Author: shqiperia
Policia ka arrestuar në Pejë tre persona të cilët dyshohen për veprat penale – sulm ndaj personit zyrtar, dhe – pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Gjatë patrullimit në rrugën “Selman Lajqi” nё Pejё Policia ka vërejtur personin e dyshuar, i cili ishte i kërkuar nё bazё tё urdhëresës sё Gjykatës sё Pejёs. I dyshuari me inciale A.A. pasi është arrestuar nga Policia ka tentuar të ikë me ndihmën e dy personave të tjerë, duke lënduar një polic, siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. “I dyshuari A.A. i lindur nё vitin 2000, nё Pejё, ёshtё…
Mickoski: Me kufizimin e marzheve, pres ulje dramatike të çmimeve të produkteve nëpër supermarkete
Kryeministri Hristijan Mickoski pret ulje dramatike të çmimeve të produkteve në supermarkete me kufizimin e marzhit të shitjes me pakicë dhe shumicë për 10 për qind, masë që do të miratohet nesër në seancën e Qeverisë, ndërsa do të jetë e vlefshme deri më 30 prill. Në kuadër të vizitës në komunën e Kavadarit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve ai sqaroi se në seancën e djeshme të qeverisë kanë marrë një brifing të detajuar nga Ministri i Ekonomisë dhe Punës, por njëkohësisht do të thoja edhe debrifing nga ana e raportit të dorëzuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut “Sot…
Arben Taravari nga VLEN, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tetovës, që vulat e Aleancës për Shqiptarët t’i takojnë Ziadin Selës. Taravari në Facebook shkruan se drejtësia është e brishtë dhe se ende po pret vendimin përfundimtar të këtij rasti. Reagimi i plotë: Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë: Do e mbajnë BDI besoj… Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë…
Në disa hapësira të braktisura të depove në rajonin e Gazi Babës policia ka gjetur 60 plumba, 10 tapa të detonatorit elektrik, 11 detonatorë stërvitës për granata dore dhe një gjuajtje me top me barut. Siç informoi sot MPB, rastin dje në polici e ka denoncuar një qytetar. Pastaj kanë intervenuar nëpunës të policisë nga SPB Shkup me Njësinë për Antiterrorizëm dhe Njësinë për Qentë e shërbimit. Gjërat janë marrë dhe janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. MPB gjen armë në një depo të braktisur në Gazi Babë appeared first…
Enti Shtetëror i Statistikës sot ka publikuar të dhënat që tregojnë se në dhjetor janë lëshuar 287 leje për ndërtim, që është dy për qind më pak se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Vlera e parashikuar e objekteve është 4.954.058 mijë denarë, që është për 22,6 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 175 janë të destinuara për ndërtim të lartë, 48 për objekte të ndërtimit të ulët dhe 64 për objekte për rindërtim. Është planifikuar ndërtimi i 705 apartamenteve, me sipërfaqe të…
Thirrja e dytë publike për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore në komuna, në vlerë prej 15 miliardë denarëve. Sipas ministrit për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski, afati për parashtrimin e aplikimit është deri më 30 prill, ndërsa shpërndarja e mjeteve do të kryhet sipas dy kritereve. “Shpërndarja e mjeteve do të kryhet në bazë të dy kritereve, i pari është – banorët rezidentë në komunë në përputhje me regjistrimin e fundit të popullsisë, nën dy dokumentacioni i plotë për projektet me të gjitha lejet dhe pajtueshmëritë e nevojshme për fillimin e furnizimit publik me llogaritje të reviduar jo më të vjetër…
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë (MPSDR) ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, i cili sot tha se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ministrit Fatmir Limani. Nga MPSDR thonë se edhe më herët, ka njoftuar opinionin dhe banorët e fshatit Vrapçisht për veprimet e kryetarit të Komunës së Vrapçishtit, se pas heqjes së kompetencave të kryetarit të Komunës në pjesën e emërimit të drejtorit të përkohshëm të institucionit dhe emërimit të drejtorit të përkohshëm nga ana e ministrisë, ai ka tërhequr mjetin transportues për shpërndarjen e ushqimit nga institucioni parashkollor (pronë e…
Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Kuvendit që në afat prej gjashtë muajsh të rishikojë ndryshimet e Kodit Penal në shtator të vitit 2023, me të cilat u amnistuan disa funksionarë. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në konferencë për shtyp tha se në seancën e sotme është vendosur që Gjykata Kushtetuese t’i dërgojë Kuvendit një njoftim për dyshimet dhe konstatimet në këtë rast dhe t’i japë një afat maksimal prej gjashtë muajsh për korrigjimin e dispozitave ligjore të kontestuara. “Gjykata, në këtë fazë të procedurës, shprehu dyshime se akti i kontestuar është në kundërshtim me vlerat themelore të rendit kushtetues,…
Me datë 11.02.2025 rreth orës 19:10, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime nga një send i mprehtë, tek ta është sjellë një 59-vjeçar nga Gostivari. “Sipas njoftimit, teksa ai ishte duke fjetur në shtëpinë e tij familjare, vajza e tij 21-vjeçare, një person me probleme shëndetësore, e ka lënduar me një send të mprehtë”. “Ekipi nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë. SPB Tetovë: Vajza plagos babanë e saj teksa ai ishte në gjumë appeared first on Telegrafi.
MPB Maqedoni njofton se në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta operative të punonjësve të policisë dhe doganave, është parandaluar tentativa për transportimin e lëndës narkotike marihuanë. Siç njoftojnë nga MPB, fjatë kontrollit të detajuar të një automjeti mallrash – kamion me targa të Shkupit, i kryer në vendkalimin kufitar Bogorodicë, është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike marihuanë, për të cilën do të kryhen analiza dhe ekspertizë shtesë mjeko-ligjore. “Sipas informacioneve fillestare kamioni ka hyrë nga Kosova, i cili është dashur të kalojë tranzit përmes Maqedonisë për në Greqi, me destinacion përfundimtar Turqinë. Ky aksion i suksesshëm…