeveritare nesër pritet të shqyrtohet çështja për çmimet e larta të produkteve ushqimore dhe nëse shteti do të marrë hapa për kontrollin e tyre, pas bojkotit të qytetarëve për blerje në markete gjatë dy javëve të kaluara. Në mbledhjen e nesërme të qeverisë, siç deklaroi javën e kaluar kryeministri Hristian Mickoski, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Ekonomisë duhet të dërgojnë raport dhe se janë të mundshme masa lidhur me kontrollin e çmimeve. “Mendoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës do të dalin publikisht me disa parametra. Nëse kjo nuk…

Lexo më shumë

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i ka njoftuar anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Pavlina Crvenkovska, Selim Ademi dhe Tanja Çaçarova Ilievska se në Kuvend u është iniciuar interpelancë, shkruan Alsat. Që të pestit, si anëtarë të këshillit janë zgjedhur nga Kuvendi. Tre prej tyre kanë mandat deri në fund të vitit 2025, një deri në vitin 2026 dhe një deri në vitin 2027. “Lidhur me interpelancat e dorëzuara për anëtarët e Këshillit gjyqësor që i zgjedhë Kuvendi, duam të ju informojmë se të njëjtat janë dërguar deri te anëtarët e Këshillit Gjyqësor për të cilët ka të…

Lexo më shumë