Author: shqiperia

Skuadra e Liberec është duke fituar 3:0 ndaj Mlada Boleslav në javën e 22-të në elitën e futbollit çek. Golin e tretë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba. Zyba shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 48’të.   Ky ishte goli i parë i mesfushorit kosovar me fanellën e klubit nga Çekia.   Qëndrim Zyba shënon golin e parë me fanellën e Liberec në Çeki / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Të reshura të kohëpakohshme të shiut, ndërsa në male borë e dobët, do të ketë ketë nesër që nga mëngjesi, posaçërisht në veri dhe lindje të vendit, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të reshura të përkohshme, në male dhe në disa vende më të larta të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut, të cilat kohëpaskohe do të jenë të borës. Borë e dobët do të ketë edhe gjatë natës në rajonet malore. “Do të fryjë erë mesatare, që nga mëngjesi, përgjatë Vardarit kohëpaskohe e përforcuar nga…

Lexo më shumë

Komentet e mëparshme të Cristiano Ronaldos mbi ndryshimet midis gjyqtarëve në Angli dhe Spanjë rikthehen në vëmendje pas kartonit të kuq të diskutueshëm të Jude Bellingham kundër Osasunës. Duke qenë në epërsi 1-0 në La Liga pas një goli të Kylian Mbappé, Bellingham u tërbua nga një vendim i gjyqtarit Jose Luis Munuera Montero dhe kamerat e kapën duke u ankuar me nervozizëm ndaj tij. Bellingham nuk është i panjohur për gjuhën e tij të ashpër në fushë, por Montero e interpretoi si mungesë respekti dhe e përjashtoi atë në minutën e 39-të. Lojtarët e Real Madridit, përfshirë kapitenin Luka…

Lexo më shumë

Prokuroria themelore publike Kavadar ka ngritur procedurë kundër dy personave për vepër penale sulm ndaj personait zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, në pajtim me nenin 383 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi penal. Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kumtoi se dy bashkëpunëtorët e dyshuar për këtë krim, më 15 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, në një diskotekë në Kavadar kanë sulmuar një zyrtar – shef të policisë, i cili në atë moment ka qenë në detyrë dhe po vepronte për zbulimin e autorëve të trafikut joligjor të drogës. “Kur në diskotekë e…

Lexo më shumë

Meriton Korenica po vazhdon shkëlqimin e tij në Rumani. Ai sot ka shënuar një tjetër gol, ku i dha epërsinë CFR Cluj ndaj Poli Lasi. Korenicës nuk i pengoi bora që të shënonte gol pas 5 minutash lojë, shkruan Reporteri.net.   Ky ishte goli i pestë për 28 vjeçrin këtë sezon, krahas edhe katër asistimeve. As bora se ndal Meriton Korenicën, shënon për CFR Cluj në Rumani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, paralajmëroi ankesë në Gjykatën e Apelit, pas vendimit të Gjykatës së Tetovës që vulat partiake t`i kthehen Ziadin Selës. “Jo, ne vazhdojmë, tani shkon në Apel, vazhdon, partia funksionon komplet dhe 80% të anëtarësisë dhe më shumë se 80% janë në ASH. Megjithatë, shpesh them se është irelevante se kush si do të quhet. Unë jam momentalisht, nesër do të jetë dikush tjetër, dje ishte Ziadin Sela. Me rëndësi është se kush i ka anëtarët e jo kush si do të quhet. Deri në zgjedhjet lokale me…

Lexo më shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nga Munihu potencoi se duhet mbështetje më e madhe nga Brukseli për të vazhduar rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut. Mickoski tha se Bullgaria po krijon problem artificial duke cënuar vlerat e identitetit maqedonas. “I dëgjova zërat në Munih, për implikime në punët e brendshme, por kur e ndryshuam flamurin, kur ndryshuam valutën dhe emrin kushtetues, çfarë ishte kjo? Pse atëherë askush nuk fliste? Madje edhe tash sërish përballemi me kërkesa për ta ndryshuar kushtetutën për t`u bërë pjesë e BE-së. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të zbatojmë vlera evropiane, por ajo që…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për ndryshimet kushtetuese. Taravari tha se VLEN insistojnë që ndryshimet kushtetuese të ndodhin dhe se kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski po tregon gatishmëri. “Normalisht se ne si VLEN do të insistojmë, por duhet të bindet edhe OBRM-PDUKM-ja. S`ka formulë që mund t`i bëjë ndryshimet kushtetuese pa OBRM-PDUKM-në. Me sa shoh, Kryeministri është i gatshëm, por kërkon garanca. Nëse kjo do të jetë nga Sofja, Brukseli apo Uashingtoni, është irelevante, por ky është kushtëzimi i fundit për Maqedoninë”,  tha Taravari. Lidhur me zgjedhjet lokale, Taravari thotë…

Lexo më shumë

Konflikti mes këngëtares Rozana Radi dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas zbulimit të disa mesazheve private që përfshijnë aktoren Olta Gixhari. Menaxheri i Rozanës Radi ka shpërndarë në Instagram një seri mesazhesh nga një bisedë me Oltën, e cila i kishte shprehur mbështetjen këngëtares përpara hyrjes në Big Brother VIP Albania 4. Në njërin prej mesazheve, Olta shkruan: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother.” Ndërkohë, Rozana i përgjigjet duke thënë: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar duke dënuar ashpër siç thonë ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Gllumovë. Nga BDI thonë se tabelat nga shqip janë vendosur vetëm maqedonisht. Reagimi i plotë: “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup – Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore. Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë…

Lexo më shumë