Author: shqiperia

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ofron një zgjidhje të shpejtë, pa dhimbje dhe efikase për problemin shëndetësor dhe estetik të pacientëve me vena të zgjeruara. Me një qasje minimale invazive, pacientët mund të trajtojnë shkakun e dobësimit dhe zgjerimit të venave përmes ablacionit me radiofrekuencë ose me laser kirurgjikal. Këto trajtime kryhen nga një ekip mjekësor me përvojë të lartë, i udhëhequr nga Prof. Dr. Andreja Arsovski, i cili ka 16 vjet përvojë në këtë fushë dhe mijëra pacientë të kënaqur. Venat e zgjeruara janë një deformim i murit të venave sipërfaqësore, që shfaqet si pasojë e dobësimit të venave. Ky…

Lexo më shumë

“Është mirë që u mbajt debat publik ku ekspertët dhanë mendimin e tyre se si të rritet siguria në komunikacion, pas rastit tragjik të vrasjes së Frosna Kulakova e cila humbi jetën në Shkup. Përgjigja është që institucionet të forcojnë sistemin, parandalimin, kontrollin, jo selektivitetin, ta bëjnë “safe city” funksional, por edhe të ndikojë në ndërgjegjësimin e publikut”. Këtë e tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski. Ai theksoi se siguria në komunikacion dhe siguria e përgjithshme janë përgjegjësi e të gjithëve. “Këto tema nuk duhet të politizohen. LSDM ka qëndrim të qartë dhe ne jemi konstruktiv dhe do të pranojmë…

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë, në të cilën do të diskutojë për ndryshimet në Kodin Penal. Këtë nismë e ka dorëzuar Pavle Trajanov. “Kërkuesi thekson se ndryshimet ligjore janë në kundërshtim me shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe barazinë që promovon Kushtetuta. Në nismë thuhet se me këto ndryshime privilegjohet një kategori e qytetarëve, për dallim nga personat e dënuar ligjërisht që trajtohen diskriminues dhe për ta nuk vlen ulja e dënimeve”, thonë nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Drejtësisë njoftoi se Kodi i ri Penal (KP) është hartuar dhe i është dorëzuar Komisionit Evropian…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (10.02.2025) rreth orës 12:50 në rrugën “Jadranska Magistrala” në Shkup, nga ana e punonjësve të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Bllacë, janë ndaluar A.T (60) dhe G.I (54), të dy nga fshati Volkovë, Shkup. “Paraprakisht zyrtarët policorë kanë vërejtur emigrantë të cilët kanë dalë nga veturat dhe pas marrjes së masave, automjetet janë ndalur, ndërsa drejtuesve të mjeteve u është hequr liria”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB. Ndalohen dy persona në Shkup, kapen duke transportuar emigrantë appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer këqyrje në vendngjarje në komunën e Çairit të Shkupit, ku mbrëmë në një incident me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë plagosur. Nga Prokuroria thonë se sipas informacioneve fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa nga vendi i ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore. “Pamjet e mbikqyrjes video janë gjithashtu të disponueshme për shqyrtim. Gjithashtu është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe…

Lexo më shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 thonë se nga përleshja e djeshme me armë në Çair ka mbetur i vrarë një person. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar me iniciale H.B. “Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ” Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur., ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë “Nënë…

Lexo më shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot në seancën e Qeverisë do të paraqesin raport për bojkotin e tregjeve për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve, ku do të përcaktohet nëse do të merren masa të mëtejshme për kontrollin e çmimeve. Bojkotin e qytetarëve e ka përkrahur edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili tha se të njëjtat produkte nga prodhuesit e njëjtë në të gjitha vendet përreth nuk mund të jenë më të lira se në vend, por tha se pret që prodhuesit, distributorët dhe shitësit ta tejkalojnë problemin përmes dialogut. Nga ana tjetër,…

Lexo më shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga data 15 nëntor 2024 filloi detyrimi ligjor për të pasur pajisje dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2025. LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka,…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ftohtë në mëngjes, me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës dhe me më shumë periudha me diell në pjesët lindore. Në pjesët perëndimore dhe veçanërisht në jugperëndim, nga mesdita e tutje do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu në juglindje. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -10 deri në -1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3 deri në 9 gradë. Në Shkup, mëngjes i ftohtë, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura minimale…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mire Arben Fetai sot në Mavrovë theksoi se korrupsioni në projektet e infrastrukturës nuk është vetëm shpërdorim i mjeteve publike, por pengon zhvillimin ekonomik të vendit dhe rrënon besimin e qytetarëve ndaj institucioneve. “Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind, duke dëmtuar investimet publike dhe duke ulur cilësinë e shërbimeve për qytetarët”, nënvizoi Fetai. Ai tha se për të promovuar transparencën e plotë në shpenzimin e fondeve publike, Qeveria kadigjitalizuar plotësisht prokurimet publike dhe ka forcuar njësinë e auditimit të brendshëm. Sipas tij, BE-ja, Norvegjia dhe UNOPS…

Lexo më shumë