Author: shqiperia
Dua të njoftoj se sot mbi 407 milionë denarë u janë paguar gati 8.000 fermerëve që janë në regjistrat tanë, tha në një konferencë për shtyp ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. “Kjo është një shumë prej 259 milionë denarë që u janë paguar 4.143 fermerëve nga nënmasa 1.7, pra për kulturat hortikulturore të dorëzuara në objektet e përpunimit, në kuadër të Programit të Mbështetjes Financiare për vitin 2024. Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat hortikulturore, përveç specit të varietetit Kurtova Kapija ku shuma e pagesave direkte është 5 denarë për kilogram, të cilat…
Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Johan Cruyff Trophy”, i cili e shpërblen trajnerin më të mirë të vitit 2025. Në mesin e pesë kandidatëve për ta fituar këtë trofe janë: Luis Enrique i Paris Saint-Germainit, Antonio Conte i Napolit, Hansi Flick i Barcelonës, Enzo Maresca i Chelseat dhe Arne Slot i Liverpoolit. Natyrisht, favorit absolut për ta fituar këtë trofe është spanjolli i PSG-së, Luis Enrique, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve. Çmimi i trajnerit të vitit do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë. Zbulohet lista e…
Qeveria mori vendim që t’u kërkojë tregtarëve të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera. Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes. Gjithashtu, përpara hyrjes së…
LSM dorëzoi kërkesë tek deputetët për miratimin urgjent të pagës minimale në shumën prej 500 eurove. Nga LSM thonë se kërkesa e tyre është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni. Me këtë ata kërkuan nga deputetët dhe Kuvendi të nisin menjëherë procedurën ligjore dhe ta pranojnë propozimin e punëtorëve, me ç’rast do të mundësohet që duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, paga minimale të rritet në 500 euro./ LSM: Dorëzuam kërkesë për rritjen e pagës minimale në…
Qeveria e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në 6 muajt e parë ka një realizim katastrofik prej 26 përqind të investimeve kapitale, akuzojnë nga LSDM.. “Kjo nuk është vetëm një shifër katastrofike. Ky është një tregues, provë e paaftësisë së plotë institucionale të qeverisë dhe politikave të dështuara ekonomike. Me një realizim kaq të mjerueshëm, Maqedonia nuk mund të përparojë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të viteve të kaluara, realizimi i investimeve kapitale në gjashtë muajt e parë të këtij viti është përgjysmuar. Gjatë kohës së LSDM-së, në të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024, realizimi ishte mbi 60%. Me…
Edon Zhegrova nuk është i vetmi futbollist që po e kërkon Olympique Marseille për pozitën e anësorit ofanziv. Mediumi i njohur francez “L’Equipe” njofton se klubi i Ligue 1 po e shqyrton edhe mundësinë e sjelljes së Amine Adli. Ylli kosovar shihej si një opsion serioz i marsejezëve për edicionin e ardhshëm pasi ai do të ndahet përfundimisht nga Lille në këtë verë. Por, gjiganti francez ka edhe pista të tjera krahas asaj të ish-futbollistit të Baselit. Në fakt, futbollisti i deritashëm i Bayer Leverkusenit, 25 vjeçari Adli është një opsion serioz për Marseillen. Sa i përket Zhegrovës, “L’Equipe” raporton…
Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjoba ndaj 46 vozitësve të trotinetëve elektrikë në RMV
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 698 gjoba në komunikacion. Sipas MPB-së, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar dënime për 46 vozitës të trotinetëve elektrikë. “Dje janë shqiptuar gjoba për 27 pjesëmarrës në trafik për mosvendosje të rripit të sigurisë, 24 drejtues automjetesh janë sanksionuar për përdorim të telefonit celular gjatë ngasjes, ndërsa janë marrë 49 masa ndaj drejtuesve të motoçikletave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse. Shtesë, janë evidentuar gjashtë raste të kalimit në semafor të kuq, si dhe janë shqiptuar madje 46 urdhërpagesa për drejtues të trotinetëve elektrikë për shkelje…
Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e tarifave për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme njoftuan se po ulin tarifat për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski. Siç tha ai në konferencën për shtyp, kjo pritet edhe nga bankat e tjera të mesme dhe të vogla. Sipas Sllaveskit, uljet janë veçanërisht të rëndësishme për kryerjen e pagesave të klientëve përmes sistemeve interne të bankave, si dhe përmes sistemeve pagesore ku pagesat realizohen midis bankave në kohë reale gjatë gjithë…
Ardon Jashari e ka kaluar rekordin e Charles De Ketelaere për transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit belg. Por, ylli shqiptar ka nisur të lërë gjurmë menjëherë edhe tek klubi i tij i ri, Milan. Përfaqësuesi zviceran në fakt ka hyrë në podium sa u përket mesfushorëve më të shtrenjtë që i ka blerë gjiganti italian ndonjëherë. Pozita e parë i takon Rui Costas, për të cilin “Rossoneri” kishin shpenzuar më së shumti në histori, sa u përket mesfushorëve. E mesfushori i dytë më i shtrenjtë i Kuqezinjve është Lucas Paqueta, për të cilin Milani i kishte shpenzuar…
MPPS: Do të rriten për 20% pagat e punonjësve të institucioneve publike për mbrojtje sociale
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, nga njëra anë, dhe Sindikata e Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare të Republikës së Maqedonisë (SAOGjShQ), e përfaqësuar nga kryetari, Trpe Deanoski, si dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SPAShK), e përfaqësuar nga kryetari Jakim Nedelkov, nga ana tjetër, sot zyrtarisht e nënshkruan Kontratën Kolektive për punonjësit e institucioneve publike për mbrojtje sociale, thuhet në njoftim. “Me këtë Kontratë Kolektive mundësohet rritje pagash prej 20% për të gjithë punonjësit, përfshirë edhe drejtorët e institucioneve publike të mbrojtjes sociale, gjë që përfaqëson një hap të…