Author: shqiperia
Numri i martesave në Maqedoni është zvogëluar në vitin 2023, por në të njëjtën kohë ka rënë edhe numri i shkurorëzimeve, thekson Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Sipas raportit, në 12 muajt e fundit janë lidhur 12,882 martesa, që është 3,4 për qind më pak në krahasim me vitin 2022. Më së shumti martesa janë lidhur në gusht (1861), më pak në nëntor (761). Kufiri i moshës së partnerëve të martesës kur hyjnë në bashkim është ndërmjet 25 dhe 29 vjeç dhe mosha kur shkurorëzohen është midis 30 dhe 34 vjeç. Mosha mesatare në martesën e parë është 27.4 vjeç…
“Pengjet” e 2023-it dhe pritshmëritë për 2024, të ftuarit rrëfejnë ndjesitë në “Vizioni i Pasdites”
“Vizioni i Pasdites” në një trasmetim maratonë mbrëmjen e sotme ka sjellë mjaft surpzira dhe histori emocionuese për teleshikuesit. Çfarë pengjesh kanë nga 2023 dhe çfarë presin nga 2024 sipërmarrësja Dorina Mema, gazetari Bledi Strakosha dhe Blerina Braka? Të gjitha këto i kanë zbuluar përballë moderatores Brikena Prifti. Dorina Mema: Unë nuk planifikoj asgjë. E marr jetën siç na i ka dhënë Zoti. Është më e bukur kur s’e di çfarë të vjen. Blerina Braka: Pak vit i lodhshëm se detyra si nënë nuk është e lehtë. Ka luhatjet e fëmijës. Dorina Mema: Sakrificë sepse paralelisht është dhe pjesa e…
Partitë opozitare kërkojnë që institucionet të zbardhin rastin dhe ta çojnë drejtë përgjegjësisë Drin Ahmetin, nipin i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti i cili mbrëmë u arrestua për posedimin e sasisë së madhe të mjeteve piroteknike. Nga OBRM-PDUKM-ja kërkojnë që Qeveria të dëshmon nëse sipërmarrja me mjete piroteknike e nipit të Ali Ahmetiti është pjesë e agjendës pro-evropiane. “Sot qeveria duhet të përgjigjet nëse edhe shitja e fishekzjarrëve është pjesë e frymës sipërmarrëse pro-evropiane të nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmetit, i cili mori pa para qendrën Soravia? A ka vërtet Drin Ahmeti fabrikë për prodhimin e fishekzjarrëve apo ishte…
Nga IPSH “Shtëpia e shëndetit Shkup” në një deklaratë për AIM bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me konsumimin e alkoolit dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë pritjes së Vitit të Ri 2024. Nga atje shfaqin shpresë për respektim shembullor dhe përmbajtje të rekomandimeve, me qëllim që festat e fundvitit të jenë në disponim të këndshëm dhe të hareshëm për të gjithë. “Për shkak të festimeve në vijim, Shërbimi për Ndihmë të shpejtë mjekësore rekomandon marrje të rregullt të terapisë tek të sëmurët kronik, të kihet kujdes me konsumimin e ushqimit tek ata persona të cilët…
Shpërndarja e bonusit shtesë për familjet në nevojë ka nisur, e do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve të para të muajit janar. Paketa e solidaritetit përfshin 36 mijë familje përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, që kanë në përbërjen e tyre fëmijë, dhe do të marrin një bonus prej 10 mijë lekësh. Të njëjtën vlerë përfitojnë edhe 15 mijë fëmijë me aftësi ndryshe si dhe 400 të vegjël në kujdestari alternative. “Për këto kategori është pikërisht vendimi më i fundit i qeverisë. Për këtë arsye janë 50 mijë lekë të cilat ofrohen për personat me aftësi të kufizuar dhe për…
GJKKO vendosi ditën e djeshme, 30 dhjetor, masën e sigurisë “arrest shtëpiak” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Këtij të fundit nuk i lejohet as komunikimi me persona të tjerë, ndërsa do të kontrollohet periodikisht nga një oficer policie. Sot më 31 dhjetor, në natën e ndërrimit të viteve, Berisha uron gjithë shqiptarët përmes një postimi në Facebook. “Kjo natë magjike e ndërrimit të viteve, është nata e dashurisë, mirënjohjes dhe shpresës:, shkruan Berisha. Në urimin e tij, Berisha shpreh keqardhje dhe thotë se Shqipëria i është rikthyer rrugës së diktaturës. Por, sipas tij, shpresa është magjia e kësaj nate. Ai thotë…
VIDEO/ Beleri mori leje për të shkuar në ceremonië mortore të gjyshes, policia “blindon” Himarën
Forca të shumta policie kanë shoqëruar sot Fredi Belerin i cili mori pjesë në ceremoninë mortore të gjyshës së tij. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga himara.gr, Beleri ndodhet në furgonin e policisë dhe do të marrë pjesë në vceremoni vetëm kur trupi të zhvendoset në ambientet e brendshme të varrezave. Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve, ai shoqërohet nga 18 oficerë të policisë shqiptare dhe ruhet nga 25 persona të forcave speciale të policisë. Ισχυρές αστυνομικές δυνάμεις μετέφεραν τον Φρέντη Μπελέρη στον χώρο του νεκροταφείου όπου θα κηδευτεί η γιαγιά του. Κρατείται ακόμη στην κλούβα και θα…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2024. Ahmeti thotë se viti 2023 do ta kujtojë për fillimin e realizimit të Korridorit 8 dhe kryesimin e RMV-së me OSBE-në. “Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare”. “Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në,…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se me vendimin për ta lejuar lëvizjen e lirë të automjeteve me targa të Kosovës, RKS, nëpër Serbinë qendrore, qeveria e tij ka shmangur “grackat dhe rreziqet e mëdha” për vendin. Vuçiç tha se vendimi i Qeverisë së tij, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar, do të jetë në dobi të popullit serb dhe të Serbisë në tërësi. “Interesi ynë është Ballkani i Hapur dhe liria e lëvizjes, e cila vlen edhe për automjetet. Mendoj se nga ky vendim do të përfitojnë populli serb dhe Serbia në tërësi. Me…
Dikur mesazhet e urimit për ndërrimin e viteve dërgoheshin me anë të postës nëpërmjet kartolinave të vogla 2 lekëshe. Me anë të tyre përcilleshin urimet për miqtë dhe të afërmit. Duket se festa nuk ka kuptim të plotë pa kartolinat tradicionale. Këtë e dëshmon koleksionisti Shpëtim Sala, i cili në shtëpinë e tij, mes shumë sendeve dhe gjerave me vlerë ka dhe kartolina që datojnë që prej viteve 1900. “Me vitet, format e urimeve ndryshuan e po ashtu edhe modelet e tyre. Në koleksionin Salës, ndodhen kartolinat e vjetra me simbolet e festave, e po ashtu prodhime me te reja…










