Author: shqiperia
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dërgoi një kurorë lulesh në homazhet e zhvilluara për “Mjeshtrin e Madh”, Jorgo Papingji, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Ndërsa vlerësoi ndikimin e poetit në shoqërinë shqiptare përmes teksteve në këngët e muzikës së lehtë dhe popullore, Presidenti i Republikës i përcolli ngushëllime familjes përmes një telegrami ku, ndër të tjera, shkroi: “Ne që u rritëm me muzikën e veshur aq mjeshtërisht nga vargjet e teksteve të tij, ëndërruam, medituam e reflektuam mbi to, do ta kujtojmë si poetin më të dashur. Tekstet e tij i rezistuan të gjitha kohërave, sepse…
Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në lumin e fshatit Mborje. Policia bën me dije se shtetasja L.Th, banuese në korçë, është gjetur pa shenja dhune. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë. DPHM njoftoi se të dielën do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore, ndërsa në fund të ditës gjatë natës dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Në vend të kësaj, reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të…
Një automjet fuoristradë shpërtheu në parkingun e një dyqani harduerësh në Berlin. Sipas raporteve të mediave, banorët raportuan një shpërthim të fortë të enjten vonë në mbrëmje në Wilhelmstadt, ndërsa pjesët e automjetit fluturuan deri në 30 metra larg. Askush nuk u lëndua, tha policia të premten. Një zëdhënëse e policisë tha se hetimet janë duke u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Nuk mund të thuhet ende nëse ishte një sulm i synuar. As se si ka ndodhur saktësisht shpërthimi. Nuk ka gjasa të ketë defekt teknik, tha zëdhënësja e policisë. Sipas një raportimi në “Berliner Morgenpost”, makina është e…
Kombëtarja e Kosovës U19 sot e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të kësaj grupmoshe pasi luan me Spanjën, dhe me një rezultat pozitiv do të bënte një hap të madh drejt kualifkimit në Kampionatin Evropian, shkruan Reporteri.net. Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 16:00 Kosova U19 ditën e enjte mori një fitore më se të merituar ndaj Austrisë U19 (1-0), duke e nisur me këmbë të mbarë në Elite Round. ‘Dardanët’ e rinj nën udhëheqjen e përzgjedhësit Adil Maliqi siguruan tri pikë pas një autogoli të Austrisë që u shënua në minutën e 49-të të takimit,…
Shtëpia e Bardhë tha të premten se do të ndajë me zyrtarët izraelitë alternativat për eliminimin e grupit militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës pa një ofensivë tokësore në Rafah, për të cilën Uashingtoni thotë se do të ishte një “katastrofë”. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i bëri komentet përpara bisedimeve që priten javën e ardhshme në Uashington midis zyrtarëve të lartë amerikanë dhe një delegacioni izraelit. Zyrtarët amerikanë pritet të përqendrohen në përpjekjet për të bindur Izraelin që të shmangë nisjen e një ofensive tokësore në Rafah, qytetin jugor të Rripit të Gazës, ku 1.5 milionë…
Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën pas një aksidenti automobilistik që ndodhi të premten në një autostradë në Teksas. Rreth orës 14:00 (me orën lokale) një betoniere doli nga korsia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle në një autostradë në kontenë Bastrop, në verilindje të Austin. #BREAKING: A Pre-K School Bus Collides with Cement Truck with over three dozen people were Involved, Injuries and Fatalities have been Reported ⁰#BastropCounty | #Texas Currently Numerous law enforcement and emergency crews are currently on the scene in Bastrop County,… pic.twitter.com/0tMZE9fGcm — R A W S A L E R…
Masakra në Moskë, tre fëmijë mes të vdekurve, pesë të tjerë janë shtruar në spital me plagë të rënda
Tre fëmijë janë në mesin e personave të vrarë pas një sulmi terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës dje , të premten, raportoi RIA. Agjencia ruse e lajmeve raportoi këtë informacion duke cituar Ministrinë rajonale të Shëndetësisë. Më shumë se 60 persona vdiqën dhe 115 u plagosën pas sulmit terrorist të djeshëm në një sallë koncertesh në periferi të Moskës, për të cilin grupi xhihadist Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë. Количество погибших при атаке на “Крокус Сити Холл” возросло до 82 человек, из них 3 детей. Число пострадавших – 183 человека, из них 8 – дети. СК продолжает работу на месте теракта | #Russia #Moscow #Crocus pic.twitter.com/tCTHXjvHth —…
Së paku 60 njerëz u vranë, pasi sulmues të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës, thanë zyrtarët rusë. Autoritetet shëndetësore thanë se rreth 145 të tjerë u plagosën – prej tyre rreth 60 në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi në sallën Crocus City në Krasnogorsk, mbrëmjen e së premtes. Reuters dhe agjenci të tjera lajmesh thanë se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë përgjegjësinë për sulmin në disa kanale në Telegram, të lidhura me të. Sipas deklaratës së IS-it, sulmuesit “janë tërhequr në bazat e tyre”. Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në…
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra. Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër…












