Author: shqiperia
Ministria e Ekonomisë në RMV, Besar Durmishi thotë se nesër ose më së voni pasnesër, duhet t’ia dorëzojë Qeverisë propozimin për Kufizimin e Marzheve për Produktet Bazë Ushqimore. Ai deklaroi sonte se do të mbulohen produktet nga shporta konsumatore e vjeshtës, të cilat do të plotësohen me produkte joushqimore me marzhe të larta të rritura. “Do të ketë rreth 100 grupe produktesh. Do të shtohen edhe produktet joushqimore sepse nga analiza e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ka rezultuar se ka produkte të tilla ku marzhi është rritur. Vendimi do të jetë i vlefshëm deri më 30 prill dhe do të…
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, Ljupço Kocevski ka reaguar në lidhje me iniciativën e qeverisë për shkarkimin e tij. Ai thotë se qeveria nuk i ka pasur të gjitha informacionet relevante. Lexo po ashtu Qeveria dorëzon iniciativë për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski “Me sa pata rastin të lexoj në media, arsyeja e vendimit të Qeverisë ishte se zgjedhja e kreut të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup kinse ishte e kundërligjshme. Mendoj se Qeveria nuk i kishte në dispozicion të gjitha informacionet relevante dhe të sakta dhe për të shmangur keqkuptimet, dëshiroj të sqaroj sa vijon: Orari i…
Ministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Orhan Murtezani thekson se Maqedonia e Veriut është e vetëdijshme që duhet të plotësohet kushti për futjen e bullgarëve në Kushtetutë pasi që është vendim unanim i të gjitha vendeve anëtare të BE-së, megjithatë qeveria e vendit po insiston që procesi i integrimit të jetë më i parashikueshëm dhe të mos hapen çështje tjera bilaterale, por fokusi të jetë te reformat. Kjo sipas Murtezanit mund të tejkalohet nëpërmjet dialogut me Sofjen, ndërkaq Brukseli gjithsesi do të gjejë mënyrë për ta zbatuar. Murtezani paralajmëroi takim në nivel të lartë mes Shkupit dhe…
Nga Prokuroria Publike njoftojnë se gjatë ditës së sotme në Gjevgjeli janë ndaluar dy persona. Siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, personat akuzohen për veprën penale prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave psikotrope. “Si rezultat i provave materiale dhe video, të siguruara gjatë kontrolleve në operacionin që u zhvillua nën udhëheqjen e prokurorit publik më 18 dhe 19 janar të këtij viti, gjatë ditës së sotme janë arrestuar dy persona. Personat akuzohen për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave psikotrope dhe prekursorëve. Nga të dhënat hetuese nga Laboratori i Forenzikës Dixhitale në Qendrën…
Zv. kryeministri për qeverisje të mirë në RMV, Arben Fetai thotë se raporti i Transparency International është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes së mëparshme të LSDM dhe BDI. Fetai duke komentuar raportin eTransparency International për vitin 2024, i cili e rendit Maqedoninë e Veriut 12 vende më poshtë në Indeksin e Percepcionit të Korrupsionit tha se qeverisjes e mëparshme e LSDM dhe BDI ka qenë e zhytur në korrupsion dhe mungesë transparence. Fetai thekson se ndryshimi skandaloz i Kodit Penal, që mundësoi amnistimin e mbi 200 rasteve kriminale, ka forcuar kulturën e pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.…
Siljanovska-Davkova: Shikoj se ka një zhbllokim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova shikon një zhbllokim të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas njohurive të saj, siç ka deklaruar sot, ka një hap përpara. E reja, tha Presidentja, është se Grupi i Miqve të Ballkanit Perëndimor është aktiv dhe “ka propozime kreative, në kuptimin që mund të na hapet rruga për kapitujt 2, 3 dhe 4”. Sipas Siljanovskës, procesi nuk varet vetëm nga ky vend, i cili ka treguar bashkëpunim të paparë dhe të padëgjuar në drejtim të integrimit evropian. Duhet kohë, por edhe vullnet i mirë, si dhe demonstrim i fqinjësisë së mirë. Siljanovska-Davkova pret që zgjidhjet e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, beson se nxënësit do të jenë më të fokusuar në dituri kur nuk kanë telefonat e tyre, por në pyetjen se a duhet të ndalohen, thotë se vendimin do ta marrin komunat. Ministrja shpjegoi se shkollat janë nën juridiksionin e komunave dhe ato bashkë me drejtorët e shkollave e marrin këtë vendim. “Në këtë pikë do të shohim nëse konfiskimi i telefonave do të sjellë rezultate, do të bëhet një analizë. Por, sigurisht, në kohën e sotme, mund të ketë nevojë edhe për përdorimin e pajisjeve të tilla në mësimdhënie. Pra, nga këtu…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të paraqesë iniciativë për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Ljupço Kocevski. Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, zgjedhjen dhe shkarkimin e prokurorit republikan e bën Kuvendi, por Qeveria propozon kandidatin për të cilin Këshilli i Prokurorëve Publik do të japë mendim pozitiv. Mandati i prokurorit publik zgjat gjashtë vjet. Ljupço Kocevski është emëruar prokuror publik republikan një vit më parë./Telegrafi/ Qeveria dorëzon iniciativë për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski appeared first on Telegrafi.
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për tentim të kryerjes së veprës penale për sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal Siç njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dyshuari nga Velesi, i moshës 53 vjeçare, në lagjen Aerodrom të Shkupit, kundër vullnetit të shprehur qartë të së dëmtuarës, duke përdorur forcë është munduar që ndaj saj të kryej marrëdhënie seksuale. “Ndërsa viktima ka rezistuar në mënyrë aktive duke goditur me shqelma dhe grushte dhe duke bërtitur me…
Njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi thotë se për tu bërë shqipja e barabartë në vend duhet të ndryshohet preambula. Ibrahimi në “DailyClick” thotë se së pari do të duhet të ndryshohet teksti i preambulës për atë së kush është bartës i sovranitetit të shtetit. “Mënyra e definimit të shtetit e ka implikuar edhe mënyrën e definimit të politikës gjuhësore. Në qoftë se në preambulë të shtetit e keni një etni e cila është bartëse e sovranitetit, në këtë rast maqedonasit, se kush e ka bërë këtë tekst opinioni e di, kjo rrjedhimisht është pasqyruar edhe në definicionin e…