Author: shqiperia
Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 137 shkelje të rregullave të trafikut. Prej gjobave të shqiptuara 43 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 2 për kalim në semafor të kuq, katër gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. “Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojmë deri tek të gjithë vozitësit që ti respektojnë rregullat e trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë…
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se pasi ka rrahur, ka lidhur partneren e tij në shtrat më qëllim që mos e lejonte të dilte nga shtëpia. Sipas medieve italiane, shqiptari i kishte marrë edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti që të zgjidhte litarin dhe u ul nga dritarja e banesës në katin e ndërmjetëm. Në rrugë kërkoi ndihmë nga kalimtarët të cilët e shoqëruan në polici. Vitin e fundit, shqiptari kishte dhunuar edhe herë të tjera partneren e tij për shkak të xhelozizë. Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinierët gjetën litarin me të cilin…
SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia mbajnë stërvitje përballë kërcënimeve nga Koreja e Veriut
Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi një aeroplanmbajtës amerikan, për të siguruar gatishmëri kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut, tha marina e Seulit të premten. Koreja e Veriut e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe javën e kaluar e testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Të mërkurën, lideri verikorean Kim Jong Un tha se tani është koha e duhur për të qenë më të përgatitur për luftë se asnjëherë më parë, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike. “Forcat pjesëmarrëse kryen stërvitje…
Temperatura 7 gradë më të larta se normalja, meteorologu Osmani: Po jetojmë verën në pranverë
Si çdo të premte në “7pa5”, meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim për motin për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme. Meteorologu bëri me dije se gjatë fundjavës temperaturat do të jenë mjaft të larta për periudhën. Maksimumet do të arrijnë deri në 33 gradë gjatë ditës së diel. Hakil Osmani: Dita e sotme mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi orë të gjata me diell. Për sa i përket temperaturave, parashikohen të jenë të larta ku presim maksimume edhe në vlerën 32 gradë celcius në qytete si Elbasani dhe Berati. Fundjava Fundjava…
Mbrëmë në Tetovë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, të cilat kanë ndodhur pak para orës 23:00. Policia bllokoi bulevardin “Ilinden”, ndërsa mblodhi dëshmi të cilat do të përdoren për dokumentimin e rastit. Sektori për Punë të Brendshme e konfirmoi rastin, prej ku thanë se sipas denoncimit gjuajtja me armë ka ardhur nga një makinë në lëvizje. “Në orën 22:45 minuta, personi M.T nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të…
“A ishin te ti për regjistrim?”, “sa zgjati procedura?”, “çfarë pyetjesh patën?” – këto janë vetëm disa prej copëzave të muhabeteve që po bëhen ditëve të fundit në lidhje me regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë. Procesi, që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj. Të gjithë janë të obliguar t’i përgjigjen pothuajse secilës pyetje, sepse, në të kundërtën, mund të gjobiten – individët me nga 30 deri në 2.000 euro, kurse bizneset deri në 20.000 euro. Shteti dhe individët përfitojnë prej regjistrimit, në…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dh me vranësira lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 23 deri në 29 gradë. Në Shkup moti me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 28 gradë Celsiusë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Skena “të çmendura” në Arabinë Saudite, tifozi e rrahë me kamxhik lojtarin pas humbjes në Superkupë
Al-Hilal e ka fituar Superkupën e Arabisë Saudite. Ata në finale mposhtën ekipin ku luan edhe Karim Benzema, Al-Ittihad me rezultat të thellë 4:1. Por, pas ndeshjes ndodhi një skenë shumë e pahijshme. Një tifoz e rrahu me kamxhik një futbollist të Al-Ittihad pas humbjes, duke e goditur disa herë, para se të ndërhynin edhe persona tjerë. Skena “të çmendura” në Arabinë Saudite, tifozi e rrahë me kamxhik lojtarin pas humbjes në Superkupë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nevojat dhe tendencat e çdo brezi ndryshojnë dhe thelbi qëndron në aftësinë për të shijuar çdo dekadë ashtu siç dëshirojmë. Sipas ekspertëve janë 3 zakone që “na mbajnë mbrapa dhe të pakënaqur” dhe do të ishte mirë t’i eliminonim duke hyrë në të 30-at, për ta shijuar ashtu siç e meriton. Mos mendoni se të tjerët i kanë të gjitha gjërat në vijë Një nga modelet e gabuara të të menduarit që ne mbajmë gjatë gjithë jetës sonë është të mendojmë se njerëzit e tjerë të moshës sonë kanë një “jetë ideale dhe të krijuar”. Megjithatë, ky nuk është rasti.…
Kryeministri Edi Rama nisi ditën e djeshme një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Sipas agjendës, ditën e sotme në orën 8.30,kKryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF,…











