Author: shqiperia
Një shofer është gjetur i bllokuar brenda në makinën e tij nga dy burra i cili po kalonte rastësisht. Mario Garcia dhe Nivardo De La Torre, ishin duke pritur për gratë e tyre, kur papritur panë një burrë, kamioni i të cilit ishte përplasur më 20 dhjetor. Shoferi u dërgua në spital, por fatkeqësisht humbi njërën këmbë dhe tani është në kujdes intensiv. “Ai u përpoq të bërtiste, por askush nuk e dëgjoi”, tha Garcia. “Ishte qetësi, dëgjohej vetëm zhurma e ujit”. Reum, një saldator, nuk kishte ngrënë, por mbijetoi duke pirë ujë shiu. Shoferi i u dërgua në Spitalin…
Doganat e Maqedonisë kanë konfiskuar 18 mijë euro, tentuar të transferonin në mënyrë të paligjshme
Është parandaluar eksportimi dhe importimi i paligjshëm i valutave devizore në vend në vlerë prej 18 mijë euro, pasi në tre raste të ndryshme, gjatë kontrollit të udhëtarëve, doganierët zbuluan sasi më të mëdha të valutës, të cilat pasagjerët donin t’i transferonin pa deklaruar ato, në kundërshtim me ligjin, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në dy raste bëhet fjalë për shtetas të huaj të cilët nuk kanë denoncuar asgjë për kontroll doganor kur u pyetën nga doganierët në dalje dhe hyrje nga vendi. “Gjatë hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë, një shtetasi grek i janë gjetur…
GJKKO shtyn sërish vendimin për Berishën
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Vendimi u caktua të jepet të shtunën, 30 dhjetor, në ora 12:00. Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani. SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e respektoi, u kërkua një masë më e ashpër. Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me 75 vota pro. Seanca ishte caktuar për në…
Lëvizja Besa dhe BDI sot komentuan miratimin e buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2024, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi thotë se buxheti i ri i komunës është 36 milionë euro dhe është buxhet zhvillimor i cili është projektuar dhe realizuar konform nevojave të qytetarëve. Ai thotë buxheti këtë vit do të jetë për katër milionë më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Lexo po ashtu Votohet buxheti i Komunës së Tetovës “Sektori i urbanizmit do të përfitojë nga një shumë prej 6 milion denarë për planet detale urbanistike, ndërsa inspektorati komunal…
Pritet të nisë për çështje minutash seanca në GJKKO ku do të shpallet masa e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka shkuar në gjykatë, por ka dërguar avokatët e tij, ndërkohë që siç raporton gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Berisha ka shkuar aktualisht në shtëpinë e tij dhe po pret vendimin. Ndërkohë, gazetarja Blerina Cene bën me dije nga GJKKO se trupi gjykues pritet të vlerësojë provat e SPAK dhe do të shqyrtohet dhënia e masës së sigurisë arrest shtëpie, ndërkohë që në diskutim është edhe lënia në fuqi e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”,…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë selinë dhe është drejtuar në banesën e tij, teksa pritet që Gjykata e Posaçme të marrë vendimin lidhur me ‘fatin’ e tij. Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani. SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e respektoi, u kërkua një masë më e ashpër. Më 22 dhjetor Kuvendi i dha SPAK autorizimin për heqjen e lirisë, pasi votoi me 75 vota pro. Seanca ishte caktuar për në datën 26 dhjetor, por u shty për ditën e…
Fatmir Mexhiti ka bërë një deklaratë për mendiat se përmes një kontrolli të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor do të konstatohet nëse janë bërë lëshime për vdekjen e nënës nga Dellçeva. Ai sqaron se ajo është dërguar në Qendrën Klinike nga spitali i Shtipit ku edhe ka lindur, por për shkak të gjakderdhjes së madhe së bashku me foshnjën është dërguar në Shkup. “Fatkeqësisht, raste të tilla ndodhin në shëndetësi. Ka ngjarje fatkeqe kudo në botë, ju e dini që natyra është e tillë. Sot personalisht nga mëngjesi kam iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor…
Energjia negative që ekziston rreth nesh mund të jetë shkaku i shumë ngjarjeve të pakëndshme. Njerëzit me energji negative janë ata që vazhdimisht mendojnë pesimistë, çdo gjëje i përgjigjen negativisht, i pengojnë të tjerët të bëjnë diçka të veçantë dhe origjinale dhe i mbajnë të dashurit e tyre në të njëjtin vend, pasi nuk i inkurajojnë dhe nuk i gëzohen gëzimit të tyre. Ata ankohen vazhdimisht, gjejnë një problem në çdo zgjidhje dhe gjithçka për të cilën mund të flasin janë vështirësitë me të cilat përballen. Ata pothuajse nuk buzëqeshin dhe negativiteti i tyre prek pothuajse gjithçka dhe këdo rreth…
Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, ka refuzuar një kërkesë të Ukrainës për ndihmë ushtarake, të nisur para një muaji. Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha të enjten se kërkesa është refuzuar, pasi ndihma e kërkuar nga Kievi shfrytëzohet prej forcave të armatosura maqedonase. “Kësaj radhe nuk ishim në gjendje t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së re të Ukrainës për dhurimin e pajisjeve ushtarake nga Maqedonia e Veriut. Pajisjet e kërkuara janë të nevojshme dhe përdoren nga forcat e armatosura”, ka thënë Petrovska, pa saktësuar se çfarë konkretisht kanë kërkuar autoritetet ukrainase. Megjithatë, ajo tha se Shkupi është i gatshëm…
Fenomeni kulturor ‘Barbenheimer’ kryesoi listën globale të kërkimeve në Google këtë vit, ndërsa ‘Eurovision’ dhe ‘ChatGPT’ tërhoqën vëmendjen në të gjithë Evropën. Gjigandi i teknologjisë amerikane sapo ka publikuar “Year in Search”, një përmbledhje vjetore e asaj që njerëzit kanë kërkuar më shumë në motorin kryesor të kërkimit në Internet. Kur bëhet fjalë për tendencat e lajmeve, lufta Izrael-Hamas kryesoi listën e pyetjeve globale të kërkimit, e ndjekur nga tërmetet e Turqisë dhe Sirisë në shkurt dhe mbytja e anijes Titan. Sa i përket fenomeneve kulturore, nuk është aspak befasi që filmi më i kërkuar i këtij viti në Google…













