Author: shqiperia

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut njofton se me procedurë të përshpejtuar e ka proceduar një shtetas të Gjermanisë, i cili në ndeshjen në mes Shkëndijës dhe Qarabagut e ka shfaqur flamurin e Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Autochthonous” “Pas identifikimit dhe paraqitjes së kallëzimi penal nga ana e SPB Shkup, Prokuroria Themelore Publike Shkup, me procedurë urgjente, ndoqi penalisht një shtetas gjerman për vepër penale – nxitje e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera”. “Ai u akuzua sepse më 5 gusht, pak para ndeshjes së futbollit midis KF Shkëndija dhe KF Qarabagu, duke shfaqur…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njofton se do të ketë katër hyrje të ndryshme në parkingun e ri të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, domethënë, për pacientët onkologjikë hyrja do të jetë falas, për pacientët me referim hyrja do të jetë më e lirë, ndërsa për punonjësit do të ketë një çmim të tretë. Për qytetarët që vijnë për x arsye do të ketë një çmim tjetër i cili do të jetë më i shtrenjti. “Lista e çmimeve të parkingut nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë, duke filluar nga zero denarë deri te çmimet për qytetarët që nuk…

Lexo më shumë

Deri të shtunën më 9 gusht është afati i fundit kur Kuvendi duhet t’i shpallë zyrtarisht zgjedhje lokale që do të mbahen më 19 tetor. Qytetarët nëpërmjet dy rretheve zgjedhore në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të zgjedhin kryetarët dhe këshillat që do të udhëheqin me komunat në katër vitet e ardhshme. Për zbatimin e tërë procesit zgjedhor shteti ka ndarë rreth 10 milionë euro. Dy të treta e këtyre parave janë për reklamim politik të kandidatëve nëpër media, ndërsa një pjesë tjetër për kompensime për anëtarët e këshillave zgjedhor, por edhe transportin dhe logjistikën lidhur me materialin…

Lexo më shumë

Dua të njoftoj se sot mbi 407 milionë denarë u janë paguar gati 8.000 fermerëve që janë në regjistrat tanë, tha në një konferencë për shtyp ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. “Kjo është një shumë prej 259 milionë denarë që u janë paguar 4.143 fermerëve nga nënmasa 1.7, pra për kulturat hortikulturore të dorëzuara në objektet e përpunimit, në kuadër të Programit të Mbështetjes Financiare për vitin 2024. Shuma e pagesave direkte është 3 denarë për kilogram për të gjitha kulturat hortikulturore, përveç specit të varietetit Kurtova Kapija ku shuma e pagesave direkte është 5 denarë për kilogram, të cilat…

Lexo më shumë

Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Johan Cruyff Trophy”, i cili e shpërblen trajnerin më të mirë të vitit 2025. Në mesin e pesë kandidatëve për ta fituar këtë trofe janë: Luis Enrique i Paris Saint-Germainit, Antonio Conte i Napolit, Hansi Flick i Barcelonës, Enzo Maresca i Chelseat dhe Arne Slot i Liverpoolit. Natyrisht, favorit absolut për ta fituar këtë trofe është spanjolli i PSG-së, Luis Enrique, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve. Çmimi i trajnerit të vitit do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë.   Zbulohet lista e…

Lexo më shumë

Qeveria mori vendim që t’u kërkojë tregtarëve të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera. Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes. Gjithashtu, përpara hyrjes së…

Lexo më shumë

LSM dorëzoi kërkesë tek deputetët për miratimin urgjent të pagës minimale në shumën prej 500 eurove. Nga LSM thonë se kërkesa e tyre është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni. Me këtë ata kërkuan nga deputetët dhe Kuvendi të nisin menjëherë procedurën ligjore dhe ta pranojnë propozimin e punëtorëve, me ç’rast do të mundësohet që duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, paga minimale të rritet në 500 euro./ LSM: Dorëzuam kërkesë për rritjen e pagës minimale në…

Lexo më shumë

Qeveria e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në 6 muajt e parë ka një realizim katastrofik prej 26 përqind të investimeve kapitale, akuzojnë nga LSDM.. “Kjo nuk është vetëm një shifër katastrofike. Ky është një tregues, provë e paaftësisë së plotë institucionale të qeverisë dhe politikave të dështuara ekonomike. Me një realizim kaq të mjerueshëm, Maqedonia nuk mund të përparojë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të viteve të kaluara, realizimi i investimeve kapitale në gjashtë muajt e parë të këtij viti është përgjysmuar. Gjatë kohës së LSDM-së, në të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024, realizimi ishte mbi 60%. Me…

Lexo më shumë

Edon Zhegrova nuk është i vetmi futbollist që po e kërkon Olympique Marseille për pozitën e anësorit ofanziv. Mediumi i njohur francez “L’Equipe” njofton se klubi i Ligue 1 po e shqyrton edhe mundësinë e sjelljes së Amine Adli. Ylli kosovar shihej si një opsion serioz i marsejezëve për edicionin e ardhshëm pasi ai do të ndahet përfundimisht nga Lille në këtë verë. Por, gjiganti francez ka edhe pista të tjera krahas asaj të ish-futbollistit të Baselit. Në fakt, futbollisti i deritashëm i Bayer Leverkusenit, 25 vjeçari Adli është një opsion serioz për Marseillen. Sa i përket Zhegrovës, “L’Equipe” raporton…

Lexo më shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 698 gjoba në komunikacion. Sipas MPB-së, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar dënime për 46 vozitës të trotinetëve elektrikë. “Dje janë shqiptuar gjoba për 27 pjesëmarrës në trafik për mosvendosje të rripit të sigurisë, 24 drejtues automjetesh janë sanksionuar për përdorim të telefonit celular gjatë ngasjes, ndërsa janë marrë 49 masa ndaj drejtuesve të motoçikletave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse. Shtesë, janë evidentuar gjashtë raste të kalimit në semafor të kuq, si dhe janë shqiptuar madje 46 urdhërpagesa për drejtues të trotinetëve elektrikë për shkelje…

Lexo më shumë