Author: shqiperia
Drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi – Sopi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për aktrimin si profesion, postin e tij të ri dhe kulturën në përgjithësi. Sopi tha se pozita e drejtorit nuk e ka ndryshuar aspak dhe se ai sërish do të kthehet në profesionin e aktrimit. “Profesion e kam aktrimin dhe sërish do të kthehem aktor. Nuk mendoj se duhet të jem Sopi drejtor dhe Sopi aktor. Mendoj se duhet ta udhëheq teatrin që të ketë sa më shumë shfaqe. Këtë profil që e kam e kam ndërtuar vetë…
Mickoski: Kocevski kishte kohë për t’u dëshmuar si një luftëtar i pakompromis për drejtësinë
Qeveria e ka bërë të qartë. Ai pati mundësi të mjaftueshme për t’u vërtetuar dhe provuar si një luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve ku ekziston dyshimi i bazuar për krim. Është e qartë se arsyetimi dhe blerja e kohës janë karakteristikë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pasi Qeveria dje filloi procedurën për shkarkimin e prokurorit publik republikan, Ljupço Kocevski. Fatkeqësisht, theksoi Kryeministri, ai besim nuk u justifikua dhe tani Qeveria po fillon një proces. “Ai proces ka filluar në Kuvend dhe do të mbarojë në Kuvend. Do të ishte e ndershme që të dorëhiqet vetë, që…
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani sot ka njoftuar se ka dorëzuar padi ndaj drejtoreshës së çerdhes dhe ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani. Shabani thotë se ministri Limani ka bërë shkelje të mëdha dhe ka shkaktuar shumë probleme komunës dhe çerdhes. “Dje paralajmërova se do të ndjek penalisht ministrin Fatmir Limani dhe drejtoreshën të cilën e ka emëruar në kundërshtim me ligjin. Ja tani dorëzova në prokurori të dy padit penale për ministrin dhe drejtoreshën”, tha Shabani. Shabani tha se është mjaft i shqetësuar për situatën që ndodh në territorin e Komunës së Vrapçishtit, çerdhen për…
Sela: Ka tendencë që të futet një kaos në spektrin politik tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një konferencë për shtyp konfirmoi se Gjykata Themelore në Tetovë për herë të dytë ia ka dhënë vulat atij. “Jemi informuar sot në mëngjes nga avokati se Gjykata Themelore Tetovë ka marrë vendim që kemi fituar rastin me vulat e partisë”, tha Sela. Sela tha se është një vendim i rëndësishëm dhe i drejtë, ndërsa ASH do të vazhdojë rrugëtimin e saj ashtu siç i takon. Sela tha se Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit. “Gjykata në Tetovë ka vepruar sipas gjetjeve të Gjykatës së Apelit. Besoj shumë shpejtë…
Gjykata Themelore në Shtip ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Fadil Zejnellov për vrasjen e 29-vjeçares Emilija Pesheva. Në seancën e kaluar dy ditë më parë, tashmë i dënuari Zejnellov e pranoi fajësinë për vrasjen e partneres së tij Peshevës. Siç tha ai atëherë, motivi i vrasjes së kryer më 1 nëntor të vitit të kaluar ishte tradhtia. Prokurori dhe avokatët e familjes Peshevi kërkuan dënim të përjetshëm për autorin, pasi siç thanë ata vrasjen e ka kryer gjatë dhunës në familje, gjegjësisht femicid. Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore Publike, janë siguruar prova për vrasjen e shtabit Pesheva, sipas…
MPB njofton se mbrëmë vonë një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën rajonale në afërsi të fshatit Kolibar të Kërçovës. “Me datë 11.02.2025 në ora 23:15 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar – Kërçovë, në kryqëzimin për fshatin Kolibar, rajoni i Kërçovës, automjeti “Renault Megane” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga R.I. (66) nga fshati Gorno Strogomishtë, rajoni i Kërçovës, ka goditur këmbësorin I.A (66) nga i njëjti fshat”, njoftojnë nga policia. Nga plagët e marra këmbësori I.A. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen e…
Bexheti, Taravarit: Mashtrimi është arma e atyre që nuk dinë si të udhëheqin me ndershmëri
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti sot i ka reaguar ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari në lidhje me vulat e partisë. Bexheti në profilin e tij në Facebook shkruan se mashtrimi është arma e atyre që nuk dinë si të udhëheqin me ndershmëri. “Doktor, ti mendon se mund të merresh me njerëz të mëdhenj? Edhe vulat janë shumë për ty , as ato nuk i meriton! Mashtrimi është arma e atyre që nuk dinë si të udhëheqin me ndershmëri”, shkruan Bexheti./Telegrafi/ Bexheti, Taravarit: Mashtrimi është arma e atyre që nuk dinë si të udhëheqin me ndershmëri appeared first on…
Ramadani për vulat e ASH-së: Vendimi i Gjykatës nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, Blerant Ramadani ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës. Lexo po ashtu Dauti: ASH i përket Ziadin Selës Ramadani shkruan se ky vendim, i bazuar në interpretime të njëanshme dhe të shtrembëruara të provave, nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik dhe të vërtetën që ne e kemi dëshmuar me dokumente autentike e të noterizuara. “Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i Aleancës për Shqiptarët, një fakt i pamohueshëm dhe i mbështetur nga shumica absolute e anëtarëve të partisë sonë. Ne…
Fisnik Asllani është një nga golashënuesit më të mirë në Bundesligën 2 të Gjermanisë, me 11 gola. Sulmuesi, i cili është huazuar nga Hoffenheimi tek Elversbergu, kishte oferta gjatë afatit kalimtar të janarit, por i refuzoi. Asllani në një intervistë për “Transfermarkt”, foli për spekulimet rreth tij, paraqitjet e deritanishme me fanellën e Elversbergut, bilancin personal, ndjesinë kur shënon gola dhe vendimin për ta përfaqësuar Kosovën. Asllani 22-vjeçar debutoi më 24 shtator të vitit të kaluar me fanellën e Kosovës. Ai luajti nga minuta e 66-të në ndeshjen që Kosova e pati humbur 3:0 nga Rumania në stadiumin “Fadil Vokrri”…
Dameva: Dorëheqja është një akt personal dhe paraqitet vetëm nëse ka arsye të justifikuara për të
Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dje e ka pranuar interpelancën, por për të vendosur qëndrim thotë se duhet ta analizojë përmbajtjen. “Interpelancën që është dorëzuar në Kuvend e kam marrë dje vonë dhe jam në fazën e analizimit të arsyeve dhe në përgjithësi përmbajtjes së saj. Në momentin që do të formuloj qëndrimin tim, sigurisht që do t’i komunikohet për opinionin”, tha Dameva. Për pritjet e kryeministrit Mickoski që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të jenë të virtytshëm dhe të japin dorëheqje vetë nëse Kuvendi voton për interpelancë, Dameva sot tha: “Dorëheqja është akt personal dhe paraqitet vetëm nëse ka…