Author: shqiperia
Ndonjëherë duket e vështirë të ndryshosh dikë, por gjërat janë më të thjeshta nëse ju vërtetë e ‘zotëroni’ zemrën e partnerit tuaj. Ky i fundit do të jetë i gatshëm të ndryshojë një listë gjërash për të mirën e marrëdhënies, nëse vërtetë ia keni vjedhur zemrë. Ai nuk ka frikë të tregojë anën e tij emocionale Stereotipet duan që meshkujt të fshehin emocionet e tyre, veçanërisht ato të trishtimit. Të gjithë kemi dëgjuar “Burrat nuk qajnë”. Pra, shumica prej tyre do t’ju shmangin nëse do t’ju takojnë kur nuk ndihen mirë psikologjikisht ose do të përpiqen të fshehin atë që ndjejnë pas mantelit…
Sekretari i PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhiu, komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me ‘logon’ e PD. Si e kupton PD zyrtare vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë mbi “logon” e kësaj force politike? “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën që ne kemi adresuar në shqyrtimin e ccështjes në Gjykatën e Apelin. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit, pretendimi i asaj që ne kemi ngritur ka të bëjë me themelin e çështjes, që do të…
Zbulohet arsenal armësh në Gramsh, dyshohet se u përket grupeve kriminale të qarkut të Elbasanit
Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh. Mësohet se disa të rinj kanë gjetur një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë. Të rinjtë kanë njoftuar menjëherë policinë e cila është nisur me urgjencë në vendngjarje. Nuk përjashtohet mundësia që arsenali i armëve mund të jetë i një grupi kriminal të qarkut të Elbasanit. Pas sekuestrimit të arsenalit dhe pas hetimeve policia do të japë detaje zyrtare./vizionplus.tv
Një 19 vjeçar ka rënë nga shkëmbi në Selishtë të Dibrës teksa kishte shkuar për piknik me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrasa e zezë”, në njësinë administrative Selishtë, ku shtetasi K.B, kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore. I dëmtuari është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për…
Një lehonë nga Dellçeva ka vdekur në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas informacioneve të para, lehona së pari është dërguar në spitalin në Shtip, për shkak të urgjencës së rastit, mjekët e kanë futur në sallë dhe e kanë kryer lindjen. Lehona ka pasur shumë gjakderdhje pas çka menjëherë është intervenuar nga ana e mjekëve. Nëna dhe foshnja menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, ku lehona ka ndërruar jetë. Nga spitali në Shtip tashmë paralajmëruan më shumë informacione për rastin gjatë ditës së nesërme. Ndërroi jetë një lehonë në klinikat e Shkupit, shpëtohet…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo pak Greqinë pasditen e kësaj të marte. Një 18-vjeçar ka vrarë me gërshërë vëllain e tij, pas sherrit që kishin për rrobat. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Nea Smyrni, ku dy vëllezërit ishin në banesë së bashku me motrën e tyre, nënën dhe gjyshen. Ata nisën fillimisht debatin me fjalë, duke e vijuar më pas përplasjen me grushta dhe shkelma. Më pas 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë që ndodheshin në dhomë dhe ka ndjekur nëpër shtëpi vëllaine tij. Ky i fundit, vetëm 16-vjeç, në tentativë për të…
Zv.skryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, thotë se personat që janë futur në listën e zezë në SHBA nuk duhet të jenë në poste publike apo të jenë kandidatë për pozita publike. Ajo theksoi se kjo masë ka për qëllim rritjen e besimit tek institucionet. “Kam dhënë një iniciativë, të cilën qeveria e pranoi, për ndryshimin e ligjit për masat kufizuese, e cila do të rrisë shtrirjen e masave kufizuese dhe do t’i referohet edhe krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit dhe ramë dakord me organin koordinues të përbërë nga disa institucione të shtohen edhe kërcënimet si…
Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler konfirmoi sulmet e njëpasnjëshme duke deklaruar se u neutralizuan të paktën 59 terroristë. Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të treguar se “terroristët” u vranë ose u kapën gjatë një operacioni. Gjysmëhëna e Kuqe kurde në verilindje të Sirisë njoftoi se sulmet ajrore turke shkatërruan një klinikë diabetike në Kobani. “Sulmet e fundit kundër infrastrukturës civil) do të përkeqësojnë tragjedinë humanitare në Sirinë verilindore,” theksohet në reagim, pasi banorët e rajonit tashmë po përballen me një krizë të rëndë ushqimore dhe mungesë karburanti. Turqia nisi operacione ushtarake në shkallë të gjerë në territorin irakian dhe sirian si hakmarrje për sulmet e…
Donald Trump ka shënuar një fitore në luftën e tij kundër sfidave për të drejtën e tij për të garuar për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, pasi më 27 dhjetor Gjykata e Lartë e Miçiganit refuzoi të trajtonte çështjen për diskualifikimin e tij nga zgjedhjet e brendshme presidenciale në këtë shtet. Gjykata Supreme e Miçiganit tha se nuk do ta dëgjojë apelin nga katër votues të këtij shteti që kërkonin që ish-presidenti të mos lejohej të garonte në zgjedhjet partiake republikane të 27 shkurtit për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit të vitit…
Aksident i rëndë në Itali, autobusi me nxënës përplaset me ambulancën, katër persona humbin jetën
Një aksident i rëndë është shënuar në Itali pasditen e kësaj të mërkure. Një autobus me nxënës është përplasur me ambulancën brenda një tuneli. Mediat italiane bëjnë me dije se të gjithë nxënësit që ndodheshin në autobus kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë pa lëndime. Ndërsa 4 persona që ndodheshin në ambulancë kanë ndërruar jetë. Pas aksidentit, ambulanca shpërtheu në flakë dhe ky është shkaku i vdekjes së personelit dhe pacientit që ndodheshin në mjet. Deri më tani nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e aksidentit apo identiteti i viktimave, ndërsa rruga për momentin është bllokuar nga…