Author: shqiperia

Së paku 60 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë. Autoritetet shëndetësore thanë se rreth 145 të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes. Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të. Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”. Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në…

Lexo më shumë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra. Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër…

Lexo më shumë

Dashi Ekziston mundësia të përballeni me probleme financiare, por me mirëkuptimin dhe mençurinë tuaj, mund ta shndërroni humbjen në fitim. Progresi i ngadaltë i planeve në jetën e dashurisë mund t’ju shkaktojë zhgënjime të vogla. Demi Mos lejoni që paqëndrueshmëria të jetë një arsye për mosmarrëveshje në jetën tuaj martesore. Bëni më të mirën për të shmangur pakënaqësinë e panevojshme, pasi mund të pendoheni më vonë. Nëse keni investuar para në një pronë jashtë shtetit, ka gjasa të keni përfitime mjaft të mira. Binjaket Dikush mund t’ju shqetësojë, por mos lejoni që kjo t’ju mbingarkojnë. Shqetësimet dhe ankthet e panevojshme…

Lexo më shumë

Analisti Astrit Gashi është në lidhje dashurie me moderatoren e televizionit publik, Alba Merovci. Sipas emisionit Prive, analisti Gashi përmes disa paraqitjeve ka bërë të ditur se ka të reja sa i përket jetës private. Ai ka lënë të nënkuptohet se është i dashuruar pa dhënë më shumë detaje. Madje, mësohet se  Gashi sëfundmi i ka propoziar moderatores Merovci. Propozimin ajo e ka bërë të ditur, duke paraqitur unazën por pa treguar se nga kush e ka marrë. Burimet e emisionit thonë se çifti ka në plan që të martohet këtë verë. Prive: Analisti Astrit Gashi gjen dashurinë,…

Lexo më shumë

Gjykata Administrative ka anuluar tre vendime të qeverisë me të cilat, janë anuluar e vendimet që i ka miratuar ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Pançe Toshkovski. Vendimin e gjykatës e ka publikuar Toshkovski në profilin et ij në Facebook, ku shtoi se, vendimet e tij janë anuluar në mënyrë të paligjshme. “Bëhet fjalë për dy zgjidhje për formimin e komisioneve të caktimit dhe një telegram për zbatimin e një shpallje të brendshme për plotësimin e vende të lira të punës në MPB të miratuara nga ana ime, ndërsa të cilat u anuluan në mënyrë…

Lexo më shumë

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme këngëtari i njohur Gjergj Suljoti. Artisti ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare. Lajmin e ka bërë te ditur Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë. “Ndahet nga jeta artisti ynë Gjergji Sujoti! Këngëtari i dhjetra roleve në Teatrin e Opera dhe Baletit. Këngëtari i Korit Lirat, dhe ansamblit “Skenderbeu” i serenatave Korçare ! Të prehesh në paqe artisti ynë i mirënjohur dhe miku i të gjithëve”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv 

Lexo më shumë

Ukraina ka reaguar pas sulmeve në Moskë duke mohuar që të kenë gisht në çfarë ndodhi pak orë më parë në Rusi. “Ukraina sigurisht që nuk ka asnjë lidhje me të shtënat dhe shpërthimet në komunën Crocus në (rajonin e Moskës, Rusi). Nuk ka absolutisht asnjë lidhje.”, ka shkruar këshilltari i presidencës ukrainase, Mikhailo Podolyak. ‘Së pari, Ukraina ka luftuar me ushtrinë ruse për më shumë se dy vjet. Dhe gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës, vetëm nga sasia e armëve dhe vendimet cilësore ushtarake. Sulmet terroriste nuk zgjidhin asnjë problem,” shpjegoi ai. “Së dyti, Ukraina…

Lexo më shumë

Në pjesë të caktuara të Shkupit kontejnerët thuajse janë stërmbushur nga mbeturinat. Kjo ka bërë që mbeturinat të derdhen edhe jashtë kontejnerëve duke bllokuar rrugët dhe trotuaret për këmbësorët. Disa nga qytetarët që anketuam thanë për Alsat se një fotografi e tillë tashmë është bërë e zakonshme në Shkup. “Që para një javë është kështu. Nuk di çfarë të them, po shihet në vepër”, tha një qytetare. “Shumë keq, nuk mund të kalosh. Këtu banojmë. Kaloni edhe në Butel, rreth lumit Serava dhe shikoni se çfarë gjendje është. Njerëzit e bëjnë këtë, nuk e bëjnë kafshët”, u shpreh një qytetar.…

Lexo më shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare ka ulur koeficientet për pagat e funksionarëve, por, megjithatë pagat nuk do të ulen por përkundrazi do të rriten. Pavarësisht uljes së koeficienteve të përllogaritjes së pagave, zyrtarët nuk do të mbeten me duar bosh. Pagat e tyre nuk do të ulen , por mund të rriten, sepse paga mesatare bruto neto është rritur me 15 për qind. Paga mesatare bruto në vitin 2022 ishte 47.627 denarë, ndërsa në vitin 2023 ka arritur në 54.916 denarë. Koeficientin më të lartë e ka drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare,i…

Lexo më shumë

Të paktën 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur në një “sulm terrorist” në qendrën tregtare dhe kompleksin e koncerteve Crocus City Hall, në veriperëndim të Moskës, njoftoi të premten Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB). Sipas Ministrisë së Emergjencave, rreth 100 persona janë plagosur. “Njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit janë duke operuar … Përpjekjet e tyre kryesore kanë për qëllim kërkimin dhe shpëtimin. Zjarrfikësit evakuuan rreth 100 persona nga bodrumi i ndërtesës. Po punohet për shpëtimin e të tjerëve nga çatia me ashensorë”, thuhet në mesazhin e ministrisë. Sipas mediave lokale, deri në 6,200 njerëz mund të ishin në…

Lexo më shumë