Author: shqiperia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me vranësira me periudha me diell, pasdite me kushte për paraqitje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura do të lëviz nga -2 deri në 14 gradë. Në Shkup do të mbajë mot kryesisht vranësira, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë nga 2 deri në 13 gradë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njejti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë. Telegrafi e ka konfirmuar rastin me eksponentë shqiptarë në pushtet, të cilët kanë thënë se “po merren me rastin”. “Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, ka konfirmuar edhe MPB për TV21, por pa dhënë detaje tjera. Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në…

Lexo më shumë

“Sot deri tek kultivuesit e rrushit u realizua pagesa prej 315.745.324,00 denarësh për 11.689 persona”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave. Pagesa i referohet nënmasës 1.11 për prodhimin e realizuar të rrushit. Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë deklaruar sipërfaqe të punueshme bujqësore me vreshta dhe që prodhimin e realizuar të rrushit e kanë dorëzuar tek një grumbullues i regjistruar, përfshirë edhe rrushin e prodhuar për kapacitetet e tyre përpunuese ose prodhimin e përdorur për nevoja vetjake dhe shitje në treg. “Shuma e pagesave direkte rritet për 8.400 denarë për hektar në krahasim…

Lexo më shumë

Komunikacioni sonte në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizmit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paarqitje të shembjeve. “Kjo posaçërisht u rreferohet akseve Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, thekson…

Lexo më shumë

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka njoftuar se së shpejti pritet të hapet çerdhja në Haraçinë pasi siç bëri të ditur ai ditën e enjte kanë arritur vendimet për vazhdimin e punësimeve për vitin 2025. Ai tha se momentalisht po realizohen procedeurat e nevojshme për fillimin e punës së çerdhes. “Informacionet e fundit janë se dje më saktë ditë e enjte na kanë arritur vendimet për vazhdimin e punësimeve për vitin 2025 dhe menjëherë I kemi marë të gjitha masat e nevojshme që sa më shpejtë të gjithë ato aplikantë që aplikuan për bvende pune të arrijmë t’i…

Lexo më shumë

Në thirrjen e dytë për ndarjen e ndihmës financiare për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore deri në ditën e djeshme janë dorëzuar rreth 20-të formularë për aplikim për 20-të projekte nga tre vetëqeverisje lokale, bëri të ditur, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski. Sipas tij tani më komunat kanë përvojë nga thirrja e parë dhe do t’i shmangin problemet me të cilat u ballafaquan më herët. “Kjo është mirë sepse vetëqeverisjet lokale duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe të rregullojë të gjithë dokumentacionin për të aplikuar. Vetëm ditën e parë kemi pranuar rreth 20 aplikime, që është vërtet…

Lexo më shumë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar në Facebook ndaj temës aktuale për ndryshimin e stemës. Osmani shkruan se qeveria duhet të merret me ndryshimet kushtetuese dhe temat më kryesore, e jo te merret me tema që sjellin vetëm defokusim. Siç thotë Osmani, qytetarët kanë prioritete të tjera që lehtësohen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Reagimi i plotë: “Në vend që të defokusohet publiku me debate për ndryshimin e stemës, apo simboleve të tjera, duhet ta rikthejmë fokusin tek ndryshimet kushtetuese që hapin kapitujt e negociatave me BE-në. Qytetarët duan sundim të ligjit, rroga më…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar me strategjinë për reformë gjithëpërfshirëse brenda strukturës së partisë. Deputetët e kësaj partie kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit. Ky kod përputhet me atë të Kodin e Praktikës së Mirë në Fushën e Partive Politike, të miratuar nga Rezoluta e Komisionit të Venecias dhe e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Atë do ta nënshkruajnë edhe anëtarët tjerë të partisë, me kriteret e të cilit do të hetohen të gjithë. Nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se për çdo parregullsi që verifikohet me fakte do të…

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë shanset më serioze për t’u bërë vende anëtare të BE-së deri në vitin 2030, konsideron ambasadori i Lituanisë Eduardas Borisovas. Ai sot në takimin me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se Lituania angazhohet për zgjerimin e BE-së me Ukrainën dhe Moldavinë, por se është jashtëzakonisht e rëndësishme që procesi i zgjerimit të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në parimin e meritave, dhe që ata të bëhen anëtarë të BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Gashi në takim, siç informoi shërbimi për shtyp i qeverisë, ka shprehur urime…

Lexo më shumë

Gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, me diell dhe me reshje lokale të shiut, gjatë mëngjesit me mjegull. Nesër, siç informon DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa temperatura maksimale prej 5 deri në 13 gradë Celsius. Në fillim të javës së punës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme, në male borë, ndërsa në viset më të ulëta shi që do të kalojë në borë. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior. DPHM: Fundjava me vranësira…

Lexo më shumë